Përdoruesi diskutim:Hatake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Hatake. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Dekoratë

Albanian Barnstar Hires.svg DEKORATË
Për kontribut në artikujt rreth personaliteteve shqiptare.
AMMARTIVARI DISKUTO 10 Tetor 2014 21:58 (CEST)
Rrnofsh, edhe ti ke ba pune te madhe me çdogja perreth Ulqinit. --S. Saiti (diskutimet) 10 Tetor 2014 22:59 (CEST)

Bllokimi i pacaktuar

Jeni bllokuar për shkak se vazhdoni të përsërisni gabimet edhe pse ishit të paralajmëruar, në lidhje me debatet dhe luftën e redaktimeve me Udha. Kjo nuk është përfundimtare, derisa Kuvendi të marrë një vendim, ju do të qëndroni të bllokuar. Keni mundësi të diskutoni në faqen tuaj të diskutimit dhe të dërgoni email përdoruesve të tjerë.--Liridon (diskutimet) 25 dhjetor 2017 18:54 (CET)

Qartë, vetëm se pritsha që verdiktin për të më bllokue ta merrte Përdoruesi:1l2l3k, si njohës dhe ndjekës i këtij fërkimi. Punë të mbarë --S. Saiti (diskutimet) 25 dhjetor 2017 20:19 (CET)
Gjithashtu do të doja me shtue diçka @Liridon, e pohoj që prej rregullave nuk kam përvetësuar mjaftueshëm, prej vetë natyrës kinestetike si jam (mësoj tuj pësue), por për qëndrimin apo rregullin përmes të cilit çmoj mënyrën se si duhet t'i serviret informacioni lexuesit asht i matshëm nga artikujt e mi (mundësisht ma të rishtit, përderisa e kam distiluar stilin me kohën).
@Planeti,, me izën tanden po due me ta thanë një fjalë këtu, fjalë e cila s'asht gja tjetër veçse përsëdytje e asaj që i thashë 1l2l3k në postel kur dialoguem mbi bllokimin tim të mbramë: jap fjalën mbi qëndrimin tim kundrejt qetësisë që duhet me pasë ndaj një përdoruesi, sido që t'i ketë bindjet. -- Tash po shtoj: asht e pamujtun me pasë dialog konstruktiv nëse dialogu tjerret tue diskutue në nivel personal dhe mbrapa keqpërdoren qëndrimet e shprehuna në mënyrë personale dhe matet e gjithë qasja e përdoruesit kundrejt kozmosit me kutin e një mendimi të shprehun. Nëse keni durimin me i pa diskutimet tek artikulli i Trebeshinës, tjerrjet ma së shumti vijnë prej mbipersonalizimit të debatit nga pala tjetër e kësaj çështjeje. Me përdorues që kanë pasë dhe kanë buon senso-n (common sense) të m'i ftillojnë rregullat të cilat unë nga shkujdesja i kam shkelë, gjithmonë jam marrë vesh dhe kemi bashkëpunue në mënyrë të frytshme dhe të dobishme. Ama me njerëz që personalizojnë artikuj në të cilët aplikojnë qëndrime joenciklopedike të mendimit të lirë e të ngritun mbrenda pëlqyeshmërisë akademike, atëherë kam ndryshue tonin ngaqë nuk janë zbutë kurrë nga ftesa për një pranëvënie të të dy qëndrimeve të përkundërta (sikur në rastin e Trebeshinës), porse ngulmojnë në të tynen me fanatizëm dhe fusin fjalë që i japin ngjyresa obskurantiste. Kjo gja më fyen kohën të cilën i kam dhanë, e nëse ju doni, do t'i jap pasunimit të wiki-t shqip: gja kjo e matshme prej sa artikujsh ministrash, drejtorësh shërbimi informativ apo saktësime të dhanash e burimesh kam ba në harkun e ma pak se një mueji. Të falemnderës nëse pate durimin me e lexue --S. Saiti (diskutimet) 25 dhjetor 2017 20:51 (CET)
@1l2l3k,, ta kam shurdhue kryet, por ndjeme edhe kete radhe qe do te jete e fundit per kete pune. Refuzoj pershkrimin qe paskam "inat personal", nuk asht personi ndaj te cilit ushqej inat, por qasjes. Ka kadareista dhe komunista me te cilet asht e mujtun me debatue pa u konfliktue: ironike qe edhe vete KT ishte komunist i perkushtuem, por kurresesi me marredhanie te semunde me te verteten dhe vetem sa na bjen shembuj konkret per ate qe media e shnderroi ne nje rivalitet kallp nderkohe qe Kasemi te vetmin merak kishte shembjen e idhujtarive ad personam, kultin e individit qofte edhe me veten kur e pohon vete sa burg ka ba qysh me 1994. Qendrimet e tij munden me u gjete nder numrat e dixhitalizuem te se perkohshmes "Ars", ku gazetari ma i mire kulturor shqiptar (ne gare vetem me E. Demon: Irhan Jubica) bjen fakte pa fund per kontekstin specifik, pa mbithjeshtezime, por ne lidhje te plote me qendrimet ku vetem e verteta e pakompromis meriton te evokohet. Po pritsha materialet e B. Qoses dhe Mullahit qe puna e KT t'u bante mirefilli shkencore (B. Qose i ka kushtue doktoraturen nje romani te KT), nderkohe qe ketu po citohej Kadareja gjithkund sepse thjesht ishte viçi i arte i dikujt. Tekembramja KT-se i flet vepra, per ate qe don me ia dijte qendrimin e nuk e merr te gatshem nga lustraxhinjte e regjimit. Burim tjeter prap.
Ne lidhje me diskutimin te Kuvendi, per mue nuk ka gajle sepse kush don me e pa brumin e perdoruesit qe jam mjafton me e pa edhe "vepren" time ketu, si sasi e cilesi bashke besoj se jane mbi te mesmen. Te falemnderes per kohen qe m'ke kushtue, ndjese edhe njehere per strapacimin/mundimin. --S. Saiti (diskutimet) 26 dhjetor 2017 02:39 (CET)

shembull mbi perceptimin e origjines nga shqiptaret.--S. Saiti (diskutimet) 1 janar 2018 03:44 (CET)

Vendimi i Kuvendit

Përshëndetje Hatake, Në kuvend u mbështet propozimi në lidhje me konfliktin tuaj me përdoruesin Udha:
"Përdoruesit ndalohen të bëjnë ndryshime nga artikulli Kasem Trebeshina, dhe artikujt e tjerë në lidhje me të për 1 vit. Përdoruesit ndalohen të redaktojnë, rikthejnë, riemërojnë, në artikujt e krijuar&redaktuar të njëri-tjetrit për 1 vit. Përdoruesit, edhe nëse gjejnë gabimin minimal që ekziston, duhet ta shprehin atë së pari në faqen e diskutimit dhe të ftojnë përdoruesit e tjerë që të ndryshojnë ose diskutojnë argumentet."

Qëllim i gjithë kësaj nuk është që ne t'ju sanksionojmë, sepse të gjithë punojmë për një enciklopedi të lirë, dhe si rrjedhojë duam të mbesë e lirë, por pa penguar të tjerët dhe me mirëkuptim, të vendosen principet që çështjet kontestueshme/debatueshme së pari të diskutohen në faqet diskutuese para se të kryhen ndryshimet në vet artikullin. Shpresoj të reflektoni, punë të mbarë.--Liridon (diskutimet) 1 janar 2018 11:39 (CET)

Qarte diskutimet. Por ç'kuptoni ma me dialektin gege tek une nese nje kontroll tek kontributet e mia, kuptohet qarte qe ai asht nje qendrim i tejkaluem me vite nga menyra si e shoh une wiki-n?
Gjithashtu, a mund ta kaloj Hasan Prishtina tek Hasan bej Prishtina? I kam dhane argumentet tek njeni percjellim qe ashtu e permendin autore te ndryshem lehtesisht te gjetshem ne google books. --S. Saiti (diskutimet) 1 janar 2018 12:05 (CET)
Eshte gje tjeter si e shihni ju wikin dhe si jane rregullat. Gjuha me te cilen shkruhet wikipedia shqip (sq.wikipedia.org) eshte gjuha standarde shqip, te lutem respektoje ate. Sa i perket emrit te artikullit Hasan Prishtina, besoj se vetem "Hasan Prishtina" eshte me mire, dhe se ato jane tituj te vjeter, qe nuk besoj se ja vlen te permenden ne tituj. Sot ka tituj edhe me te medhenje qe akademiket kane se sa "bej" por ne titull te arrtikullit mbetet vetem emri, pa tituj qe ka personi. Mos e ridrejto, se pari hidhe ne diskutim/votim, qe prap besoj do kesh shumicen kunder.--Liridon (diskutimet) 1 janar 2018 14:56 (CET)
Rregullat jane rregullatore parashkruese, jo pershkruese, andej dhe çdo dalje nga rregullat i nenshtrohet nje kuvendimi - Common Law. Mbasandej, se si beson ti, se a asht titull i vjeter, e ç'tituj akademik mbahen sot s'kane pike randesie. Randesi ka se si e ka shqueshmerine (meqe ju pelqen kjo fjale) ne rang botimesh historike. Te ftoj ngrohtesisht te shohesh se si e pasqyrojne figuren e tij autoret qe e kane trajtue historine shqiptare, kur te kesh kohe. --S. Saiti (diskutimet) 1 janar 2018 15:02 (CET)
Per sa i perket emrit Hasan Prishtina Liridoni ka te drejte. Ne mungese te nje rregulloreje ne shqip per emrat e artikujve mund te ndjekim ate anglisht, ku kur jane te diskutueshme ndiqet nje search engine (https://en.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Name), si psh. googlebooks, dhe e bejme ne thojza. Hasan Prishtina ka 2,460 rezultate, ndersa Hasan bej Prishtina ka 1,220 rezultate. Kjo do te thote qe publikimet e shkruara neper libra e revista serioze ndjekin me shume emerimin pa "bej" dhe prandaj wiki duhet ta ndjeki kete. Do keshilloja ta perdorje google search vazhdimisht para se te beje zhvendosje. --1l2l3k (diskutimet) 8 janar 2018 15:30 (CET)
Kerkimin e bana me baze te [ https://www.google.com/search?q=%22hasan+bey+prishtina%22&tbm=bks&ei=4IZTWv2FG4musAemwIWQAQ&start=10&sa=N&biw=1360&bih=662&dpr=1perdorimit ne anglisht] fort i nderti Përdoruesi diskutim:1l2l3k, sepse e pashe qe botimet qe e cekin emrin e tij ne shqip, ne te shumten e tyne nuk jane serioze. Mund te paraqesim edhe historikun e perdorimin te titullit tek vete artikulli i titullit, por perdorimi tek personazhet historike asht konform kohes kur kane linde, formue dhe jetue. Pune tjeter mandej per te bijte e tyne, si Ihsan Toptani apo Ismail Verlaci, ndaj te cileve nuk e mendoj te arsyeshme t'u vihet titulli ne artikull. Ne rastin e te pareve asht pjese integrale e emrit sepse kane linde me titullin, pune tjeter asht rasti i Abdi Toptanit e Ali Kelcyres qe e kane shprehe vete qe tituj nuk ka ma, ashtu si edhe u ba me ligj me 1922 (kjo ban pjese tek historia e vete titullit nobiliar, siç e naltshkrueva). --S. Saiti (diskutimet) 8 janar 2018 16:05 (CET)
Une e pranoj rendesine qe ka emri ne kohen kur kane jetuar, po ne pergjithesi botimet e fundit jane te rendesishme dhe wiki duhet t'i ndjeki. Mund te qelloje qe disa botime nuk jane serioze, po kur ka botime qe si numer jane 2:1 si numer dhe kemi mijera te tilla, e gjithashtu kemi nje standard kerkimi (googlebooks), ai standard duhet ndjekur. Pra te ftoj qe ne te ardhmen t'i shohesh googlehits para se te besh zhvendosje, pasi jane indikator i mire i c'thote literatura historiografike. Me te mira dhe faleminderit edhe nje here per kontributet e diteve te fundit: kam lexuar gjera te bukura. --1l2l3k (diskutimet) 8 janar 2018 20:40 (CET)
Pikerisht botimet e fundit, ke monografite kushtue E. Toptanit, I. Qemalit, F. Konices nga I. Ikonomi qe titullin bej e kane. Kjo jo se nuk kam te qarte anen e kerkimit, por sepse e di mire ne nivel metodologjie: autoret e mire qe kane trajtue historine tone te gjithe e permendin. Googlehits-i si metode parashtron ma shume te dhana ne nivel sasior sesa cilesor. Kjo puna e beut per mue asht e barazvlefshme me De' Rada apo Von Hahn, ne rastin tone jane rrjedhoja historike autentike shqiptare si pjese e nje trashegimie te caktueme. Te falenderoj edhe njehere per vemendjen ndaj redaktimeve.--S. Saiti (diskutimet) 8 janar 2018 21:07 (CET)
De Rada apo Von Hahn, apo edhe De Balzac (falso, i shtuar prej vete Balzakut :-)) jane thjesht dicka qe do perkthehej si Eqeremi i Vlorajve, apo Karli i Topiajve, pasi thjesht tregojne prejardhje fisnike, po jo titull, pra eshte thjesht lidheza e gjinores ne italisht, gjermanisht apo frengjisht, kurse "bej" eshte titull, jo lidhez, pra ekuivalent i perendimorit baron/kont/lord, pra krahasimi nuk qendron. Per titujt myslymane enwiki nuk ka rregulla (There is no explicit convention for Middle Eastern countries; but contemporary monarchs with Arabic names are often treated much as this guideline would suggest: Mohammed V of Morocco, Abdullah II of Jordan, Abdullah of Saudi Arabia.), po ndoshta duhet te shohim se si i trajton enciklopedia arabe dhe ajo turke, dhe duhet te ndjekim dicka te ngjashme. Mendoje dhe ndihu i lire ta shkruash si rregull proforma, nese ke kohe. --1l2l3k (diskutimet) 8 janar 2018 23:35 (CET)
Njatjeta Përdoruesi diskutim:1l2l3k pa ua keqyre kontekstin se pse perdoren, nuk jane thjesht gjinore ato lidheza, gja qe duhet pa "rast pas rasti". Te shumten e rasteve kurre e rastesishme, perkuesi asht mbaresa -olli per botekuptimin osman. Per titujt myslimane nuk propozoj t'i mbeshtetemi en.wiki-t, por tradites sone te te shkruemit ato, dhe tradita jone paraqet tre precedenta: 1. Hysen Bej Vrioni 2. Hysen bej Vrioni 3. Hysen Vrioni. I pari per arsye stili i ngeli vetem disa dokumenteve te kohes se paspavaresise, siç mund te verifikohet tek vellimi me Dokumente Historike i Nosit. I dyti asht arrite me distilimin me kohen, dhe duke mos qene kapitale germa e titullit, asht edhe ma pak kabahe. I treti asht tipik nacionalkomunist qe don me i ba tabula rasa se kaluares. Qendrimin e titullit une e kam vetem per te lindunit e te rritunit ne kohe te perandorise, siç thashe. Raste te posaçme si Abdi Toptani apo Ali Këlcyra mund te shpjegohen dhe pasurohen me qendrimin perkates qe ato vete kane pase ndaj titullit. Kjo gja, afermendsh per titullin ne mes te emrit, ndersa per te tjeret, kur titulli fetar apo administrativ asht para emnit apo mbas emnit precedentet jane si vijojne: Sheh Ismail Çorushi, Hafiz Ali Tari, Esad Pasha, Demir Pasha (Bonati).--S. Saiti (diskutimet) 15 janar 2018 11:19 (CET)

Redaktime te mira

Hatake, redaktime e shtime shume te mira keto ditet e fundit: do te desha te te falenderoj. Nje pyetje kisha: Pse nuk ve referenca per disa paragrafe qe jane te pareferencuar? Per shembull, ky shtim eshte jazakonisht i forte, pasi ka fjaline "Në sesionin e jashtëzakonshëm të Këshillit Antifashist të Çlirimit Nacional të Serbisë më 6 Prill 1945 Dushan Mugosha ishte së bashku me Jovan Veselinovin dhe Mehmet Hoxhën ndër drejtuesit më me ndikim në vendimin për bashkimin e Vojvodinës dhe Kosovës në Republikën e Serbisë.", ku praktikisht thuhet qe Mehmed Hoxha, ky "shqiptar" Kosove eshte pergjegjes per nje vendim katastrofik per shqiptaret e Kosoves. Ku e more kete informacion: nga Dervishi? Nese po, te lutem vere nje reference ne fund te atij paragrafi, ne menyre qe puna te jete me e mbrojtur. Te falenderoj per kontributet e tua te vyera. --1l2l3k (diskutimet) 8 janar 2018 15:20 (CET)

Rrnofsh! :) Sa i perket fragmentit qe solle, po ta shohesh me vemendje asht qysh tek varianti i Lerriklo (pra, e kam gjete). Me sa kerkova, asht perkthim nga artikulli i Dushanit ne Anglisht "The three most influential in the decision of uniting Vojvodina and Kosovo and Metohija to NR Serbia were Jovan Veselinov, Dušan Mugoša, and Mehmed Hodža, who represented the provinces on the extraordinary session of the Anti-Fascist Council of the National Liberation of Serbia on 6 April 1945." --S. Saiti (diskutimet) 8 janar 2018 16:07 (CET)
E pashe dhe gabova, ti thjesht sa kishe ndare paragrafet. Referencim fantastik, faleminderit. --1l2l3k (diskutimet) 8 janar 2018 20:35 (CET)

Gegnishtja dhe toskerishtja letrare

Shum faleminderit per redaktimin ne fjal dhe e pash qe kishe ndryshuar shume gjera te nevojshme por termi gegnishtja dhe toskerishtja letrare nuk ka egzistuar dhe eshte qellimi qe ne te ardhmen te behet nje gje e tille [1] per kete arsye miku im do ishte mire qe ato terme te hiqeshin qe aty.Me te mira Tiimiii (diskutimet) 11 janar 2018 03:09 (CET)

Je i mirepritun. Nuk e ndoqa logjiken, ta rindjekim hap mbas hapi: redaktimi asht ok, burimi po ashtu, terminologjia asht e Pipes (si filolog, fushe ekspertize), dhe sepse nuk ekziston artikulli perkates - qofte per gegnishten letrare, qofte per toskerishten, - u dashkan heq termat? --S. Saiti (diskutimet) 11 janar 2018 03:16 (CET)
Te gjitha te tjerat jan ne regull por Termi duhet te hiqet.Nuk mund te themi dicka qe nuk egziston.Shembull:Nje nga arsyet pse wikipedia ne gegnisht(edhe pse 97 artikuj) nuk eshte e pranueshme eshte se nuk egziston komision i posacem per te (Gegnishten). Tiimiii (diskutimet) 11 janar 2018 03:32 (CET)
Termi asht teknik, nje gjuhe letrare asht çdo gjuhe qe gezon nje tradite shkrimi, per te qene konkret: gegnishtja (e Elbasanit) ne linja zyrtare ishte gjuhe e shkrueme arsimoro-administrative prej 1908 e deri më 1952 ne Shqipnine londineze (e perhapun gjithashtu ne trevat jashtelondineze ne kohen e Italise, ma vone Gjermanise, precedent te cilin Jugosllavia nuk e zboi). Pra hem si standard (me baze Elbasanin), hem si gjuhe letrare me variante mes shkodranishtes dhe elbasanishtes. Po shoh se kemi perceptime jokoherente me terminologjine shkencore te fushes, qe te sqarohesh te ftoj me pa ketu, dhe per ma teper te ftoj me e kendue vellimin e Pipes qe kam citue aty. Nuk kam arsye metodologjike se pse ta nderroj termin, perderisa asht nga ana gjuhesore term i fushes. --S. Saiti (diskutimet) 11 janar 2018 04:03 (CET)
Kot vetem per t'i dhane randesi shembullit qe prune: wiki ne gege ka 97 artikuj jo pse nuk asht e pranueshme apo se nuk ka komision per gegnishten (rregullat e daluna ne Prishtine qe wiki ndjek jane gjuhesisht ok), por sepse nese kjo e ketushmja ka pak hyzmetqare njohes te fushave per te cilat pretendojne tagre, atehere wiki gege ka edhe barrieren gjuhesore nje arsye ma shume per te pase edhe ma pak.--S. Saiti (diskutimet) 11 janar 2018 04:15 (CET)
Ke te drejte gabimi im .Tashi pash dhe ca fakte me konkrete. E kam ngatruar me gjuhen standarde. Kerkoj te falur. Tiimiii (diskutimet) 11 janar 2018 04:30 (CET)

Skënderbeu

Përshëndetje Hatake, Riktheva ndryshimet tuaja në artikullin e Skënderbeut, pasi ju kishit zhbërë një version të përmirësuar nga Udha, pa e diskutuar më parë faqen e diskutimit. Gjithë të mira.--Liridon (diskutimet) 15 janar 2018 09:54 (CET)

Pershendetje Liridon,
Nuk e kuptoj pse, une iu referova artikullit ne wiki anglisht, thjesht nuk vendosa burimin e K. Frashërit sepse s'e kam si liber, gja qe rregullohet duke e ble ose konsultue ne biblioteke. A asht ok si stil ne en.wiki?--S. Saiti (diskutimet) 15 janar 2018 10:52 (CET)
Tani e pashe: tek diskutimet qenka shtrue çështja e burimeve serbe. M'vjen keq me pa qe paska ra pre edhe Tivari: mjafton te lexohet Shuflaj e Thalloczy ku thuhet se kancelarite e vetme qe fisnikeria arberore kishte, ishte e gjuhes serbe: andaj edhe emri i tij patjeter qe do te shkruhej Gjorgje apo Gjuragj, kur kishte leterkembim, por edhe me Raguzen qe kishte dy kancelari (venete e serbe) u shkruente serbçe. Ky asht fakt historik pa linde ende historiografia kcenocentriste e Beogradit (sepse e shkruejne dy filoshqiptare te medhenje si Shuflaj e Thalloci). Republika e Venedikut, syzereniteti ndaj Napolit jane fakte historike, po m'habit qe qenkan vu me u diskutue njehere: te pakten te citohej ndonje burim qe e kundershton (siç te pakten ne en.wiki bajne, ku vihen ne sherbim te diskutimit dokumenta qofshin edhe te nje rryme mendimi te caktueme). Pres nga ti ta shoshisesh kete gja me mu ketu, te faqja e diskutimeve e artikullit nuk kam cka diskutoj kur s'permendet nje liber qofte dhe ka natyren me degradue me amatorizma, siç edhe e dime mire precedentin. --S. Saiti (diskutimet) 15 janar 2018 11:04 (CET)
Nuk më interesojnë aspak detajet, thjesht ti shkele principin dhe rregullën që të është vendosur nga Kuvendi, prandaj ky le të jet paralajmërimi parë.--Liridon (diskutimet) 15 janar 2018 20:22 (CET)
Meqe qenka puna per princip, ti duhet te shohesh qe ai diskutim nuk ka principe: AT44 i kerkon burime kunderthenese ndaj qendrimeve, Udha vazhdon te njejten kenge me Beograd e Millosheviq. Dhe ti kete e quan "permiresim", e imja na del shkelje dhe ky mesazhi joti u be paralajmerim. Wiki me sa di une nuk eshte vendshfryrja e fobive apo zhigave, por nje perpjekje per neutralitet: nese nje burim serb pasqyron pjese nga leterkembimet e Kastriotve (ashtu si burimi venedikas apo ai osman qofte, Zorzi e Iskender) jo doemos kane dale nga kazani akademik i Beogradit. --S. Saiti (diskutimet) 15 janar 2018 20:28 (CET)

Bllokim pa kufi

Hatake bllokohet për shkelje të principeve që ramë dakord në Kuvend. Çështja ishte temë dite gati çdo ditë në sqwiki prej kur ka filluar grindja mes Hatake dhe Udha. Nëse ka ndonjë kundërshtim nga Administratorët ose Përdoruesit që nuk kanë qenë aktiv në këtë kohë, atëherë mund ta hapim përsëri çështjen.--Liridon (diskutimet) 22 janar 2018 23:14 (CET)

Faqet me ndryshime në pritje

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.


Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 15:38 (CEST)