Tërnovo, Sarajevë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Trnovo është shënuar me numrin 8 - Harta e Kantonit të Sarajevës.

Tërnovo është një nga nëntë komunat e Kantonit të Sarajevës e që shtrihet në një distancë prej 30 kilometra në juglindje të qytetit të Sarajevës. Selia e komunës është në Tërnovo. Këshilli i Bashkisë përdor Hotelin "Marshall" në Malin e Bjelashnica si vendtakim zyrtar. Si rezultat i Marrveshjes së Dejtonit (1995), komuna ishte ndarë ndërmjet Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës (FBiH) dhe Republika Srpskas (RS).

Fshatrat[redakto | përpunoni burim]

• Balbashiqi • Bobovica • Brda • Brutusi • Čeruzhiqi • Česhina Strana • Čunčiqi • Dejčiqi • Delijashi • Deseci • Dujmoviqi • Durakoviqi • Gornja Presjenica • Hamziqi • Jelačiqi • Karoviqi • Kramari • Krsmaniqi • Lediqi • Lisoviqi • Lukavac • Maxhari • Mijanoviqi • Obla Brda • Ostojiqi • Pendičiqi • Pomenoviqi • Prečani • Rakitnica • Rijeka • Sjeveroviqi • Shabanci • Shabiqi • Shishiqi • Trebečaj • Tërnovo • Tushila • Umčani • Umoljani • Zagori

Demografia[redakto | përpunoni burim]

Para luftës në komunë, me 63 vendbanime, kishte një popullsi totale prej 6,991 banorë, prej të cilëve Boshnjakët përbënin 68.81% dhe Serbët 29.45%. Vendbanimet boshnjake u bënë pjesë e komunës Tërnovo, pjesë e Federatës B&H. Sipas të dhënave nga bashkia, kjo është komuna më pak e populluar e Kantonit të Sarajevës, me një popullsi prej 1,747. Ajo gjithashtu edhe për kah dendësia e popullsisë është më pak e populluar nga nëntë komunat tjera, dhe ka përqindjen më të lartë të njerëzve mbi 65 vjeç.

Etnikisht, 95.4% janë boshnjakë dhe 4.6% janë serbë.

Turizmi[redakto | përpunoni burim]

Mali Bjelashnica ndodhet në kuadër të komunës, duke ofruar mundësi për zhvillimin e turizmit. Megjithatë, deri sa infrastruktura nuk është e mjaftueshme për zhvillimin e turizmit, bujqësia mbetet dega kryesore e ekonomisë. Brenda teritorit të komunë Tërnovo gjendet edhe Kanjoni mahnitës Rakitnica.

Personalitete të shquara[redakto | përpunoni burim]

  • Suvad Katana, futbollist (1969 – 2005)

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

Koordinatat: 43°41'19"N 18°20'23"E / 43.6886°N 18.3397°D / 43.6886; 18.3397Koordinatat: 43°41′19″V 18°20′23″L / 43.6886°V 18.3397°L / 43.6886; 18.3397