Jump to content

Gypat e shoshes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Jane qeliza te medha; kane shuma pllaka te shoshes, te cilat ndodhen kryesisht ne muret transversale. Ne disa bime, sidomos ne ato ku muret transversale priten, birat grupohen ne menyre qe te formojne pllakat e shoshes, te ndara nga hapesira pa bira(pllaka te shoshes te perbera. Ne raste te tjera, muret transversale jane te orientuara pak a shume pingul me ato gjatesore dhe jane teresisht te zena nga nje pllake e vetme shoshe (pllake shoshe e thjeshte).Ne pjekuri gypat e shoshes jane pa berthame, pa tonoplaste, pa ribozome, pa aparat Golxhi dhe pa citoskelet;ka te pranishem vetem disa plastide dhe mitokondra, pervecse nje rrjeti endoplazmatik te lemuar. Citoplazma eshte gjysme e lengshme, dhe tek Angiospermet karakterizohet nga prania e nje lende me natyre proteinike qe quhet proteina P, e cila gjendet e mbledhur ne birat e pllakave te shoshes. Nuk eshte shume i qarte funksioni i kesaj substance, mendohet te sherbeje per mbylljen e birave kur gypi demtohet. Ne fakt tapat e proteines P gjendet vetem ne gypat e demtuar. Ne preparatet mikroskopike poret e pllakave te shoshes shfaqen te veshura nga nje polisakarid i vecante, polimer i glukozes, me zinxhire te spiralizuar. Duket se depozitimi i kesaj substance, si ne rastin e proteines P, eshte nje artificee shkaktuar nga manipulimet, sidomos prerjet te cilave i nenshtrohet pjesa e bimes qe vezhgohet. Por ne gypat e plakur qe bima ka nevoje ti mbylle, qe me pas ti largoje, vihen re bira te mbyllura nga ky polisakarid. Ne kete rast nuk eshte nje artifice, por ky polisikarid i quajtur edhe polisakarid percaktues eshte vertet i pranishem tek bima. Normalisht qelizat pa berthame kane jete shume te shkurter, por keto gypa mund te jetojne disa vjet sepse ndihmohen nga qelizat e aneksuara parenkimatike. Keto kane permasa te vogla ne krahasim me gypin por kane nje berthame te madhe, citoplazme te shpeshte dhe jane te pasura me organele. Mendohet se rregullojne levizjen e lendeve organike brenda gypave. Per shembull, mitokondrat e tyre prodhojne ATP qe perdoret per te transportuar aktivisht brenda gypit lenden organike te sintetizuar. Indi i shoshe ska dhe qeliza parenkimatike me funksion rezervimi dhe fibra sklerenkimatike te quajtura fibra ekstraksilare. Keto jane shpesh te drurezuara dhe kane funksion mbeshtetes.