Jump to content

Stampa:22 shkurt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mbretëria e Serbisë.
Mbretëria e Serbisë.
  • 1495 - Mbreti francez, Charles VII, hyri ushtarakisht në Napoli për të marrë fronin. Ai pretendonte ky ishte një post që i takonte mbretërisë së tij.
  • 1819 - Spanja ua shiti SHBA-ve Floridën.
  • 1856 - Partia Republikane amerikane mban Asamblenë e parë kombëtare në Pittsbugh. Ajo së bashku me Partinë Demokratike, rivalen më të madhe, u bënë dy partitë kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • 1882 - Rithemelohet Mbretëria serbe. (Figura)
  • 1922 - Britania e Madhe në mënyrë të njëanshme deklaroi Egjiptin shtet të pavarur dhe sovran. Deri atëherë, Egjipti ishte pjesë e perandorisë britanike që qeveriste shumë shtete të Lindjes së Mesme.
  • 1948 - Ndodhi puçi komunist në Çekosllovaki. Ky shtet ishte futur në orbitën sovjetike të komunizmit.
  • 1958 - Egjipti dhe Siria u bashkuan për të formuar Republikën e Bashkuar Arabe.
  • 1959 - Lee Petty fitoi për herë të parë garën Daytona 500.
  • 1974 - U themelua Organizata e Konferencës Islame (OIC) fillimisht e përbërë nga 37 shtete islame.
  • 1974 - Samuel Byck tentoi të e vrasë presidentin amerikan Richard Nixon.
  • 1994 - Aldrich Ames dhe gruaja e tijë u akuzuan nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bahkuara për spiunim për Bashkimin Sovjetik.
  • 2002 - Lideri rebel dhe politik i Angolës, Jonas Savimbi, vritet pas një sulmi të organizuar kundër tij.