Jump to content

Tabakët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tabaku në Marrakesh, Marok

Tabakët ishin zejtarë që merreshin me regjjen dhe përpunimin e lëkurëve.

Mjeshtëria e tyre ishte mjaft e përhapur që herët dhe erdhi duke marrë zhvillim të gjerë. Në shek.XVIII deri në gjysmën e parë të shek. XIX kjo zeje arriti shkallën më të lartë të zhvillimit, siç e dëshmon edhe numri i madh i punishteve në disa qytete. Në Berat kishte mbi 40 “tabakhane”, në Prizren 43, në Shkodër 30, në Elbasan 35 etj. Prodhimet e tyre eksportoheshin edhe jashtë vendit. Tabakët u pasuruan shumë, sa që esnafi i tyre arriti të luante rol të madh në jetën politike e shoqërore të vendit. Rënia e kësaj mjeshtërie erdhi në gjysmën e dytë të shek. XIX, kur esnafët e tabakëve e humbën rëndësinë.