Jump to content

Tanzimati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tanzimatit)

Tanzimati (osmanisht تنظيمات‎, translit. Tanẓīmāt, lit. 'riorganizim', shih Nizami) ka qenë një periudhë reformash në Perandorinë Osmane që nisi më 1839 dhe mbaroi me Periudhën e Parë Kushtetuese më 1876.[1] Periudha e Tanzimatit nisi me qëllimin jo për transformime rrënjësore, por për modernizimin dhe konsolidimin e themeleve sociale e politike të perandorisë.[2] U karakterizua nga përpjekje të ndryshme për të modernizuar perandorinë dhe ta mbronte integritetin territorial të saj ndaj nacionalizmave të brendshme dhe mësymjeve të jashtme. Reformat inkurajuan Osmanizmin ndër grupe të ndryshme etnike të perandorisë në përpjekje për t'ia zënë ngusht lëvizjeve nacionaliste përbrenda perandorisë.

Në nëntor të vitit 1839, sulltan Abdyl Mexhidi shpalli një dekret perandorak për reforma të reja. Për zbatimin e këtij dekreti u ndërmorën një varg reformash administrative, financiare, ushtarake dhe arsimore, që i takojnë periudhës së Tanzimatit. Synimi kryesor i këtyre reformave ishte vendosja e një administrate të centralizuar në të gjitha viset e perandorisë dhe forcimi i ushtrisë osmane. Sipas dekretit, të gjithë shtetasit e perandorisë ishin të barabartë, pavarësisht nga feja e kombësia.

Në vitin 1856 u shpall një dekret i ri perandorak. Ndër ligjet më të rëndësishme që dolën pas këtij dekreti ishte Ligji agrar me të cilin sanksionohej pronësia private mbi tokën dhe garantohej shitblerja e saj e lirë. Po ashtu, u shpërndanë gjykatat fetare dhe u zëvendësuan me gjykata shtetërore.

Sistemi i timarit dhe kriza e tij

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne sistemin feudal ushtarak osman feudet njiheshin me emrin e përgjithshëm timar. Timari mbështetej ne pronësinë feudale shtetërore mbi token. Ai jepte te ardhura vjetore deri ne 20.000 akçe. Timari përfshinte një dy ose me shumë fshatra. Nganjëherë ne te hynin dhjetëra fshatra fqinj ose te shpërndara ne krahina te ndryshme se bashku me fshataret-rajën Feudali-pronari i timarit-timarliu, ndryshe quhej edhe spahi.

Spahiu e gëzonte timarin me kusht qe te shkonte ne lufte si kalores i armatosur sa here e thërriste sulltani. Ne rast se spahiu nuk i përgjigjej thirrjes atij i merrej timari dhe i jepej e drejta te vilte nga fshatrat te dhjetën e prodhimeve te tokës krishtera dhe 22 akçe për familje te islamizuara. Raja gëzonte te drejtën e punimit te tokës brez pas brezi. Sistemi i timarit u zbatua ne te gjitha territoret e pushtura nga Perandoria Osmane. Sistemi i timareve ekzistoi ne Perandorin Osmane për sa kohe u ruajt ekonomia natyrore dhe për sa koh ajo korrte fitore ushtarake. Kur filloi te shthuret ekonomia natyrore dhe kur luftërat fitimtare morën fund sistemi i timarve pësoi gobitje te renda nga vet feudalet spahinj. Me rritjen e qiflixhve ne kurriz te timarve filloi periudha e shthurjes se tyre. Ne vitet 30 te shekullit XIX, ne Perandorin Osmane u realizuan disa reforma. U likuidua sistemi i timareve dhe u njoh prona private mbi token. U morën masa për te riorganizuar sistemin administrativ ushtarak dhe të taksave. Nëpërmjet tyre synohej te futej perandoria ne rrugën e evropianizimit, te forcohej pushteti qendror dhe rimëkëmbej fuqia e nëpërkëmbur e shtetit turk.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Cleveland, William L & Martin Bunton, A History of the Modern Middle East: 4th Edition, Westview Press: 2009, p. 82.
  2. ^ Guler, Emre. Masculinities In Early Turkish Republican Novels (1924-1951). MA History Thesis. Istanbul Bilgi University, 2014. Web. 5 Mar 2018.