Jump to content

Teknologjia në Romën e lashtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teknologjia në Romën e lashtë kishte arritje teknologjike të mahnitshme, por që do të humbitnin gjatë Mesjetës dhe nuk do të rishpikeshin deri në shekullin e 19-të dhe shekullin e 20-të. Shumë rinovime praktike romake u adoptuan nga modele të hershme greke. Avancimet ishin shpesh të ndara dhe të bazuara në zanate. Grupet e artizanëve mbikëqyrnin xhelozisht teknologjitë e reja si sekrete tregtare.

Inxhinieria romake ashtu si dhe inxhinieria ushtarake romake përbënin një pjesë të madhe të superioritetit teknologjik romak dhe kontribuuan në ndërtimin e qindra rrugëve, urave, akueduktëve, banjave publike, teatrove dhe arenave. Shumë monumente, si Koloseumi, Pont du Gard dhe Panteoni kanë mbetur akoma si testamente të kulturës dhe inxhinierisë romake.

Romakët njiheshin mjaft mirë për arkitekturën e tyre, që grupohet bashkë me traditat greke në "Arkitekturën klasike". Megjithëse kishte shumë ndryshime nga arkitektura greke, Roma huazoi shumë prej Greqisë. Përveç dy llojeve të kolonave, e përziera dhe toskania dhe bashkë me kubenë, që u mor prej harkut etrusk, Roma kishte pak inovacione arkitekturore deri në fund të Republikës.

Rruga Appia (Via Appia), një rrugë që lidhte qytetin e Romës me pjesët jugore të Italisë, mbetet përsëri e përdorur.

Në shekullin e parë p.e.s, romakët filluan gjerësisht të përdorin betonin. Betoni u shpik në fund të shekullit të parë p.e.s. Ishte një çimento e fortë e cila rrjedh nga pozzolana dhe shpejt zëvendësoi mermerin si materialin kryesor të ndërtimit dhe mundësoi shumë ndërtesa që më parë nuk mund të bëheshin. Gjithashtu në shekullin e parë p.e.s, Vitruviusi shkroi De architectura, mundësisht traktati i parë i plotë i arkitekturës në histori. Në fund të shekullit të parë p.e.s, Roma gjithashtu filloi të përdorë fryrjen e qelqit pak pas shpikjes së saj në Siri rreth vitit 50 p.e.s. Mozaikët filluan të përdoren shumë gjatë Perandorisë pasi u gjetën modele të tyre gjatë fushatave të Lucius Cornelius Sillës në Greqi. Artikull rreth historisë së betonit në Romë

Betoni bëri të mundur rrugët romake që ishin të shtruara dhe të durueshme, që ishin ne përdorim edhe një mijë vjet pas rënies së Romës. Ndërtimi i një rrjeti rrugësh efikas mespërmes Perandorisë dramatikisht shtoi fuqinë dhe influencën e Romës. Ato u ndërtuan fillimisht që të lejonin legjionet romake të hidheshin shpejt në veprim. Por këto autostrada kishin gjithashtu rëndësi të madhe ekonomike, duke përforcuar rolin e Romës si kryqëzim rrugësh tregtare – origjina e shprehjes "të gjithë rrugët të çojnë në Romë". Qeveria romake ruajti stacionet e rrugëve që mundësonin rifreskim për udhëtarët përgjatë rrugës, ndërtoi ura që ishin të nevojshme dhe vendosi një sistem një sistem ndërlidhës për ndërrimin e kuajve herë pas here, që mundësuan një lëvizje deri 800 kilometra në 24 orë.

Pont du Gard në Francë është një akuedukt romak i ndërtuar rreth vitit 19 p.e.s. Është i ruajtur nga UNESCO.

Romakët ndërtuan shumë akueduktë për të furnizuar qytetet dhe vendqëndrimet industriale me ujë dhe për të ndihmuar bujqësinë e tyre. Qyteti i Romës furnizohej nga 11 akueduktë me një gjatësi të kombinuar prej 350 kilometrash.[1] Shumica e akueduktëve ishin ndërtuar nën sipërfaqe, vetëm një pjesë e vogël mbi tokë. Disa herë, kur groporet 50 metra të thella duhej të kaloheshin, sifone të përmbysura përdoreshin për ta çuar ujin mbi përpjetë.

Romakët kryen gjithashtu avancime të mëdha në higjienën publike. Romakët ishin veçanërisht të njohur për banjat publike, të quajtura thermae, që përdoreshin edhe për higjienën, edhe për qëllime sociale. Shumë shtëpi romake kishin tualet dhe sistem hidraulik të brendshëm dhe një sistem kanalesh për ujërat e zeza, i quajtur Cloaca Maxima, që përdorej për të tharë kënetat dhe për të dërguar mbeturinat në lumin Tiber. Disa historianë spekulojnë se përdorimi i tubave prej plumbi në sistemet hidraulike dhe të ujërave të zeza çoi në helmimin e shumë njerëzve që kontribuoi në rënien e shkallës së lindjeve dhe rënien e shoqërisë romake duke çuar në rënien e Romës. Gjithsesi, kjo përmbajtje plumbi mund të jetë minimizuar sepse rrjedha e ujit prej akueduktëve nuk mund të ndalej; ajo vazhdonte të rridhte vazhdimisht përmes gjithë qytetit deri në kanal dhe kështu vetëm një numër i vogël rubinetesh përdorej.[2]

  1. ^ Frontinus
  2. ^ Roman Aqueducts and Water Supply by A.T. Hodge (1992)