Jump to content

Sveçla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sveçla ky lokalitet është i vjetër dhe përmendet më 1455. Atëherë kishte 55 shtëpi. Shtrihet 5 km në jug te [Podujeva|Podujevës]]. Vlen të theksohet fakti Sveçla dikur ishte stacion karvanësh i rrugës, që kalonte nga KosovaToplicë, pra Sveçla ishte një prej pushimoreve të atëhershme të rëndesishme.Në Sveçël u ruajtën marrëdhëniet çifligare deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Përbërja nacionale e banorëve të ketij fshati është heterogjene, kështuqë përveç shqiptarëve vendase muhaxhirë, këtu jetojnë edhe disa familje serbe dhe malazeze. Prej familjeve muhaxhire këtu erdhën edhe u vendosën Zhuzhët,që kanë ardhur nga fshati Resnicë, i rrethinës së Prokulpës. Janë të fisit Krasniq dhe në fillim erdhi një familje, që me kohë u sos. Nderkaq dy familje janë shpërngul në Turqi. Gjashtë familje të tyre janë vendosur në Prishtinë. Merovcët, në fillim erdhën dy familje. Këta patën migruar në Turqi, por prapë u kthyen në Sveçle. Disa shkuan në fshatin Rufc të Ri, komuna e Lipjanit. Mehanët, janë të fisit Këlmend. Në fillim kanë ardhur një, tani aty s'ka asnjë familje. Pesë familje shpërngulën në Turqi. Gjakalitë rrjedhin nga fshati Gjaka, rrethina e Kurshumlisë. Toponicat, me prejardhje janë nga fshati Topanicë e Toplicës, i përkasin fisit Berishë. [1]

  1. ^ Uka, Sabit (1994). Dëbimi. Prishtinë. fq. 31–32. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)