Përdoruesi diskutim:Alushi/Arkiva 004

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Alushi/Arkiva 004. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Mendime me vlerë...[Redakto nëpërmjet kodit]

  1. "Ngadhënjimi i parë dhe i madh është ngadhënjimi i vetvetes. Të jesh i mposhtur nga ana e vetvetes është gjëja më e turpshme dhe më e mjerueshme". – Platoni
  2. "Uni tjetër" është më i fuqishëm se uni ynë fizik të cilin e shohim në pasqyrë.
    Neve na udhëheqin forca të paprekshme që nuk jemi në gjendje t'i njohim me asnjë prej pesë shqisave tona. Madje edhe krejt njerëzimi s'ka fuqi t'i kontrollojë forcat e paprekshme. Njeriu plotësisht është i nënshtruar nga ato forca si gravitacioni, forca e rrufës, e elektricitetit dhe ende nuk e kupton forcën e paprekshme të inteligjencës /ndërdijes së pafundshme / që gjendet në tokë - forcë e cila njeriut i ofron çdo kafshatë ushqimi që e han, veshje e para që ka në xhep... Njeriu edhe përkundër gjithë kulturës dhe edukimit mburrës, di vetëm pak ose asgjë mbi forcën e paprekshme të mendimeve - më të fuqishmen prej të gjitha forcave. Ai di vetëm pak mbi trurin fizik dhe mbi rrjetin kolosal të makinerisë së komplikuar, me të cilin rrjet fuqia e mendimeve shndërrohet në ekuivalent material - fizik.
    Pra numri i vijave që i lidhin qelizat e trurit është i barabartë me numrin një, pas të cilit qëndrojnë edhe 15 milion shifra..-
    kjo është aq kolosale....
  3. ,,Jemi përmbledhje e asaj për të cilën mendojmë tërë ditën' ' - Earl Nihtingale
  4. "Detyra jonë kryesore është që të mos shikojmë në largësinë e mjegullt të së ardhmes, por të veprojmë tash në drejtimin që e shohim".
    Ne vitin 1871 djaloshi Uiljan Osler këto fjalë i lexoi ne librin e Tomas Karejl, të cilat ia ndryshuan tërësisht ardhmërinë ... do të bëhet internisti më i njohur i kohës së tij..
  5. A dëshironi që njerëzit të ikin nga ju, t'ju ofendojnë dhe t'ju përqeshin pas shpine, shërbehuni me këtë recept: kurrë mos dëgjoni çka ju flasin të tjerët. Flisni për vete pandërprerë. Ndërprisni bashkëbiseduesin në mes të fjalës. Pse të humbisni kohë duke dëgjuar budallallëqet e të tjerëve, kur ju jeni m' i mençur dhe për të gjitha keni zgjidhje me të mira! Ndërprisni pra pa pardon. !!!
  6. A e di se çdo gjë në jetën materiale /objektet, parat etj. / Kur ndahen zvogëlohen, vetëm humaniteti, dashuria dhe dituria - kur ndahen, me të tjerët - shtohen?
  7. Afaristët që nuk dinë të luftojnë me brengat, vdesin të ri. - Dr. Aleksis Karel
  8. Aftësia e imagjinatës nxit fuqinë e ndërdijes për të realizuar përfytyrimet.
  9. Ajo që vlen, është pikërisht ajo çka njerëzit ndërtojnë me mendjet dhe veprimet e tyre. Njerëzit nuk i mësojnë ndryshimet që t'ju tregojnë të tjerëve vetëm atë ,,duhet - por mësojnë të bëjnë ndryshime praktike....- Fullan
  10. Aksionin e paraqet mendimi i juaj, ndërsa reaksionin - përgjigjja e ndërdijes. Po që se mendimi është i mençur, aksioni ose përgjigjja gjithashtu do të jetë e mençur.-Xhozef Marfi
  11. Askush në botë nuk mund t'jua sjellë qetësinë shpirtërore, pos ju vetvetes.
  12. Asnjë njeri ende nuk është ngritur në shkallën e pjekurisë shpirtërore derisa nuk e ka zbuluar se më mirë është t'i shërbesh tjetrit se sa vetes. - Woodrow Wilson.
  13. Ata të cilët nuk janë të suksesshëm,zakonisht gabojnë kur besojnë së periudha e fitimit të diturisë përfundon atëherë kur e përfundojnë shkollimin.
  14. Autosugjestioni nuk bën kurrfarë dallimesh në mendjen e ndërdijshme për lloje mendore konstruktive apo negative. sikur rryma nëse e përdorim drejt na kryen shërbime të mira e të dobishme por nëse ndodh ta përdorim gabimisht ajo shkatërron jetën.
  15. Avancimi i teknologjisë ruse kur ata lansuan anijen kozmike SPUTNIK do t'i shtyn amerikanet që të bëjnë reforma në arsim me të njëjtin emër SPUTNIK..Mesi i viteve të 60 - ta.
  16. Bëhuni dëgjues i mirë dhe nxitni të tjerët të flasin për veten.
  17. Besimi është "eliksiri amshueshëm" i cili i jep jetë, fuqi dhe energji impulsit mendor!
  18. Betoveni qe i shurdhër, Miltoni i verbër por emrat e tyre do të mbeten derisa të ekzistojë koha, sepse ata ëndërruan dhe i shndërruan ato ëndrra në mendime të organizuara.
  19. Bota e ka zakon qe t'ua lirojë rrugën njerëzve, fjalët dhe veprat e të cilëve tregojnë se dinë nga po ia mbajnë - Napoleon Hill
  20. Bota e konkurrencës ofron dy mundësi. Mund të humbësh. Ose, nëse do të fitosh, duhet të ndryshosh. - Lester C. Thurow
  21. Buzëqeshja asgjë nuk kushton, por ka domëthënie të madhe.
  22. Ç' kuptim të mëshosh me daltë të topitur me gjithë fuqinë që ke kur të rrahurat e lehta me daltë të mprehtë bëjnë të njëjtën punë. – Fordi
  23. Ç' mund të ishte më e keqe se verbëria e trashëguar? ... të kesh sy e të mos kesh vizion. Hellen Keller
  24. Carnegie /Andrew/ edhe pas vdekjes në varr kishte të shkruar një epitaf:Këtu prehet njeriu i cili dinte të shoqërohej me njerëz me të mençur se ai vet.
  25. Çdo gjë që u përgjigjet dëshirave tona na duket normale. Çfarëdo që i kundërshton këto, na sjell zemërim.
  26. Çdo lexues nuk është udhëheqës, por çdo udhëheqës duhet të jetë lexues. - Harry Truman
  27. Çdo njeri së paku pesë minuta në ditë sillet më keq se budallai më I madh. Njeriu i mençur është ai që di se nuk guxon ta kalojë kufirin.
  28. Çdo vështirësi, çdo dështim dhe çdo dhembje në zemër përmban në vete farën ekuivalente ose më të madhe të dobisë.
  29. Cili nga ju ka sharruar dru - shumë, po byk cili nga ju keni sharruar? e kaluara është byku pra nuk ia vlen të merremi me të..nuk sharrohet byku...
  30. Dashamirësia dhe mirësjellja janë shumë më të forta se imponimi dhe dhuna. /Tregimi me erën e diellin, era nuk mundi t'ja heq pallton plakut kurse dielli me rrezet e ngrohta ia hoqi.../
  31. Deri me sot ende nuk ka ndodhur që mendja e njeriut të shpik makina për të prodhuar ide. Makina që do të kishin imagjinatën e tyre për krijimin e ideve...Këtë privilegj e ka vetëm ndërdija e njeriut, që është e aftë të nxitë imagjinatën, që është ireale e padukshme dhe e paprekshme të prodhojë ide, të cilat ide mund të marrin rrugë drejt ekuivalentit fizik që d.m.th. reales, por para se të ndodh kjo që mund ta prekim dhe shohim duhet që idetë tona t'i vëmë në letër, letër kjo që e quajmë plan apo planifikim, e cila letër mbështetet vetëm mbi bazën e ideve që ka prodhuar imagjinata jonë...
  32. Dëshira e zjarrtë ia kalon me mençuri nënës natyrë
  33. Dëshira e zjarrtë seksuale është më fuqishmja prej të gjitha dëshirave njerëzore (po të kemi dëshirë të zjarrtë për të kryer punët që qojnë përpara me aq pasion sikur për dëshirën e zjarrtë seksuale do të kishim arritur dimensione që s’mund t’i marrim me mend).
  34. Detyra jonë kryesore është që të mos shikojmë në largësinë e mjegullt të së ardhmes, por të veprojmë tash në drejtimin që e shohim.
  35. Do ta jetoj këtë ditë si ditën e fundit të jetës sime!
  36. E ardhmja u takon atyre që mësojnë atë që duhet mësuar për të bërë atë që duhet bërë. - Dennis Waitley
  37. E çmoj njeriun, lufta e të cilit fillon në vet atë. - Browning
  38. E kaluara është kujtesë, e ardhmja është pritje, e tashmja është vetëdije. E kaluara dhe e ardhmja ndodhen në imagjinatë, vetëm e tashmja, që është vetëdije , është e vërtetë dhe e përjetshme.
  39. E mira dhe e keqja janë prodhim i mendjes sonë. Dëshirat pozitive është njerëzore t' i realizojmë.... Por dëshira për të ngrënë nuk guxon të plotësohet duke vrarë njeriun që në dorë mban copën e bukës.- Xh.Marfi
  40. Ekzistojnë vetëm dy lloje të çmendurisë: njëri është besimi se mund të bësh gjithçka, tjetri është besimi se nuk mund të bësh asgjë... - Andre Brink
  41. Ekziston një Zot, i cili i jep formën qëllimeve tona, qoftë edhe ashtu siç i parashohim ne. – Shekspiri
  42. Emersoni ka thënë: Çdo njeri që e njoh në një fare mënyre është më i vlefshëm se unë, sepse nga secili mësoj diçka.
  43. Emocionet e dashurisë, seksit dhe romantikës, janë brinje e trekëndëshit të amshueshëm të gjeniut krijues.
  44. Ergologjia -ergo- punë, logia – shkencë, shkenca mbi punën
  45. Ergometria - shkenca mbi matjen e efekteve të punës
  46. Është dallim i madh në mes të asaj se çka jemi dhe të asaj se çka do të dëshironim të ishim - Filozofi amerikan William James
  47. Fakultetet janë të specializuara për mësimin e diturisë , por jo edhe për organizimin ose shfrytëzimin e diturisë.
    Pra me miliona njerëz gabimisht besojnë se dituria është fuqi. Kjo është plotësisht e gabueshme ! Dituria është vetëm fuqi latente. Ajo bëhet fuqi tek atëherë kur organizohet në kuadër të planeve të definuara të veprimit dhe kur drejtohet kah qëllimi i fundshëm.
  48. Filantropi amerikan Elih Burit, edhe pse ka filluar si farkëtar i rëndomtë dhe punë të vështirë që kishte, me ushtrime të rregullta ai zhvilloi kujtesën aq shumë sa të mësojë 32 gjuhë..
  49. Filloni bisedën me lavdërime dhe mirënjohje të virtyteve të bashkëbiseduesit.
  50. Fjalën kryesore mundohuni t'ia lini bashkëbiseduesit.
  51. Fjalosjeve të ashpra duhet shmangur mu sikur folesë së grerëzave.
  52. Frenklinin grindavec, një shok e kishte thirrur mënjanë dhe me fjalë të ashpra i kishte thënë kështu: " Je bërë i padurueshëm, Ben. E ofendon çdokënd i cili nuk pajtohet me mënyrën tënde të të menduarit. Përgjigjesh aq ashpër saqë askush nuk guxon të të kundërshtojë. Shokët kanë filluar të të shmangen. Paraqitesh sikur i di të gjitha, saqë askush nuk mund të të thotë diçka të re. Këtë, megjithatë, askush as nuk e tenton, sepse njerëzit nuk duan të fjalosen. Në këtë mënyrë kurrë nuk do të mësosh diçka më tepër sesa që di tani - e di shumë pak."
  53. Fshehtësia e fatkeqësive tona është, se ne kemi bukur shumë kohë të lirë për të menduar se a jemi të lumtur apo nuk jemi të lumtur.
  54. Gjeniu - " Është ai i cili ka zbuluar sesi t'i fuqizojë mendimet e veta deri në atë masë saqë lirisht mund të komunikojë me burimet e diturisë të cilat nuk janë në dispozicion gjatë rrjedhës së zakonshme të mendimeve.
  55. Hiqni dorë nga brengat dhe jetoni normalisht.
  56. I arsimuar është çdo njeri i cili di se ku gjendet dituria kur i nevojitet dhe i cili di si ta organizojë atë dituri në planet përfundimtare të veprimit. / Henri Ford - nuk kishte shkollim të lartë kishte 6 klasë të fillores , kur e pyesin në gjykatë me pyetje provokative ai di si tu përgjigjet..
  57. Idetë janë forca të paprekshme , por e kanë fuqinë më të madhe se truri i njeriut i cili ua dhuron jetën. Ato e kanë fuqinë të jetojnë edhe më tej , edhe pasi që truri që i krijoi ato të shndërrohet në pluhur.
  58. Idetë janë resurset kryesore ...H. Hyseni
  59. Inatin nuk mund ta fitosh me inat por me dashuri
  60. Investimi në dituri sjell kamatat më të mira.- Benjamin Fraklin
  61. Jam shumë i zënë me punë për të pasur kohë për shqetësim.
  62. Jeta është energji. Nëse as energjia as materia nuk mund të shkatërrohen, natyrisht se nuk mund të shkatërrohet as jeta. Jeta, sikur edhe forma tjera të energjisë, mund të kalojnë nëpër disa faza të ndryshme ose ndryshime, por nuk mund të shkatërrohet. Vdekja është vetëm ndryshim.
  63. Jeta është tabelë shahu - lojtari përballë jush është koha. Nëse hezitoni koha ju fshin nga tabela...partneri kohë nuk e toleron pavendosmërinë..N.H.
  64. Jeta intensive shkakton shqetësim dhe brenga, me shumë jetojnë bujqit se sa mjeket. Mjeket kanë jetë intensive...
  65. Jeta jonë është ajo për të cilën ne mendojmë se është. Mark Aureli /nëse mendojmë të jemi të lumtur ashtu do të jem, por nëse mendojmë për brenga të tillë do jem/
    Ose: Nuk je ai çfarë mendon se je, por je pikërisht ai çfarë të ka bërë mendimi i yt.- Norman Vinsent Pil
  66. Jeta jonë ndryshon në dy mënyra: Përmes njerëzve me të cilët rrimë dhe përmes librave që lexojmë. - Harvey Mackay
  67. Konfuzioni është shkaku kryesor i brengosjes.
  68. Krahasuar me atë që do të duhej të jemi, ne jemi gjysmë të zgjuar. – Wiliams James
  69. Kritika e padrejtë është shpeshherë kompliment i fshehur, sepse qenin e ngordhur nuk e rrah askush.
  70. Kritika është mënyrë e reagimit, e cila për të gjithë është e tepërt. Të gjithë e kanë në rezerva dhe e shpërndajnë, falas, e kërkoi kush apo jo.
  71. Kujtesa na sjell informacion në vetëdijen tonë, por jo edhe krejt sa ka informacione për një fushë pas një kohe kujtesa mund të na sjell edhe shumë më shumë informacion se në kërkesën e parë...
  72. Kujtoni të mirat e jetës e jo brengat !
  73. Kur bisedoni me njerëz, kurrë mos e filloni bisedën rreth temave me të cilat nuk pajtoheni me ta. Bisedoni së pari rreth asaj çka keni të përbashkët , dhe - nëse keni mundësi mundohuni disa herë ta cilësoni se tentoni drejt të njëjtit qëllim, megjithëse vetëm rrugët deri të arritja, deri te qëllimi nuk janë të njëjta.
  74. Kur unë nuk mund t'i udhëheq ngjarjet, unë ato i lë të udhëheqin me vetveten. - Henri Ford
  75. Kush ec ngadalë, mbërrin larg.
  76. Kush rrezikon? - Ai që nuk rrezikon.
  77. Ky kurs trajnimi do të nxisë që në shkollën time edhe në rrethin ku jetoj, dijet e fituara t'i ndaj më koleget, prindërit e komunitetin për qëllimin e vetëm, ngritjen e cilësisë së shkollës, që padyshim është vlera më madhore e rrugëtimit tonë të përbashkët...
  78. Lejoni njerëzve ta ruajnë krenarinë personale.
  79. Leximi është mënyrë se si të mendojmë me mend të huaja. - Charles Scribner, ml.
  80. Leximi për tru është sikur ushtrimi fizik për trup.
  81. Lexoni 30' min. në ditë, për 10 vite do të lexoni 250 libra
  82. Libra që duhet lexuar:
    ,,Zhvillimi i të mendarit kritik, ,,Mendja e pa shkolluar dhe ,,Mendja e disiplinuar - Howard Gardner
  83. Libri i mirë në kohën e mirë mund ta ndërrojë krejtësisht jetën.
  84. Lodhja është pasojë e gjendjes psikike, lodhja nga puna fizike është më e rrallë.
  85. Lumturia gjendet në punë e jo në posedim
  86. Mbajeni ditarin e gabimeve dhe të marrëzive që i keni bërë gjatë javës dhe qortojeni vetveten. Mos harroni se nuk jeni dhe nuk mund të jeni të përkryer, prandaj, përpiquni që nga të afërmit tuaj të merrni gjithnjë kritikë objektive, miqësore dhe konstruktive.
  87. Mbajeni mend se për njeriun emri i tij është fjala më e rëndësishme.
  88. Mbret – Unë jam mbret në mbretërinë time.
  89. 2 nëntor 1920 filloi te punonte radiostacioni i pare ne SHBA
  90. Me kënaqësi peshkoj në lumë, e ushqimi im i preferuar është kremi me dredhëza. Peshqit megjithatë nuk duan të dinë për dredhëza;ata më shumë i duan krimbat. Për këtë kur shkoj në peshkim nuk vendos në grep krem me dredhëza, por i përshtatem shijes se peshqve dhe i josh me krimba.
    Përse nuk e praktikojmë këtë rregull kaq të thjeshtë t'ju përshtatemi shijeve të të tjerëve nëse dëshirojmë të fitojmë përkrahjen e tyre?
  91. Me miliona njerëz e kalojnë jetën në mjerim e varfëri vetëm pse nuk e kanë planin e vyeshëm për fitimin e pasurisë.
  92. Me ndryshimin e mënyrës së të menduarit mund ta ndryshojmë edhe jetën tonë.- D.Carnegie
  93. Mendja e njeriut madje edhe më e ndritura nuk mund të mendojë në të njëjtën kohë më tepër se sa për një gjë.
  94. Mendojmë rrallëherë për atë që kemi e gati gjithnjë për atë që na mungon. – Shopenhaueri
  95. Mënyra më e mirë e parashikimit të ardhmërisë është që atë ta krijoni vetë.
  96. Miniera e arit më e madhja ndodhet në kokën e njeriut...
  97. Dëshironi të merrni mjaltë, mos e godisni shtëpinë e bletëve.
  98. Mos harroni se askush nuk e rrah qenin e ngordhur. D.C.
  99. Mos ju frikëso armikut që të sulmon, por mikut që të lajkaton
  100. Mos lejoni t'ju brengosin cikërrimat!
    Jeta është shumë e shkurtër të harxhohet me cikërrima
  101. Mosmirënjohja e fëmijës të dhemb më shumë se kafshimi I gjarprit. - Mbreti Lir i Shekspirit
  102. Mundohuni që në fillim të bisedës të merrni sa më shumë përgjigje pohuese /pozitive/.
  103. Mundohuni t'i shikoni gjerat me sytë e të tjerëve
  104. Mundohuni të qortoni në mënyrë indirekte.
  105. Ndërdija është depoja e memories suaj. Për të pasur memorie të përsosur, do të duhej ta përsëritni fjalinë: "Inteligjenca e paskajshme e ndërdijes sime në çdo kohë dhe në çdo vend më tregon çdo gjë që kam nevojë të di.
  106. Në botën industriale gjërat e mëdha i arrijnë ata njerëz që dinë t'i materializojnë idetë e veta.
  107. Ne kemi aftësi të jashtëzakonshme për të harruar.
  108. Në luftërat e jetës nuk fiton gjithmonë njeriu më i fortë ose më i shpejtë, por herët a vonë ai i cili fiton është njeriu i cili mendon se mund ta bëj atë. Hill
  109. Në majën e shkallëve të suksesit kurrë nuk është tollovi.
  110. Në nivelin material ne dhe druri jemi të përbërë nga elemente të njëjta të cilat mund të riciklohen kryesisht në karbon, hidrogjen, oksigjen, azot dhe në sasi të vogla të elementeve tjera....Dallimi i vërtetë është në energji dhe informatë.
    Ne jemi lloji i privilegjuar sepse kemi sistemin nervor që është i aftë të bëhet i vetëdijshëm për sasinë e energjisë dhe informatave në fushën e lokalizuar të cilën paraqet truri ynë. Këtë fushë subjektivisht e përjetojmë si mendime, ndjenja, dëshira, kujtime, instinkte, dhe bindje tona personale. - Deepak Chopra ,, Shtatë ligjet hyjnore të suksesit
    Paraardhësit e lashtë kanë shpallur ,,Unë jam ajo, ti je ajo, e tëra është ajo dhe ajo është e tëra që është
  111. Në qoftë se kjo nuk ka ndonjë kuptim, atëherë shpëtojmë nga një mal me telashe, sepse nuk ka nevojë që ta kërkojmë. - Fullan
  112. Në qoftë se një njeri e mësoni diçka, ai kurrë asgjë nuk do të mësojë.
  113. Në qoftë se njeriu dëshiron t'i gëzohet jetës së vet të shkurtër, ai duhet të përpiqet ta zbukurojë, jo vetëm jetën e vet, por edhe jetën e të tjerëve, sepse gëzimi i tij varet nga gëzimi i të tjerëve. - Teodor Drajzeri
  114. Në shekullin XXI ne duhet të mësojmë, të çmësojmë dhe përsëri të mësojmë – Duki
  115. Nëpër rrugë sillesha poshtë e lart pa para dhe pa shpresë, I zhgënjyer që nuk kisha këpucë. Atëherë takova një njeri pa këmbë dhe kuptova sa i pasur që jam. - Psikologjia e suksesit 2 – D.C.
  116. Nëse dëshironi të krijoni armiq, lavdërohuni para miqve; nëse dëshironi të krijoni miq, lejoni atyre të lavdërohen para jush.
  117. Nëse dini se ç'doni, atë zakonisht edhe e arrini. - N.H.
  118. Nëse idetë i kemi të qarta, fjalët vijnë vetvetiu, sikur frymëmarrja. D.C.
  119. Nëse jemi të ngjashëm, ne do të takohemi – [[Raloph Wordo Emerson]
  120. Nëse jeta ju ka dhuruar një limon, bëjeni një limonadë.
  121. Nëse me të vërtetë duhet të qortoni, atëherë veproni kështu - Njeriu më lehtë e kapërdin tabletën e hidhur nëse para saj merr një kokërr sheqer. / në fillim një kompliment e më pas qortimi/.
  122. Nëse mendoni se do të humbni, të mposhtur jeni
    Sepse në këtë botë, ta dini,
    Suksesi fillon me vullnetin e njeriut -
    E tëra është në gjendjen e vetëdijes.
  123. Nëse nuk keni të drejtë, pranojeni zëshëm dhe pa nguruar.
  124. Nëse shikoni një fotografi në të cilën jeni edhe ju , cilin së pari do ta kërkoni?
  125. Nëse takojmë personin me mendje të jashtëzakonshme duhet ta pyesim çfarë libra lexon. - Raloph Wordo Emerson
  126. Një pikë mjaltë mbledh më shumë grerëza se sa disa litra rrëshirë
  127. Njerëzit çmohen jo për atë çka dinë por për atë çka bëjnë me atë që dinë.
  128. Njerëzit duhet t'i mësojmë sikur nuk po i mësojmë...
  129. Njerëzit me shpirt ndërmarrës, shfrytëzojnë risitë. – Peter Drucker /1985/
  130. Njeriu është qenie e shprehive. Xh.Morf
  131. Njeriu i cili di të vendoset nën lëkurën e njerëzve të tjerë dhe të shikojë gjerat me sytë e tyre nuk duhet të brengoset për ardhmërinë e vet.
  132. Njeriu i cili mundet vetë të sajojë mënyrë si të punojë më mire, më shpejt dhe më ekonomikisht, e ka të ardhmen dhe fatin e vet në duart e veta - J.Paul Getty
  133. Njeriu i suksesshëm nuk është vetjak. Dëshira e tij më e madhe është t'i shërbejë njerëzimit.
  134. Njeriu më i pa lumtur në botë është ai që lakmon të mos jetë ai që është, që edhe shpirtin edhe trupin dëshiron t'ia përshtatë shëmbëlltyrës së vet të imagjinuar dhe joreale. - Anxhelo Patri
    Pra njiheni vetveten dhe bëhuni ai që jeni...Edhe nga prindërit tuaj gjasa që të lind një person si ju janë 1 me 300 000 miliardë !
    Mos i imitoni të tjerët. Njiheni vetveten dhe bëhuni ai që jeni.
  135. Njeriu me ndjenjën e vet superiore të intuitës, me aftësinë e vet të mendojë e të rezonojë, nuk e gllabëron të afërmin e vet fizikisht por ka kënaqësi të veçantë ta përpijë financiarisht.
    Kafshët kanë mundësi të kufizuar të mendojnë kështu që ato e gllabërojnë njëra tjetrën edhe fizikisht.
  136. Njeriu nuk mëson vetëm nga ata që e admirojnë, shumë më shumë nga ata që na kritikojnë ne mësojmë.
  137. Njeriu plaket kur të pushojë së ëndërruari dhe kur e humb interesimin për jetë.
  138. Njeriu primitiv kënaqet shumë me gabimet dhe lëshimet e njerëzve të mëdhenj. – Shopenhaueri
  139. Njeriun ideal e gëzon ajo që t'ju ndihmojë të tjerëve, por turpërohet nëse ata i bëjnë shërbim atij. - Aristoteli
  140. Nuk do të ishte mirë të gëzohemi në fatkeqësitë e të tjerëve.
  141. Nuk është e rëndësishme vetëm të dish se çfarë përbën sukses, por të dish dhe të arrish suksesin.
  142. Nuk është kurrfarë turpi të jesh ithtar. Nga ana tjetër, nuk është kurrfarë nderi të mbetesh ithtar. Shumica e udhëheqësve të mëdhenj filluan si ithtarë. Ata u bënë udhëheqës të mëdhenj për arsye se ishin ithtarë inteligjentë.
  143. Nuk ka religjion më të madh se sa t'ju shërbesh njerëzve. Të punosh për të mirën e përgjithshme është religjioni më i madh. - Albert Schweitzer
  144. Nxiteni në ata ndjenjën për të bërë gara.
  145. Oratoria është e rëndësishme, por më e nevojshme është mësimi dhe arti i sjelljes me njerëzit në vendin e punës dhe në jetën e përditshme.
  146. Organizimi është bashkimi i pjesëve në një terësi.
  147. Për armikun mos ndez zjarr shumë të madh, sepse vetë mund të digjesh në të.-D.C.
  148. Për fat të keq nuk ekziston asnjë mbrojtje ligjore për ata të cilët me qëllim apo nga padituria e helmojnë vetëdijen e të tjerëve me sugjestionet e veta negative. Për këtë formë të destruktivitetit ligji do të duhej të përshkruaj dënime të rrepta ..
  149. Për lumturi ekziston vetëm një rrugë dhe për këtë arsye duhet të mos shqetësohemi për gjerat që nuk i nënshtrohen dëshirës sonë - Epikteti
  150. Për njeriun e mençur çdo ditë lind jeta e re.
  151. Përemri vetor "Unë" në 500 biseda telefonike është përsëritur 3990 herë.
  152. Përpiqu që ta pranosh lehtë atë që është e domosdoshme.
  153. Personi që di të lexojë por nuk lexon nuk është në pozitë aspak më të mirë nga personi që nuk di të lexojë. - Mark Twain Leximi nuk ju ndryshon vetëm jetën e juaj por edhe rrjedhën e historisë ....
  154. Pikërisht ai njeri i cili nuk tregon interesim për të afërmit, ka më së shumti vështirësi në jetë dhe u shkakton më së shumti dhimbje njerëzve. Nga njeriu i tillë rrjedh e tërë e keqja njerëzore. Alfred Adler
  155. Platoni ka thënë: - Gabimi më i madh i mjekëve është se ata mundohen ta shërojnë trupin e njeriut duke mos u përpjekur ta shërojnë shpirtin e tij; megjithatë, shpirti dhe trupi përbëjnë në vete një tërësi dhe ata nuk mund të shërohen veç e veç !
  156. Po menduat mirë e mira do t'ju pasojë, po menduat keq, e keqja gjithashtu do t'ju pasojë. Njeriu është i tillë si mendon.
  157. Prej drunjtëve nuk shihet mali
  158. Problemet tokësore janë të tejkalueshme, ju jeni ata që drejtoni timonin e anijes...
  159. Profeti Muhamed ka thënë: "Vepra e mirë është ajo vepër që njeriun e bënë t'i qeshë fytyra nga gëzimi".
  160. Psikologët thonë se mbi 85% , të njohurisë, vinë përmes përshtypjeve vizuale. / rëndësi TV, e mjete tjera/ , me orë njeriu mund të fliste se si goditet me shkopin e golfit, por kjo do të më bezdiste, por nëse ngriheni dhe demonstroni me lëvizje sesi bëhet goditja me gjithë qenien time do të përqendrohem... Përdorimi i fotografive ka rëndësi...
  161. Punët tregojnë më shumë së fjalët, e buzëqeshja i thotë njeriut: "Je i dashur për mua dhe më vjen mirë që të shoh".
  162. Punoni ashtu siç dini më së miri, por kur t'ju sulmojnë, hapeni ombrellën dhe ai rrebeshi i kritikave le ta lagë atë e le të kalojë pas qafës suaj. D.C.
  163. Pyetni 100 njerëzit e parë që i takoni se ç' dëshirojnë më së shumti në jetë .98 nga ata nuk do të jenë në gjendje të tregojnë se çka dëshirojnë. Por nëse insistoni disa nga ata do të thonë: para, lumturi, fuqi , famë, etj..por nga dëshira e thjeshtë nuk realizohet asgjë. Dëshira e zjarrtë për t'i realizuar ato që dëshirojmë reagon pozitivisht vetëm në plane të mirëmenduara dhe me një qëndrueshmëri të fundshme dhe besim në idetë që ne krijojmë.
  164. Qëndrimi negativ ndaj të tjerëve kurrë nuk mund të na sjellë suksesin. Prandaj do ta eliminoj urrejtjen, lakminë, xhelozinë, egoizmin dhe cinizmin duke e zhvilluar dashurinë ndaj tërë njerëzimit. Do të arrij që të tjerët të besojnë në mua, sikurse edhe unë do të besoj në ta...
  165. Qenia e integruar di pa mësuar, sheh pa shikuar dhe arrin pa bërë asgjë. - Leo Tzu
  166. Qetësia e vërtetë shpirtërore arrihet si rezultat i pajtimit me të keqen - Lin Jutang /kinez/.
  167. Rekomandimet , për mënyrën se si duhet bërë ndryshimet, pa kaluar në aksion ajo ,,duhet është fjalë e kot - Fullan
  168. Relaksimi dhe pushimi është e dobishme. Pushoni para se të lodheni. Zemra gjatë 24 orëve punon 9 orë dhe pushon 15 orë. Henri Fordi ka thënë: kur mund të rrijë ulur, kurrë nuk rri në këmbë, dhe kurrë nuk ulem kur mund të shtrihem.
  169. Respektojeni mendimin e të tjerëve. Kurrë mos i thoni njeriut se nuk ka të drejtë.
  170. Rregulla e parë për zgjidhjen e problemeve është: "Mblidhni fakte" Tomas Edisonit pas vdekjes i janë gjetur 2500 fletore me shënime për problemet me të cilat është ballafaquar.
  171. Rrezikon më se shumti ai që nuk rrezikon.
  172. Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira.
  173. S'ka çmim të caktuar për ide të vyeshme!
  174. Se pari zgjoje në të afërmin, dëshirën për veprim. Nëse këtë e arrin, e gjithë bota do të jetë pranë teje, nëse jo - do të mbeteni vetëm.- Overstreet
    Psikologjia e suksesit - Dale Carnegie
  175. Shekspiri: O njeri, qenie e ngratë. Sapo fiton pushtet fillon të sillesh me aq budallallëk nën kupën qiellore nga e cila edhe engjëjt qajnë.
  176. Shikoje këtë ditë.. Se e djeshmja është vetëm një ëndërr, ndërsa e nesërmja është vetëm një vizion i paqartë...
  177. Shmanguni urdhrave direke. Më shumë preferojeni këshillën.
  178. Shprehni mendimet në mënyrë dinamike dhe dramatike.
  179. Shqetësimit për ndonjë problem duhet t'i shtrojmë këto pyetje:
    1. Cili është problemi?
    2. Çfarë e ka shkaktuar problemin?
    3. Cilat janë zgjidhjet e mundshme?
    4. Cila është zgjidhja më e mirë?
  180. Shqiponja gjatë fluturimit has në pengesa për të qarë ajrin, por pa ajër ajo s'mund të fluturojë fare. Pra aftësi është të ngadhënjesh mbi pengesat kjo është esenca e jetës së njeriut.
  181. Sikur paraardhësit tanë të mos i nxiste nevoja e zjarrtë për t'u ndjerë të rëndësishëm, civilizimi nuk do të ekzistonte, e njerëzimi edhe më tej do të jetonte në errësirën e paditurisë.
  182. Sjellja e mirë përbëhet nga flijime të vogla.
  183. Sokrati, plak i urtë kurrë nuk u thoshte njerëzve nuk keni të drejtë. "Metoda e Sokratit" ishte që në fillim të bisedës të merrte 10 përgjigje pozitive nga bashkëbiseduesi e pastaj ai bindej...
  184. Sot do ta rris vlerën time qindra here!
  185. Suksesi është i mundshëm me përkrahjen e shumicës.... kemi inovator të pavarur.
  186. Suksesi në sjelljen me njerëz bazohet në gatishmërinë e të kuptuarit të mendimeve të tyre.
  187. Suksesi nuk kërkon kurrfarë arsyetimi dështimin nuk e arsyeton kurrfarë alibie - N.Hill
  188. Suksesin e mbërrijnë vetëm ata që mendojnë për suksesin e mundshëm.
  189. Të paditurin është e pa mundur ta bindesh me fakte.
  190. Të gjitha mendimet që janë të emocionalizuara /të mbushura me emocion / dhe të shoqëruara me besim, fillojnë menjëherë të shndërrohen ne ekuivalentin e tyre fizik.
  191. Të krijosh plane dhe të dështosh në realizimin e tyre është njësoj sikur të kesh harta në vend të territoreve.
  192. Tërë ajo që mund të paramendohet e të besohet nga mendja e njeriut, mund edhe të realizohet.
  193. Tomas A. Edison kishte tre muaj "shkollë" por atij nuk i mungonte arsimimi dhe nuk vdiq i varfër.
  194. Tre hapa për mësim gjatë tërë jetës: i pari leximi se paku tri orë në ditë, hapi dytë dëgjimi i radios në veturë, i treti ndjekja e çdo kursi a seminari...
  195. Tregojuni njerëzve se besoni në aftësit e tyre. Ata do të mundohen ta arsyetojnë besimin tuaj.
  196. Tregoni interesim të sinqertë për të afërmit.
  197. Trimëria pas luftës dhe mençuria pas kuvendit nuk kanë vlerë – popullore
  198. Truri i njeriut mund të krahasohet me baterinë elektrike.
    Grupi i truarve harmonikisht të lidhur do të ofrojë shumë më tepër energji mendore se sa një tru ashtu sikur grupi i baterive që do të ofrojë më shumë energji se sa një bateri.
  199. Udhëheqësit nëse dinë se ç'donë, atë zakonisht edhe e arrijnë, por domosdo duhet t'i kenë parasysh këto principe: dëshirën e zjarrtë, vendimin, besimin, qëndrueshmërinë, bërthamën kreative, dhe planifikimin e organizuar. - N.H.
  200. Udhëheqja është aftësi e tërheqjes së përkrahësve dhe të pasardhësve. - John Maxwell
  201. Udhëheqja është aftësi për zgjidhjen e problemit. – Barbara Walters
  202. Ujërat e qeta janë shumë më të thella, të rrëmbyeshme janë ato të cektat....
  203. Unë duhet ta humbas veten në punë, sepse do të tretem nga dëshpërimi... Terapia e punës në vend të ilaçeve për të mposhtur shqetësimin...
  204. Vëmendja enërgjizon , kurse qëllimi transformon. Çfarë do qoftë që i kushtoni vëmendje, ajo do të rritet më fuqishëm dhe e kundërta. D. Chopra
    Forca e padukshme njeriut është e pakufishme, mirë e organizuar që mundet të realizojë çdo gjë që dëshiron..
  205. Vendosni se çfarë saktësisht dëshironi. nuk mund ta qëlloni cakun nëse nuk e shihni.
  206. Vere në grep atë ushqim që i përgjigjet shijes se peshkut.
  207. Vetëdija është kamerë, ndërsa ndërdija është shiriti i filmit ku regjistrohet pamja. - Xhozef Morfi - Forca e ndërdijes
  208. Vetëdija, e cila mbizotërohet nga emocione pozitive, bëhet strehim i përshtatshëm për gjendjen e vetëdijes të njohur si besim. Vetëdija e tillë, sipas vullnetit të lirë, mund t'i jap mendjes se ndërdijeshme udhëzime të cilat ajo do t'i pranojë dhe sipas tyre do të veprojë. N.Hill
  209. Zgjojeni në njeriun ndjenjën se ideja është e tij.
  210. "Mos i përfill mendimet e të tjerëve, përderisa zemra të thotë se je duke bërë mirë" - motra e Rusveltit

Zgjodhi:
Alush Kryeziu, Mleçan