Ndryshimi mes inspektimeve të "Illyricum Sacrum"

Jump to navigation Jump to search
ska përmbledhje të redaktimeve
'''Illyricum Sacrum''' është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilireve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. Illyricum Sacrum përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. [[Aleksander Stipcevic]], vepra Illyricum Sacrum është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rendësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin [[1751]], kurse i fundit në vitin [[1909]]. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga [[Daniele Farlati]], kurse dy vëllimet e fundit nga [[Jakobo Coleti]].
 
Treqind e dy vjet më parë, në vitin [[1702]], [[Papa Klementi XI]] i drejtohet ipeshkvit të [[Tivari|Tivarit]], imzot Vincenc Zvajevikut: "Dëshiroj të përmbushësh një vizite pastorale në trojet e Arbnise. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkevite, ipeshkvite, dioqezat dhe famullitë. Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnise dhe të besimtareve dhe me në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshë ?" Duke i shkruar ipeshkevit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe [['''Papa Albani]]''', për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.
 
Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjte, kryeipeshkevi i Tivarit Vincec Zmajevik, kalon qytet me qytet e katund me katund duke plotësuar më përkushtim të thellë urdhrin e shenjte të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës : "iu solla dheut rreth e rreth, gjithmbarë e pashë vuajtje shumë o Ate i shenjte. Qytetet e lulëzuara ishin vene nën haraç, pashe kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashe pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kerdine. Zëmra imë, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa". Në fund, ipeshkevi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij : "Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndermerreshin hapa të menjehershem për t'i ardhur në ndihme popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë !"
7.597

edits

Menyja e navigimit