Liturgjia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Liturgjia''' (greq. ''λειτουργια'' = shërbesë) është adhurimi i zakonshëm publik i bërë nga një grup i veçantë fetar, sipas trashëgimisë s...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 14 gusht 2007 23:32

Liturgjia (greq. λειτουργια = shërbesë) është adhurimi i zakonshëm publik i bërë nga një grup i veçantë fetar, sipas trashëgimisë së tij të posaçme. Thënia e liturgjisë përfshin ecurinë e shërbesës së plotë të meshës: lutjen, leximin, shpalljen (predikimin), këndimin, veshjen, simbolet dhe enët e shenjta.

Prejardhja e fjalës

Fjala liturgji rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë "punë publike" apo më thjeshtë "veprim, shërbesë". Në qytet-shtetet greke, fjala kishte kuptime të ndryshme: disa vepra të mira të cilat kryheshin me para nga një qytetar i pasur, me dëshirë apo me ligj. Në Athinë, mbledhja u caktonte të pasurve liturgjitë (shërbesat), dhe ishte një ligj me anë të cilit çdo njeri që i ishte caktuar një liturgji në kohën që një njeri më i pasaur nuk kishte asnjë mund ta grishte (sfidonte) atë apo merrte përsipër liturgjinë ose të shkëmbente pronën me të.

Kisha e ka përdorur emërtimin liturgji nga përdorimi i saj i shpeshtë historik në shkrimet greke të Besëlidhjes së Re (p.sh. Veprat 13:2) dhe lidhej me një kremtim publik të paramenduar e të mirë përcaktuar. Përkthehet shpesh si "shërbesë" apo "adhurim" në traditën popullore laike.

Liturgjia në krishterim

Format e liturgjisë së krishterë mund të ndryshojnë sipas kishës. Elementet e përbashkëta në kishat me traditë liturgjike janë këto:

Liturgjia në kishën katolike

Për kishën katolike, liturgjia është ushtresa e shenjtërimit të Krishtit nga vepra e popullit të pagëzuar. Në kremtimet liturgjike Krishti vepron dhe i bëhet i pranishëm bashkësisë së ribashkuar.

Këshilli i dytë Vatikanor e ka përkufizuar liturgjinë si "burimi dhe kulmi i veprimit të kishës" në kushtetutën këshilltare Sacrosanctum Concilium (n°10) (1964).

Liturgjia përcakton formën dhe përmbajtjen e kremtimeve fetare madhështore, por edhe ritet e zakonshme të përditëshme, si mesha, sakramentet, liturgjinë e orëve.

Shërbesa fetare apo liturgjia.

Ritet e eukaristisë ndahen në katër grupe:liturgjia nismëtare (apo hapja), liturgjia e fjalës, liturgjia eukaristike dhe riti i ndarjes.

Në judaizëm

Shiko edhe

Lidhje të jashtme