Pula (shpend): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kolega2357 (diskuto | kontribute)
v U kthye versioni 1444876 i bërë nga 46.99.10.52 (diskutimet)
Rreshti 17: Rreshti 17:
}}
}}
'''Pula''' është shpend shtëpiak e cila rritet nga njeriu për vezët dhe mishin e saj. Pulat ne dallim nga speciet e tjera të kafshëve shtëpiake kane disa veçori të çmueshme qe lidhen me :
'''Pula''' është shpend shtëpiak e cila rritet nga njeriu për vezët dhe mishin e saj. Pulat ne dallim nga speciet e tjera të kafshëve shtëpiake kane disa veçori të çmueshme qe lidhen me :
* Riprodhimin e shpejte e të zgjeruar. ma honksh karin
* Riprodhimin e shpejte e të zgjeruar.
* Rritje me dinamikë të lartë për njësi kohë.
* Rritje me dinamikë të lartë për njësi kohë.
* Hynë në prodhim për një periudhe të shkurtër kohë.
* Hynë në prodhim për një periudhe të shkurtër kohë.

Versioni i datës 5 qershor 2014 14:29

Pula
Gjeli dhe pula
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
Nënlloji:
Gallus gallus domesticus
(Linnaeus, 1758)
Sinonimet

pula : gjeli (m), pula (f)

Pula është shpend shtëpiak e cila rritet nga njeriu për vezët dhe mishin e saj. Pulat ne dallim nga speciet e tjera të kafshëve shtëpiake kane disa veçori të çmueshme qe lidhen me :

  • Riprodhimin e shpejte e të zgjeruar.
  • Rritje me dinamikë të lartë për njësi kohë.
  • Hynë në prodhim për një periudhe të shkurtër kohë.
  • Kane aparat tretje me vëllim të vogël që kërkon përdorim të ushqimeve me pak volum.

Riprodhimi natyral

Pulat pas pjelljes se disa vezëve, mund të bien Klloçkë (aftësi fiziologjike natyrale për ngrohjen e vezëve) pas 21 ditësh dalin të vegjlit ose zogjtë.

Gjeli si simbol diellor

Vezë pule

Gjeli është një simbol universal diellor për shkak se e kënduara e tij lajmëron ardhjen e agimit. Në Indi, është atributi i Skandha-së, personifikimi i energjisë diellore.

Në Japoni, këndimi i tij, i shoqëruar me këngët e perëndive, joshi Amaterasu-në, perëndeshën e diellit, jashtë shpellës ku ajo ishte fshehur, që korrespondon me manifestimin e dritës.

Kurajo është virtyti që Japonezët dhe popujt e tjerë të lindjes së largët tiparizonin Gjelin. Ideograma kineze për gjelin është Ki, homofone te kuptimit i “favorshëm”. Aparenca e tij dhe sjellja simbolizojnë “ pesë virtytet”:

virtytet civile, sepse krekosja e tij e bën të duket si drejtues i keq

virtytin luftarak, për shkak të caponjëve

virtytin e kurajos për shkak të drejtimit në luftim

virtytin e mirësisë, për shkak se mbronë pulat e tij

virtytin e besnikërisë për shkak të saktësisë me të cilën lajmëron lindjen e diellit.

Për më tepër, gjeli është gjithashtu efikas në kundërveprimin e influencës së keqe të natës së errrët që ai drejton nga shtëpitë e banorëve që e pikturojnë shëmbëlltyrën e tij nëpër dyer.

Budizmi tibetian i drejtohet gjelit në mënyrë të vecantë si simbol i fatit të keq. Shfaqet në qendër të rrotullës së jetës, afër derrit dhe gjarpërit, si një nga tre helmet. Simbolizon epshin, ngjitjen (dashurinë) dhe lakminë që vënë në lëvizje rrotullën e ligjit.

Në Europë, gjeli është parë si imazh i zemërimit, manifestimi shpërthyes i dëshirave të irrituara dhe të papërmbajtshme.

Në traditën Greke, Velkanosi, perëndia-gjel i Kretës ishte përvetsuar me Zeusin. Një gjel po qëndronte përkrah Letosë, që ishte me barrë nga Zeusi, kur i dha jetë Apollonit dhe Artemisës. Kështu që gjeli i është dedikuar Perëndive diellorë sikurse dhe perëndeshave hënore.

Për më tepër, Gjeli është atributi i vecantë e Apollonit. Një Gjel i sakrifikohej ritualisht Asklepiut, birit të Apollonit dhe zot i mjekimeve, për shkak se zogu lajmëronte shpirtin e të vdekurit që duhej ta udhëhiqte në botën tjetër. Asklepiu është gjithashtu perëndia që, me fuqitë e tij shëruese, sillte të vdekurit mbrapa në jetën e tokës.

Kjo është arsyeja ekzakte se përse gjeli ishte gjithashtu emblemë e Attis-it, Perëndia-Diellore e lindjes, i cili vdiq dhe erdhi në jetë sërish. Kjo gjithashtu shpjegon përsenë se gjeli i është atribuar Hermesit, lajmëtarit që udhëtonte të tre nivelet e kozmosit.

Gjeli, më tej me zagarin dhe kalin, ngelet mes kafshëve që ofrohen në sakrificë në ritet mortore të gjermanëve të lashtë.

Në traditat Nordike, Gjeli është simbol i vigjilencës ushtarake, i vendosur në degët më të larta të hirit Yggdrasil për të paralajmëruar perënditë kur gjigandët, armiqtë e tyre, të jenë duke u përgatitur për sulm.

Kur zogu vendoset në majat e kishave, merr rolin e mbrojtësit dhe ruajtësit të jetës. Është gjithashtu një emblemë e Krishtit, si shqiponja dhe llampa, simbol i dritës dhe ringjalljes.

Në librin e Jobit, gjeli është simbol i inteligjencës së dhënë nga zoti kurse Ibis është simbol i urtësisë.

Talmudi e bën gjelin mjeshtër të mirësjelljes për shkak se lajmëron zotin e tij me gugatjen (kikiriki-në) e tij.

Në Islam, gjeli shijon një nderim të veçantë. Vetë profeti pohon se gjeli i bardhë është shoku i tij sepse shpall prezencën e Ëngjëllit. Për më shumë, profeti ka thënë se ndalohet të mallkosh gjelin, të cilin e thërret me lutje. Në analizat e ëndrrave, gjarpri dhe gjeli janë interpretuar si simbole të kohës.

Lidhje të jashtme