Memoriali i Skënderbeut: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 16: Rreshti 16:


== Referime ==
== Referime ==
{{reflist|2}}


[[Kategoria:Lezhë]]
[[Kategoria:Lezhë]]

Versioni i datës 22 shkurt 2021 16:58

Memoriali i Skënderbeut

Memoriali i Skënderbeut është një objekt përkujtues i Gjergj Kastriotit të ndërtuar më 1981 në gërmadhat e Xhamisë SelimijeLezhë.[1]

Historia

Katedralja e dikurshme e Lezhës, e cila i kushtohej Shën Nikollës, qe një ndërtesë e stilit gotik kolonial. Qe në duart e të krishterëve deri në çerekun e fundit të shekullit XVI, dhe gjatë viteve '80 të atij shekulli aty u ndërtua xhamia. Gjatë viteve 1620-1630 kjo xhami u braktis dhe mbeti rrënojë deri nga fundi i shekullit XVIII, kohë gjatë së cilës, u rindërtua nga Sulltan Selimi III.[2]

Deri me Revolucionin Kulturor, objekti ishte në pronësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke qenë xhami. Më pas kaloi në pronësi të Institutit të Monumenteve në Tiranë.[3] Minareja qëndroi deri më 1978, por me tërmetin e 1979 u shemb.[2]

Me gërmimet e bëra më 1968 u nxorrën në pah mbetjet e një katedraleje të shekullit XV.[3] Prej gërmimeve të drejtuara nga Frano Prendi dhe Koço Zheku, u mendua se gjurmët e kishës ishin pikërisht të katedrales së Shën Kollit - megjithëse këtë e ka kundërshtuar Kristo Frashëri. Më tej u zbuluan themele ndërtimesh pagane të shekullit të III, disa pagëzimore paleokristiane të ndërtuara në gjysmën e parë të shekullit të VI dhe dy faza ndërtimi kishtar të periudhës bizantine.[4]

Gjatë rindërtimit të qytetit pas tërmetit të 1979, u vendos heqja e shtresës osmane dhe shndërrimi i themeleve të kishës së vjetër në një monument madhështor modern.[2] Punimet u kryen në vitet në vazhdim dhe përfunduan më 1981[1] ose pak para 1983.[2]

Shiko edhe

Referime

  1. ^ a b "Bashkia Lezhë: Plani Strategjik për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Komunitetit të Lezhës, 2013 – 2030" (PDF). lezha.gov.al. 2013.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b c d Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 282, 285–286. ISBN 9789290632429.
  3. ^ a b "Misteri i varrit të Skënderbeut, si qëndron e vërteta". Kultplus. 18 gusht 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ Hoxha, Gëzim (2011). "Një pagëzimore paleokristiane nën themelet e kishës së Shën Kollit në Lezhë". Iliria (35): 285–306.