Të drejtat LGBT në Kroaci
Të drejtat e personave gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinor (LGBT) në Kroaci janë zgjeruar në vitet e fundit por personat LGBT ende përballen me sfida ligjore që persona jashtë këtij komuniteti nuk i përballin. Aktiviteti seksual brenda gjinisë së njëjtë është legalizuar në Kroaci që prej vitit 1977.
Statusi i çifteve brenda gjinisë së njëjtë u regjistrua për herë të parë formalisht në 2003, nëpërmjet një ligji të ri që trajtonte bashkëjetesat e paregjistruara. Si rezultat i një referendumi të vitit 2013,kushtetuta e Kroacisë e përkufizon martesën si kurorëzim vetëm midis një gruaje dhe një burri, duke e përforcuar ndalimin e martesave brenda gjinisë së njëjtë. Gjithsesi që prej prezantimit të Aktit të Partnershipit në 2014, çiftet brenda gjinisë së së njëjtë në Kroaci gëzojnë të drejta të barabarta sikurse çiftet e martuara heteroseksuale përveç të drejtës së adoptimit. Kroacia ndalon ligjërisht diskriminimin me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor në të gjitha fushat si punësimi, arsimimi, shëndetësia etj.
Partitë e majta dhe të gjelbërta kanë qenë advokueset kryesore të të drejtave LGBT teksa partitë e krahut të djathtë janë më të lidhura me Kishën Katolike Romake, duke i kundërshtuar të drejtat LGBT.
Në vitin 2015 organizata ndërkombëtare ILGA e renditi Kroacinë në vendin e 5-të në studimin me fokus respektimin e të drejtave LGBT nga 49 shtetet e survejuara në Europë. Kjo renditje përbën një përmirësim krahasuar me performancën vitin e kaluar ku Kroacia u rendit në vendin e 12.[1][2] Kroacia është pjesë e 11 shteteve të tjera në grupin kryesor të punës për komunitetin LGBT në Kombet e Bashkuara, një grup pune që synon uljen e diskriminimit dhe dhunës.[3]
Legjislacioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktiviteti seksual të çifteve brenda gjinisë së njëjtë u legalizua në 1977.[4][5]
Njohja e martesave dhe bashkëjetesave brenda gjinisë së njëjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkëjetesat e çifteve brenda gjinisë së njëjtë janë njohur me ligj që prej 2003. Ligji iu siguron partnerëve të çifteve homoseksuale të cilët kanë bashkëjetuar së paku për tre vite, të drejta të njëjta mbi trashëgiminë dhe suportin financiar sikurse çiftet e tjera heteroseksuale. Gjithsesi e drejta për adoptim nuk është e përfshirë, as të drejtat e tjera që janë pjesë e Ligjit mbi Familjen – në vend të kësaj një legjislacion i veçantë është hartuar për tu marrë specifikisht me këto ligje.[6]
Edhe pse martesat brenda gjinisë së njëjtë kanë qenë të ndaluara pas referendumit kushtetues të vitit 2013, qeveria e 12 e Kroacisë prezantoi Aktin e Bashkëjetesës në 2014, e cila iu siguron çifteve brenda gjinisë së njëjtë të njëjtat të drejta sikurse ato që gëzojnë çiftet e martuara heteroseksuale, duke përfshirë dhe të drejtën për të adoptuar fëmijë.
Që bashkëjetesa të njihet ajo duhet të plotësojë disa kushte:
të dy partnerët duhet të jenë të së njëjtës gjini; të dy partnerët duhet të jenë së paku 18 vjeçar; të dy partnerët duhet të japin pëlqimin për formimin e një partnershipi.
Për më tepër, kjo bashkëjetesë midis çifteve homoseksuale duhet të jetë e vazhdueshme për më shumë se tre vite dhe vetëm në këtë mënyrë mund të fitojë të drejta që gëzojnë dhe çiftet heteroseksuale që janë në bashkëjetesë.
Adoptimi nga prindër LGBT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Adoptimi nga prindërit LGBT në Kroaci ende nuk është i plotë. Gjithsesi ekzstojnë disa direktiva që brenda disa kushteve të caktura mund të lejohet adoptimi i fëmijëve nga personat LGBT.[7]
Ligje që lidhen me identitetin gjinor dhe shprehjen e tij
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tranzicioni gjinor është ligjor në Kroaci, si dhe certifikatat e lindjes mund të ndryshohen në pajtim me procesin e ndryshimit gjinor që kryhet. Përpara qershorit 2013 ndryshimi i gjinisë duhet të deklarohej dhe të shkruhej në certifikatën e lindjes së individit. Gjithsesi në 29 maj 2012 u deklarua se qeveria do të ndërmerrte iniciativa ekstra që mbrojnë personat transseksualë dhe transgjinorë. Sipas ligjit të ri, nënshtrimi ndaj kirurgjisë së ndryshimit të seksit nuk do të duhej më të deklarohej në certifikatat e lindjes, duke e klasifikuar një informacion të tillë si privat dhe diskret. Ky ligj është efektiv edhe për personat të cilët edhe pse nuk i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për ndryshimin e seksit biologjik, por kanë marrë terapinë hormonale. Ky ndryshim në ligj është propozuar nga koalicioni Kukuriku teksa kanë qenë në opozitë gjatë vitit 2010, por u refuzua kategorikisht nga partia e ekstremit të djathtë, Bashkimi Kroat Demokrat. Ligji i ri hyri në fuqi në 29 qershor 2013.[8][9][10]
Aksesi ndaj fertilizimit in-vitro për çiftet brenda gjinisë së njëjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2009 partia Bashkimi Kroat Demokrat, e cila asokohe ishte në qeveri, miratoi një ligj kontrovers që limitonte aksesin ndaj fertilizimit in-vitro duke e ofruar vetëm për çiftet e martuara dhe ato heteroseksuale (këto çifte duhet të provonin që së paku bashkëjetojnë prej tre vitesh). Kjo parti politike fillimisht tentoi të miratonte ligjin i cili jep aksesin vetëm ndaj çifteve të martuara, por për shkak të presionit publik kjo parti e amendoi propozimin ligjor, duke i dhënë akses edhe çifteve të pamartuara heteroseksuale.[11] Kisha Katolike e mbështeti propozimin e parë legjislativ, duke arguemntuar se fertilizimi in-vitro duhet tiu jepet vetëm çifteve të martuara.
Me qenë se partia Bashkimi Kroat Demokrat është e vetë-deklaruar si parti e krishterë, ministri i Shëndetsië dhe Mirëqenies sociale i asaj periudhe, Darko Milinovic u shpreh se qeveria në këtë vendim mbajti qëndrim të një anshëm të Kishës. [12][13][14][15][16]
Në dhjetor 2011, koalicioni i ri i zgjedhur Kukuriku premtuan se modernizimi i ligjit të fertilizimit in-vitro do të ishte një nga prioritetet e programit të tyre. Ndryshimet e propozuara ndaj ligjit do ti jepnin akses edhe grave beqare. Ndryshime të tjera u propozuan për aspekte të tjera që lidhen me ngrirjen dhe fertilizimin e vezëve. Kisha Katolike reagoi menjëherë pas këtyre ndryshimeve, duke shtuar se nuk ishte ftuar në të gjitha diskutimet e zhvilluara për këtë ligj. Kisha inicioi një peticion direkt pas kundërshtisë së bërë, por Ministri i Shëndetësisë, Rajko Ostojic deklaroi se ligji do të vijojë rrugën drejt miratimit dhe implementimit të tij pa kompromise. [17] Kur u pyet për qëndrimet ndaj çifteve të lezbikeve dhe aksesit të tyre në fertilizimin in-vitro, Ostojic shtoi: “Të jesh gej është ok”.[18]
Në 13 korrik 2012, ligji i ri u miratua me 88 deputetë në favor, 45 kundër tij dhe dy abstenime. Disa deputetë të koalicionit drejtues propozuan që ligji të përfshinte dhe kategorinë e grave lezbike, ndaj shprehën zhgënjimin e tyre që amendimi nuk u pranua në fund fare. Gjithsesi, qeveria e justifikoi këtë përjashtim të bërë ndaj tyre duke argumentuar se ndryshimi legjislativ pati për qëllim të trajtojë çështjen e infertilitetit.[19]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "ILGA-Europe Annual Review of the Human Rights Situation of Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex People in Europe 2015" (PDF). ILGA-Europe. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 maj 2015. Marrë më 2018-01-01.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Pride Event Calendar". ILGA-Europe. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2016. Marrë më 2016-05-19.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "LGBT Core Group at U.N. on Ending Violence and Discrimination".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Croatian football president bans gays from national team". Pink News. 10 nëntor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Where is it illegal to be gay?". BBC News. Marrë më 13 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "ZAKON O ISTOSPOLNIM ZAJEDNICAMA – N.N. 116/03". Poslovniforum.hr. Marrë më 2013-08-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Obiteljski zakon".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Barilar, Suzana (29 maj 2012). "Transgendered to receive new birth certificates". Jutarnji List (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 31 maj 2012.
- ^ "Moći će uzeti novo ime i prije promjene spola". Jutarnji.hr. 2013-08-13. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 2013-08-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2020. Marrë më 28 janar 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "HBK:The gift of life must be actualized in marriage" (në kroatisht). Križ života. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2009. Marrë më 31 maj 2012.
- ^ ISTAKNUO, MILINOVIĆ (11 mars 2009). "The government observes the Church's position on artificial insemination". Vijesti (në kroatisht). Marrë më 31 maj 2012.
- ^ "The state of social justice and Christian values" (në kroatisht). HDZ. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2012. Marrë më 31 maj 2012.
- ^ "Artificial insemination only in marriage". RTL Televizija (në kroatisht). 28 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2014. Marrë më 31 maj 2012.
- ^ "Revised Law on Artificial Insemination". RTL Televizija (në kroatisht). 16 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2014. Marrë më 31 maj 2012.
- ^ Martić, Petra (17 korrik 2009). "Common-law partners right to artificial insemination". Deutsche Welle (në kroatisht). Marrë më 31 maj 2012.
- ^ Darko, Pavičić (16 prill 2012). "Crkve ujedinjene u 'vjerskom ratu' protiv premijera i ministra zdravlja" [Churches united in a 'religious war' against the Prime Minister and Minister of Health]. Večernji list (në kroatisht). Marrë më 31 maj 2012.
- ^ Knežević, Ivana (28 mars 2012). "Ostojić: Gay is O.K., na potpomognutu oplodnju mogu sve žene i parovi" [Ostojic: Gay is OK, assisted reproduction for all women and couples]. Vjesnik (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2012. Marrë më 31 maj 2012.
- ^ "Sa 88 glasova za i 45 protiv Sabor donio Zakon o MPO-u!". tportal.hr. 2012-07-13. Marrë më 2013-08-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)