Talal bin Abdulaziz Al Saudi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Talal bin Abdulaziz El Saudi

Talal bin Abdulaziz El Saudi (Arabisht: طلال بن عبد العزيز آل سعود‎) ishte anëtar i familjes mbretërore saudit. Ai poashtu ishte udhëheqës i Lëvizjes së Lirë së Princave.

Jeta e hershme[redakto | përpunoni burim]

Princi Talal lindi më 15 gusht 1931[1] si djali i njëzet i Mbretit Abdulaziz.[2][3] Nëna e tij, Munaiyir ishte armene, familja e së cilës ikën nga Gjenocidi Armen gjatë regjimit të Perandorisë Osmane.[4] Munaiyir u prezantua nga emiri i Unejzes tek Mbreti Abdulaziz më 1921 kur ajo ishte 12 vjeçe dhe mbreti ishte 45 vjet. Familja e saj raporton të ketë thënë se Munaiyir ishte analfabete gjatë gjithë jetës së saj dhe u konvertua në fenë Islame.[4] Sipas diplomatëve britanikë në Arabinë Saudite, Munaiyir ishte një nga gratë e preferuar të Mbretit Abdulaziz. Ajo ishte aq e njohur për inteligjencën e saj sa për bukurinë e saj.[5] Princi Talal ishte vëllai i plotë i Princit Nauaf dhe gjysmë-vëllai i Mbretit Saud.

Pozitat e mbajtur[redakto | përpunoni burim]

Princi Talal ishte një nga princat e rinj më të pasur, por pësoi probleme të korrupsionit.[6] Ai u bë Ministër i Komunikimit nga viti 1952 deri më 1955. Ai u zgjodh Ministër i Financave dhe ekonomisë kombëtare, kur mbajti këtë pozitë deri kur nisi Lëvizjen e Lirë të Princave.[7] Një tjetër arsye për largimin e tij ishte se ai propozoi të themeloj kushtetutën. Megjithatë, mbreti Saud nuk kishte ndërmend ose plan për të reformuar sistemin politik. Prandaj, ai e detyroi princin Talal të japë dorëheqjen nga kabineti.[8] Vëllai i tij Prinie Nauaf ia doli mbanë në post.[7]

Filantropia[redakto | përpunoni burim]

Sipas Riz Khan, "Princi Talal i kaloi vitet e tij pas-politike duke zhvilluar punë humanitare, duke marrur epitetin Princi i Kuq dhe duke u bërë i njohur si "Princi i Fëmijëve" për punën e tij me UNICEF-in, Fondin e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara."

Jeta personale[redakto | përpunoni burim]

Princi Talal u martua katër herë:

  • Gruaja e parë: Umm Feisal, ishte nëna e Feisalit (më vonë u divorcuan).
  • Gruaja e dytë: Princesha Mona El-Solh, vajza e kryeministrit libanez Riad El Solh.[9][10] Ata kishin tre fëmijë: Ualed bin Talal Al Saudi,[10] Halid bin Talal dhe Princesha Reema.[11] Ata jetuan të ndarë deri në divorcin e tyre më 1968.[11]
  • Gruaja e tretë: Moudie bint Abdul Mohsen Alangary, ishte nëna e Turkit dhe [[Sara bin Talal bin Abdulaziz El Saudi|Sara]. (më vonë u divorcuan).
  • Gruaja e katërt: Magdah bint Turki El Suejri, nëna e Princit Abdulaziz bin Talal dhe vajza e ish-presidentit të Komisionit për të Drejtat të Njeriut, Turki bin Halid El Sudejri.[12]

Vdekja[redakto | përpunoni burim]

Princi Talal vdiq më 22 dhjetor 2018.[13] Djali i tij Princi Abdulaziz bin Talal shkroi në Twitter: "Princi Talal bin Abdulaziz vdiq të shtunën. Zoti e faltë dhe e bëftë në parajsë".[14]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "The International Who's Who : Royal Families". The International Who's Who. Routledge Taylor & Francis Group. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2017. Marrë më 5 maj 2017. 
  2. ^ Taheri, Amir (2012). "Saudi Arabia: Change Begins within the Family". The Journal of the National Committee on American Foreign Policy. 34 (3): 138–143. :10.1080/10803920.2012.686725. 
  3. ^ Gornail, Jonathan (8 mars 2013). "Newsmaker: Prince Al Waleed bin Talal bin Abdulaziz Al Saud". The National. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2013. Marrë më 18 korrik 2013. 
  4. ^ a b Rossant, John (19 mars 2002). "The return of Saudi Arabia's red prince". Online Asia Times. Marrë më 4 maj 2012. 
  5. ^ Stenslie, Stig (2011). "Power Behind the Veil: Princesses of House of Saud". Journal of Arabian Studies: Arabia, the Gulf, and the Red Sea. 1 (1): 69–79. :10.1080/21534764.2011.576050. 
  6. ^ S. Hertog (23 shkurt 2011). Princes Brokers and Bureaucrats Z. Cornell University Press. f. 46.  978-0-8014-5753-1. Marrë më 21 korrik 2013. 
  7. ^ a b Yitzhak Oron, Ed. Middle East Record Volume 2, 1961. The Moshe Dayan Center. f. 419. GGKEY:4Q1FXYK79X8. Marrë më 11 April 2013. 
  8. ^ Nehme, Michel G. (October 1994). "Saudi Arabia 1950-80: Between Nationalism and Religion". Middle Eastern Studies. 30 (4): 930–943. :10.1080/00263209408701030.  4283682. 
  9. ^ Vijay Prashad (2007). The Darker Nations- A Biography of the Short-Lived Third World. LeftWord Books. f. 275.  978-81-87496-66-3. Marrë më 13 shtator 2013. 
  10. ^ a b Henderson, Simon (27 gusht 2010). "The Billionaire Prince". Foreign Policy. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2012. Marrë më 21 October 2012. 
  11. ^ a b Khan, Riz. Alwaleed: Businessman, Billionaire, Prince. New York: William Morrow, 2005. pp. 17-19. Print. [1]
  12. ^ "Profiles". Saudi Gazette. 15 February 2009. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2015. Marrë më 29 shkurt 2012. 
  13. ^ Saudi Arabia’s Prince Talal bin Abdulaziz passes away
  14. ^ طلال, عبدالعزيز بن. "انتقل الى رحمة الله الامير طلال بن عبدالعزيز غفر الله له واسكنه فسيح جناته اليوم السبت، وسيتقبل ابناءه العزاء "للرجال والنساء" بالفاخرية، ايام الاحد، الاثنين والثلاثاء من بعد صلاة المغرب حتى صلاة العشاءرحمه الله واسكنه فسيح جناته {انا لله وانا اليه راجعون}٠١١٤٤٢٢١١١ للاستفسار". @AAzizTalal. Marrë më 23 dhjetor 2018.