Teatri Kombëtar i Sllovakisë
Teatri Kombetar i Sllovakisë (Slovak: Slovenské národné divadlo, abbr. SND) paraqet:
- teatrin më të vjetër profesional sllovak që përmbanë 3 tërësi (operën, baletin dhe dramën)
- një ndërtesë teatri e neo-renesancës në Qytetin e Vjetër të Bratislavës, Sllovaki, e cila fillimisht kishte dy tërësi teatrale (operën dhe baletin, drama ishte e vendosur diku tjetër), dhe
- ndërtesa më e madhe moderne e teatrit në Bratisllavë afër Danubit, e cila u hap më 14 prill 2007.
Teatri profesional
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Teatri Kombëtar Sllovak është teatri profesional i dyti më i vjetër sllovak. Ai ka tri tërësi (dramën, operën dhe baletin). U themelua në vitin 1920 pas krijimit të Çekosllovakisë si një kooperativë dhe u bë një kompani shtetërore në vitin 1945. Në mes vitesh 1920 dhe 1945, ekzistonte po ashtu një ansambël muzikor. Teatri Kombëtar Sllovak ka përfaqësuar kulturën sllovake nëpër turne kudo.
Ky teatër u krijua, dhe në vitet e 1920-ta, edhe u drejtua nga artistë çekë (p.sh. Oskar Nedbal, drejtor gjatë viteve 1923-1930). Performanca e parë ishte opera çeke Hubička nga Bedřich Smetana më 1 Mats 1920. Ansamblet u sllovakizuan gradualisht. Më 1932, ansambli i dramës u nda në SNT Slovak Drama Company udhëhequr nga Janko Borodáč, dhe në SNT Czech Drama Company, udhëhequr nga V. Šulc. Kompani e Dramës Çeke ndaloi së operuari kur u detyrua ta linte Sllovakinë në vitin 1938. Që atëherë, ansambli i dramës ka performuar vetëm në sllovakisht, por në ansamblin e operas kishte çekë edhe pas vitit 1945. Në vitet e fundit, operat janë prezantuar në gjuhët e tyre origjinale.
Fillimisht, tri tërësitë ishin aktive në ndërtesën e vjetër tëTeatri Kombëtar Sllovak. Nga viti 1955 deri në fillim të vitit 2007, kompania e dramës performoi në P. O. Hviezdoslav Theatre dhe nga viti 1962 në vitin (?)2006 po ashtu në një dhomë-teatër të quajtuar Malá scéna SND (SNT Small Stage, Skenca e Vogël). Që nga viti 2007, tërësitë performuan vetëm në ndërtesën e vjetër të Teatrit Kombëtar Sllovak të hapur të prill të vitit 2007.
Kompania e dramës u formësua nga drejtorët Janko Borodáč, F. Hoffman, J. Jamnický, J.Budský, T. Rakovský, K. I. Zachary, P. Haspra, M. Pietor dhe drejtori aktual – Dušan Jamrich.
Ansambli i operas u udhëhoq nga dirigjentët si Oskar Nedbal, K. Nedbal, J. Vincourek dhe T. Frešo, dhe drejtorët duke përfshirë V. Šulc dhe M. Wasserbauer. Opera u bë e njohur nëpër botë nën udhëheqjen e dirigjentit çek Oskar Nedbal, i cili po ashtu paraqiti operat e para sllovake të Jozef Levoslav Bella dhe V. Figuš Bystrý, dhe nën K. Nedbal, i cili përmirësoi programin e dramës. Një gjallërim i madh ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore. SNT-ja dëshmoi rritjen e operës moderne sllovake nga Eugen Suchoň, Ján Cikker, Alexander Moyzes, Tibor Andrašovan, T. Frešo, dhe shumë të tjerë. Shumë këngëtarë nga SNT-ja janë të famshëm në botë, p.sh. Edita Grúberová, Lucia Popp, Peter Dvorský, R. Petrák, S. Kopčák, M. Hajóssyová, E. Jenisová, J. Galla, Jozef Kundlák, dhe shumë të tjerë.
Ansambli i baletit u rrit nga një grup i vogël në vitin 1920 dhe sot është një ansamël i madh.
Ndërtesa e vjetër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri fillestar i këtij teatri ishte: Teatri i qytetit (Hungarian: Városi Színház-German: Stadt-Theater)
Ndërtesa e neo-renesancës u ndërtua në vitet 1885–1886 gjatë kohës së Austro-Hungarisë, bazuar ngë një dizajn të arkitektëve vjenezë Fellner & Helmer, të cilët dizajnuan ndërtesa teatrosh në 10 shtete evropiane. Ai u hap si Teatër i Qytetit më 22 shtator 1886 me operën Bánk bán të Ferenc Erkelit, i cili është një nga operat më të rëndësishme hungareze. Si shenjë për rëndësinëe këtij eventi Kálmán Tisza Kryeministri Hungarez dhe gjithë qeveria e tij, Mór Jókai morën pjesë në këtë ceremoni. Performanca gala u dirigjua nga vetë Ferenc Erkel. Ndërtesa origjiniale u dizajnua për 1000 spektatorë dhe u ndriçua duke përdorur 800 llampa gazi, përderisa auditoriumi shkëlqim me 64 drita. Interiori u dekorua me freske nga Pressburg/Pozsony piktori kombëtar Kornél Spányik dhe me piktura nga artisti nga Mynihu Leo Lüttgendorf-Leinburg, ndër të tjerash. The City Theatre was hired by German and Hungarian professional theatre companies, but beginning in 1919 (at the creation of Czechoslovakia), it was used by Czech and later also Slovak ensembles (see above). In 1920 it became the Slovak National Theatre.
Ndërtesa e re u konstruktua në në faqen e mëparshme të stilit klasik të teatrit të ndërtuar në vitin 1776, ndërtesa e parë permanente e teatrit në Sllovakinë e sotme, e cila ishte shembur në vitin 1884.
Skulptori kombëtar nga Bratisllava Viktor Oskar Tilgner hartoi fontanen e famshme Ganymede në vitin 1888, tani e vendosur menjëherë para teatrit.
Ndërtesa i takon ansamblëve të Teatrit Kombëtar Sllovak që nga viti 1920, por sot aty janë të vendosura vetëm opera dhe baleti. Ajo u restaurua në mes të viteve 1969 dhe 1972, kur një ndërtesë e re u shtua pas asaj të vjetrës. Ajo karakterizohet me lustër unike (një top i veçantë) me 2532 drita që mundësojnë krijimin e miliona kombinimeve të pikturave të dritës bazuar në programe të caktuara.
Ndërtesa e re
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dizajni i ndërtesës së re filloi në fillim të viteve 1980-ta, dhe ndërtimi i saj filloi në vitin 1986. Për shkak të mungesës së fondeve, ndërtesa ishte në ndërtim (me ndërprerje të gjata) për 21 vjet, gjë që rriti koston e planifikuar nga 875 milionë në 5 miliard monedha sllovake (edhe pse kjo figurë është e ekzagjëruar relativisht shumë nga inflacioni i viteve të 1990-ta).[1] Ndërtesa u hap më në fund më 14 prill 2007 dhe përmban 3 asambletë e Teatrit Kombëtar Sllovak, edhe pse asambletë vazhduan ta përdorin ndërtesën e vjetër në Qytetin e Vjetër, në mënyrë paralele. Ndërtesa u dizajnua për 1700 spektatorë në të njëjtën kohë në tri seksionet.
Anëtarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Adriana Kučerová[2]