Tempulli Kalleshvara në Aralaguppe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Skalitje të kornizës dhe trarit mbi derë në tempullin Kalleshvara

Tempulli Kalleshvara (i shkurar edhe "Kallesvara" ose "Kalleshwara") është një tempull hindu që gjendet në Aralaguppe, një fshat në Tiptur taluk të distriktit Tumkur në shtetin indian Karnataka.

Historia[redakto | përpunoni burim]

Tempulli Kalleshvara (viti 900) në Aralaguppe

Sipas historianit I.K. Sarma, tempulli është një shembull i përsosur i artit vendas Ganga të shekullit të IX, me ndikime nga stilet arkitekturore Badami Chalukya dhe Nolamba.[1] I është kushtuar zotit hindu Shiva (i quajtur edhe "Ishvara") dhe u projektuar nga një mbret vasal i dinastisë Nolamba. Historianët I.K. Sarma, B.S. Ali dhe K.V. Soundara Rajan e datojnë tempullin në periudhën e fundit të shekullit të IX dhe fillimit të shekullit të X. B.S. Ali e konsideron këtë tempull një nga shembujt më të përkryer të artit të Gangave perëndimorë ndërsa Aschwin Lippe dhe Soundara Rajan mendojnë se tempulli është më afërt me stilin arkitekturor Nolamba të të njëjtës kohë.[2] Datimi i tempullit është konfirmuar nga dy mbishkrime. Një mbishkrim në tempull daton nga viti 895 dhe përshkruan financimin e tempullit nga një mbret Nolamba vasal i mbretit të dinastisë perëndimore Ganga, Rachamalla II (që mbretëroi në vitet 870–907). Mbishkrimi regjistron edhe dhurimin e bërë nga vetë mbreti Rachamalla II për ndërtimin e këtij tempulli (i quajtur Kalla-degula në mbishkrim). Mbishkrimi tjetër, një lapidar heroi në ujëmbledhësin e tempullit (pushkarni), konfirmon se ky rajon ishte nën kontrollin e përgjithshëm të dinastisë perëndimore Ganga gjatë kësaj periudhe. Historiani Sarma argumenton se Gangat perëndimorë dhe Nolambat kishin lidhje të ngushta për sa i përket aspektit kulturoro-artistik dhe duhet të kenë pasur nën drejtimin e tyre gilda të përbashkëta arkitektësh (sthapati) dhe skulptorësh (silpi).[3] Sipas Sarma-s, tre faltoret anësore me një kioskë për Nandin, demi (Nandi-sala), gjogu (vahana) i zotit Shiva, u shtua gjatë periudhës së mëvonshme Hoysala dhe kjo është e konfirmuar nga kritiku i artit Takeo Kamiya.[4][5]

Pamje e mbrapme e kompleksit të tempullit Kalleshvara

Plani dhe skulpturat e tempullit[redakto | përpunoni burim]

Planimetria e shenjtërores (garbhagriha) është piramidal me katër kënde, me pjesë të jashtme të thjeshtë me gjysëm-kolona po ashtu të thjeshta, një vestibul (antarala) që ndan shenjtëroren nga një holl i mbyllur (mandapa) me një seksion të skalitur mjeshtërisht të quajtur mahamantapa ose navaranga. Struktura sipërore mbi faltore (shikhara) dhe vestibul (sukanasi) kanë qenë rinovuar në periudhë më të vonë por baza në të cilën qëndron tempullli (Adhishthana) është origjinale.[6] Korniza e derës (sakha) me trarin sipër derës kryesore kanë punime artistike të jashtëzakonshme. Korniza e derës paraqet portierë të ulur (dwarapala) në bazë, spërdredhje të theksuara të bimëve kacavjerrëse dekorative që shtrihen përgjatë anëve të derës kryesore dhe përmbajnë Yaksha (shpirtra mirë-dashës nga mitologjia hindu) dhe Yakshi (ose Yakshini, kundërpjesët e tyre femërore). Sipër derës, duke formuar trarin (lalata) është një skulpturë e Gajalakshmit (një version i perëndeshës Lakshmi) me elefantë duke e malaksur atë nga të dy krahët. Sarma mendon se kjo skulpturë mund të ketë frymëzuar skalitjen monolitike në hyrjen kryesore (të quajtur akhanda bagilu) në kodrën Vindyagiri në qytetin e famshëm të trashëgimisë xhainisteShravanabelagolas. Rrjeta e paneleve të tavanit (rrjet e gardianëve të tetë drejtimeve ose ashta-dik-pala) e imazheve në mahamantapa (një seksion i mandapas) duhet vënë në pah për shijen e lartë të arkitektëve Ganga-Nolamba. Imazhet e paneleve përfshijnë një Shiva me katër krahë duke kërcyer dhe të zbukuruar mirë si dhe një elefant me katër çataj (gaja) duke mbajtur mbi shpinë zotin Indra dhe bashkëshorten e tij Sachi.[6]

Galeri imazhesh[redakto | përpunoni burim]

Shiko edhe[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Sarma (1992), fq. 88
  2. ^ Ali and Soundara Rajana in Sarma (1992), fq. 88, 90
  3. ^ Sarma (1992), fq. 90-91
  4. ^ Sarma (1992), fq. 91
  5. ^ Kameya in "Architecture of the Indian Subcontinent"
  6. ^ a b Sarma (1992), fq. 90

Bibliografia[redakto | përpunoni burim]

  • I.K. Sarma: Temples of the Gangas of Karnataka; 1992, Archaeological Survey of India, New Delhi, isbn 0-19-560686-8.
  • Takeyo Kamiya. "Architecture of Indian subcontinent". Indian Architecture. Gerard da Cunha. Marrë më 27 dhjetor 2012.