Stampa:26 Gusht
Appearance
- 1920 U ratifikua Amendamenti i 19 i Kushtetutës amerikane, i cili u dha grave të drejtën për të votuar.
- 1999 Më shumë se 60 000 brazilianë që kërkonin dorëheqjen e Presidentit Cardoso u grumbulluan para Kongresit, në protestën më të madhe në historinë e këtij vendi.
- 2000 Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret me të cilin dekoroi pas vdekjes 118 anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses Kursk. Komandanti i nëndetëses, kapiteni Genadi Liaçin, u dekorua pas vdekjës me titullin e "Heroit të Federatës Ruse", ndërsa 117 anëtarë të tjerë të ekuipazhit u dekoruan me "Urdhrin e Trimërisë".
- 2002 Parlamenti i Spanjës voton me shumicë dërrmuese për ndalimin e partisë politike baske, Batasuna, për shkak te mbështetjes që ajo i jep grupit me aktiv të gueriles të Evropës Perëndimore, ETA.