Trupat Mbrojtëse të Kosovës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Ev (diskuto | kontribute)
Rreshti 26: Rreshti 26:
==Shiko dhe këtë==
==Shiko dhe këtë==
* [[UÇK]]
* [[UÇK]]
* [[Mbrojtja Teritoriale e Kosovës]]
* [[Mbrojtja Teritoriale e Kosovës]]muti i kosoves


==Lidhje të jashme==
==Lidhje të jashme==

Versioni i datës 25 shkurt 2008 16:12

Sistemi shtetëror
Kosova

Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) janë pjesë përbërse e Qeverisë së PërkohshmeKosovës nën protektoriatin e OKB saktësisht Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Dita zyrtare e themelimit të TMK-së është 21 shtator 1999 gjegjëisht me tranformimin e paraardhsës së saj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet organizatës ushtarake veri-atlantike NATO dhe ushtrisë Serbe dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë Rambouillet ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i kësaj Ushtrie popullore në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të OKB-së nën komandën e NATO-s në Kosovë më 1999 fillon edhe transformimi i UÇK-së që përfundon në vitit 2000. Udhëheqësi i parë i Trupave të Mbrojtëse së Kosovës u emrua Gjenerallejtënant Agim Çeku.

Sipas marrëveshjes detyrat dhe të drejtat e TMK-së janë:

  • Veprimi për ndalimin dhe zvoglimin dmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet.
  • Ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara
  • Ndimon pastrimin e fushave të minuara
  • Ndihmon ri-ndërtimin dhe komunitetet

Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) në tërësi zbatojnë mandatin e tyre, ashtu si është dhënë në Kornizën Kushtetuese. Kjo kornizë TMK-ën e përcakton si organizatë civile e ndërhyrjes së shpejtë e cila në raste fatkeqësisë natyrore në Kosovë ndërmerr detyra për ndërhyrje të shpejtë për sigurinë publike në raste emergjente dhe të ndihmës humanitare.

Trupat e Mbrojtjes së Kosovës operojnë në mënyrë transparente, të përgjegjshme, të disiplinuar, profesionale dhe përfaqësojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Si e tillë TMK numëron pjesëtarë të komuniteteve jo-shqiptare, si dhe bashkëpunon me të gjitha komunitete në terren.

Deri më tani TMK-ja ka bashkëpunuar më organizata të ndryshme dhe ka ofruar ndihmën e vet në realizimin e projekteve të ndryshme si në komunitetet shumicë, poashtu në ato pakicë.

TMK-ja është në gjendje të zbatoj masa disiplinore dhe është plotësisht e financuar në mënyrë transparente.

Me largiming e Gjenerallejtënant Agim Çeku nga TMK-ja dhe emrimin e tij si Kryeministër i Kosovës, Komandant i Shtabit i Përgjithshëm të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës u emrua Gjenerallejtënant Sylejman Selimi.

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashme