Jump to content

Stampa:11 Mars

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Torkuato Taso
Torkuato Taso
  • 1544 - Lindi poeti italian Torkuato Taso. Ai mbahet mend për poemën e tij epike “Çlirimi i Jeruzalemit”, një tregim i idealizuar mbi Kryqëzatën e Parë. (Figura)
  • 1820 - Vdiq zbuluesi skocez, Sir Alexander McCansey. Ai vendosi rrugën tregtare nga territoret e ngrira të Veriperëndimit në Oqeanin Paqësor në bregdetin perëndimor në vitin 1793.
  • 1955 - Vdiq Sir Alexander Fleming, bakteriolog skocez, i cili zbuloi më vitin 1928 penicilinën.
  • 1981 - Në Kosovë filluan demonstratat e studentëve për liri, ku u shtrua hapur kërkesa “Kosova Republikë”.
  • 1985 - Mihail Gorbaçov u bë kryetar i Bashkimit Sovjetik, pas vdekjes së Konstantin Çernenkos. Në moshën 54-vjeçare, ai ishte anëtari më i ri i Byrosë Politike sunduese.
  • 1990 - Parlamenti lituan shpalli rivendosjen e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik. Lituania ishte republika e parë sovjetike që doli nga kontrolli komunist.
  • 1998 - Ish-presidenti kilian, Augusto Pinochet, bëhet deputet i përjetshëm. Akuzat publike kundër tij për shkelje të të drejtave të njeriut në vitet 1973-1990, vazhdojnë të mbajnë ndezur diskutimet publike në Kili.
  • 1998 - OSBE dhe Amnesty International i bën thirrje Beogradit të pranojë hetime të pavarura ndërkombëtare në Kosovë, ku gjatë ofensivave serbe janë vrarë civilë shqiptarë.
  • 1998 - Kina bllokon propozimin e Grupit të Kontaktit për zgjerimin e sanksioneve kundër Jugosllavisë.