Jump to content

Shpella e Haxhi Aliut: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][pending revision]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v Shtova faktin qe eshte destinacion i arritshem vetem me anije dhe qe eshte park kombetar detar kategoria II
Rreshti 9: Rreshti 9:


Rreth viteve [[1540]]-[[1545]], është përdorur nga piratët [[frëngj]] për t’u mbrojtur siç thonë edhe toponimet afër shpellës.
Rreth viteve [[1540]]-[[1545]], është përdorur nga piratët [[frëngj]] për t’u mbrojtur siç thonë edhe toponimet afër shpellës.

Shpella ndodhet në një vendndodhje strategjike në [[Gadishullin e Karaburunit]] në Rivierën Shqiptare, Shpella e Haxhi Alit konsiderohet si një nga shpellat më të bukura të vendit dhe tërheq një numër të madh vizitorësh. Metoda e vetme për të arritur në Shpellën e Haxhi Aliut është me anije, pasi ajo është e vendosur në bregun e ashpër të Gadishullit të Karaburunit. Vizitorët mund të nisin udhëtimin me anije<ref>{{Cite web |last=Boattrips |title=Guida me anije |url=https://www.boattrips.al/ |url-status=live |language=English}}</ref> nga porti i Vlorës, duke u frymëzuar nga pamjet natyrore të bregdetit para se të arrijnë në këtë shpellë të fshehur. Bukuria e pashkëputur dhe formacionet gjeologjike unike të shpellës e bëjnë atë një destinacion që duhet vizituar për ata që eksplorojnë mrekullitë natyrore të Shqipërisë. Veçanërisht, është njohur si një monument natyror i rëndësisë kombëtare nga [[Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë|Ministria e Mjedisit]] dhe është pjesë e [[Parkut Detar Karaburun-Sazan]]<ref>{{Cite web |title=Management Plan for National Marine Park Karaburun-Sazan. UNDP, 128 pp |url= |url-status=http://mcpa.iwlearn.org/docs/management-plan-for-mpa-karaburun-sazani |language=English}}</ref><ref>{{Cite web |title=Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura |url= |url-status=https://akzm.net/parku-kombetar-detar-karaburun-sazan/ |language=Albanian}}</ref>


[[Kategoria:Turizmi në Shqipëri]]
[[Kategoria:Turizmi në Shqipëri]]

Versioni i datës 4 prill 2024 19:04

Shpella e Haxhi Aliut

Shpella e Haxhi Aliut ndodhet ne gadishullin e Karaburunit. Banesa më e sigurt e Haxhi Ali Ulqinakut është shpella, e cila mban edhe emrin e tij.

Është më e madhja shpellë e bregdetit shqiptar, me një lartësi në hyrje 60 m mbi nivelin e detit. Kjo shpellë ndodhet në skajin veriperëndimor të Kepit të Gjuhëzës.

Sipas historianëve, kjo shpellë emrin e vjetër e ka shpella iliriane. Shpella iliriane e përdorur nga detari me famë, ulqinakasi, Haxhi Aliu, është një dëshmitare interesante e historisë. Duke u futur në brendësi të shfaqet një liqen në forme eliptike me aksin e madh të drejtuar nga hyrja. Salla ka një shtrirje në gjatësi prej 60 m e orientuar sipas VP-JL dhe një gjerësi nga baza (mbi nivelin e detit) rreth 40 m në pikën më të gjerë. Në tërësi shpella është e gjatë rreth 100 m.

Thellësia e liqenit të brendshëm arrin 10,4 m drejt anës VL të fundit të shpellës. Në paretet shkëmbore të sallës përballë hyrjes paraqiten stalaktite të pjerrta me origjinë të mundshme organogjene ose të perzier. Në hyrjen e saj janë gjetur fragmente amforash antike të shekujve të parë të epokës sonë. Kjo shpellë vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e detarëve të huaj e shqiptare. Detari i guximshëm shqiptar Haxhi Aliu e ka përdorur atë si strehë mbrojtëse duke u përleshur me anijet e huaja grabitqare, të cilat tentonin të hynin në Gjirin e Vlorës apo të grabisnin piratisht bagëtitë e vendsave në Karaburun.

Rreth viteve 1540-1545, është përdorur nga piratët frëngj për t’u mbrojtur siç thonë edhe toponimet afër shpellës.

Shpella ndodhet në një vendndodhje strategjike në Gadishullin e Karaburunit në Rivierën Shqiptare, Shpella e Haxhi Alit konsiderohet si një nga shpellat më të bukura të vendit dhe tërheq një numër të madh vizitorësh. Metoda e vetme për të arritur në Shpellën e Haxhi Aliut është me anije, pasi ajo është e vendosur në bregun e ashpër të Gadishullit të Karaburunit. Vizitorët mund të nisin udhëtimin me anije[1] nga porti i Vlorës, duke u frymëzuar nga pamjet natyrore të bregdetit para se të arrijnë në këtë shpellë të fshehur. Bukuria e pashkëputur dhe formacionet gjeologjike unike të shpellës e bëjnë atë një destinacion që duhet vizituar për ata që eksplorojnë mrekullitë natyrore të Shqipërisë. Veçanërisht, është njohur si një monument natyror i rëndësisë kombëtare nga Ministria e Mjedisit dhe është pjesë e Parkut Detar Karaburun-Sazan[2][3]

  1. ^ Boattrips. "Guida me anije" (në English).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  2. ^ "Management Plan for National Marine Park Karaburun-Sazan. UNDP, 128 pp" (në English). {{cite web}}: |url-status=http://mcpa.iwlearn.org/docs/management-plan-for-mpa-karaburun-sazani i pavlefshëm (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |url-status= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  3. ^ "Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura" (në Albanian). {{cite web}}: |url-status=https://akzm.net/parku-kombetar-detar-karaburun-sazan/ i pavlefshëm (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |url-status= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)