Tempulli Rameshvara në Narasamangala
Tempulli Rameshvara (i shkruar edhe Rameshwara ose Ramesvara) është një tempull hindu që gjendet në qytetin e Narasamangala-s të distriktit Chamarajanagar në shtetin indian Karnataka. Tempulli është ndërtuar gjatë shekullit të IX nga dinastia perëndimore Ganga e Talakadit.[1]
Plani i tempullit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Plani i tempullit është i thjeshtë, megjithëse ka një strukturë sipërore unike (kullë ose shikhara) që është bërë me tulla dhe stuko. Vimana (faltore me kullë) është njëmbëdhjetë metra e lartë dhe qëndron mbi një platformë me modelime (të quajtur adhishthana) që është dy metra e lartë.[1] Ka një shenjtërore (garbhagriha), një holl të ngushtë të mbyllur (ardhamantapa ose thjeshtë mandapa e brendshme) dhe një holl të madh të mbyllur (mahamantapa).[1] Arkitektura është thelbësisht Dravidiane në stilin Ganga. Disa nga skulpturat më të shquara në tempull përfshijnë atë të Nataraj-it (një formë e zotit hindu Shiva), saptamatrika-t (shtatë hyjnesha nëna të hinduizmit) dhe ajo e mbretit Ganga të ulur me mbretëreshën e tij përkrahë.[1] Tempulli qe po ashtu edhe nën patronazhin e sunduesve të mëvonshëm të perandorisë Hoysala. Kjo është e dëshmuar nga dy tabelat me mbishkrime në gjuhën kannada (që i përkasin viteve 1291-1343) në sit që përshkruajnë dhurimet e bëra nga mbreti Veera Ballala III për hyjninë vendore të Narasamangalas, Ramanathadeva.[1]
Galeri imazhesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Dekorim i trarit dhe kornizës së derës në hyrje të mahamantapas.
-
Mbishkrim i vjetër kannada i mbretit Veera Ballala III.
-
Mbishkrim i vjetër kannada i mbretit Veera Ballala III.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura e dinastisë perëndimore Ganga
- Arkitektura Dravidiane
- Arkitektura e Karnatakas
- Arkitektura e tempujve hindu
- Tempulli Nageshvara në Begur
- Tempulli Kalleshvara në Aralaguppe
- Mbishkrimi Doddahundi nishidhi
- Tempulli Arakeshvara në Hole Alur
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e "Ramesvara temple". ASI, Bengaluru Circle. Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2013. Marrë më 7 korrik 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Ramesvara temple". Archaeological Survey of India, Bengaluru Circle. Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2013. Marrë më 7 korrik 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)