Jump to content

Stadiumi Riza Lushta

Coordinates: 42°53′17.0″N 20°51′41.1″E / 42.888056°N 20.861417°E / 42.888056; 20.861417
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stadiumi Riza Lushta
VendndodhjaKosova Mitrovicë, Kosovë
PronariKomuna e Mitrovicës
Kapaciteti12,000[1]
SipërfaqjaBar
105x68m
Përdoruesit
KF Trepça'89

Stadiumi Riza Lushta është stadium multifunksional në Mitrovicë, Kosovë. Stadiumi u emërua sipas emrit të futbollistit Riza Lushta dhe është stadium vendas i klubit KF Trepça'89.

Stadiumi "Riza Lushta" në Mitrovicë u ndërtua në vitin 1938, duke u bërë stadiumi i dytë në qytet. Stadiumi është emëruar sipas futbollistit të famshëm Riza Lushta nga Mitrovica, i cili në vitet 1930-1950 luajti për ekipin kombëtar të Shqipërisë por edhe për një numër klubesh në Shqipëri, Itali dhe Francë, duke përfshirë skuadra të njohura si Juventus dhe Napoli. Që nga fundi i viteve 1980, Stadiumi Riza Lushta ka qenë stadiumi vendas për ekipin KF Trepça '89. Më parë, kapaciteti i stadiumit ishte 12 mijë spektatorë ndërsa tani është dukshëm më i vogël. Stadiumi Riza Lushta menaxhohet nga Komuna e Mitrovicës.

  1. ^ Reference from WorldStadiums

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Stadiumi Riza Lushta.

42°53′17.0″N 20°51′41.1″E / 42.888056°N 20.861417°E / 42.888056; 20.861417