Jump to content

Termocentrali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

termocentrale si lëndë djegëse përdoret qymyri, vajguri ose gazi natyror. Në fillim si lëndë djegëse është përdorur vajguri por me rritjen e konsumimit të benzinës për automobila dhe me rritjen e çmimit kjo doli nga përdorimi, kurse sot përdorim të madh ka gazi natyror sepse prodhimi i dioksidit të sulfurit, shirave acidike dhe trajtimi i hirit nuk shfaqin problem dhe për ambientin është shumë më mirë.[1]

Pamja e një termocentrali.[2]l

Pjesët përbërëse të një termocentrali janë:

  1. Depo e thëngjillit
  2. Kalldaja
  3. Turbina
  4. Gjeneratori dhe sistemi elektrik
Skema hapësinore e termocentralit dhe bllok diagrami.[3]

Thëngjilli transportohet me shirita transportues ose me vagonë të trenit. Shiriti transportues, transporton thëngjillin deri në depon e hapur të thëngjillit e cila ndodhet në afërsi të termocentralit. Depo e thëngjillit ka rezervë disa javë furnizim. Shiritat e tjera transportuese transferojnë thëngjillin në termocentral i cili nëpërmjet hinkës i mbush mullinjtë e mëdhenj. Në mullinjë, thëngjilli bluhet dhe bëhet pluhur. Pluhuri i thëngjillit përzihet me ajër dhe futet në kalldaj nëprëmjet aparatit për djegie. Kjo përzierje ndizet në brendi të furrës. Vajguri dhe gazi natyror i lëngshëm gjithashtu transportohen me tren ose me tubacione. Në termocentrale ndodhen rezervarët në të cilët deponohen këto lëndë djegëse për furnizim disa ditor. Vajguri me pompa dërgohet në aparat për djegie. Aparati për djegie bënë përzierjen e grimcave të vajgurit me ajër. Kjo përzierje injektohet në furrë dhe ndizet. Gazi natyror gjithashtu përzihet me ajër dhe futet në kalldaj nëpërmjet aparatit për djegie dhe ndezja e kësaj përzierje bëhet brenda në furrë. Gazi natyror ndizet më lehtë se thëngjilli pasi që përzihet mirë me ajër dhe djegia është më e pastër me pak hi.

Kaldaja është e përbërë nga çeliku dhe muret e saj janë të mbuluara me tuba të ujit. Pjesët përbërëse të saj janë:

  • Sistemi për injektim të lëndës djegëse
  • Sistemi ujë-avull
  • Sistemi për rrymim të ajrit
  • Sistemi i hirit

Sistemi për injektim të lëndës djegëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gazi natyror, vajguri ose thëngjilli i bërë pluhur së bashku me ajrin përzihen në aparat për djegie dhe injektohen në furrë. Përzierja ndizet dhe krijon temperatura të larta, të cilat ngrohin ujin në tubat të vendosura në muret e kalldajës. Në temperatura të larta uji avullohet dhe prodhohen avuj.

Sistemi ujë-avull

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kulla ftohëse hiperbolike me rrymim natyror.[4]

Uji i futur me pompa në kalldaj nxehet dhe qarkullon nëpër tuba. Për shkak të nxehtësisë që lirohet gjatë djegies së lëndës djegëse uji avullohet dhe prodhohet avulli. Avulli i ngimë tejnxehet me këtë rast rritet temperatura dhe vë në lëvizje trubinën me shtypje të lartë. Avujt e përdorur që dalin nga turbina e shtypjes së lartë rinxehen, të cilët vejnë në lëvizje turbinën e shtypjes së ulët. Avujt e përdorur dhe të dalur nga turbina kondensohen në ujë, në kondensator. Kondensatori gjeneron vakuum që mundëson nxerrjen e avujve nga trubina. Kondensatori është këmbyes i nxehtësisë, të cilin avujt kondensohen në tuba, duke u ftohur me ujë nga burimi i afërt. Teknika ftohëse mund të jenë me anë të lumit, liqenit apo oqeanit, pastaj me kullën ftohëse. Kullat ftohëse mund të jenë me variante të ndryshme duke përdorur metodën ujë-ajër dhe bëjnë ftohje me efekt të lartë por me humbje të ujit. Kullat mund të jenë me rrymim të ajrit dhe mekanik. Kullat me rrymim natyror të ajrit janë më të larta. Brenda kullës ftohëse pengesat e vendosura aty rrisin hapësirën e qarkullimit të ujit për ftohje më efikase. Uji i nxehtë me spërkatje hidhet deri në grilë në maje të kullës. Uji ngadalë rrjedh nga pjesa e lartë e kullës për në pjesën e poshtme nëpërmjet pengesave. Njëherësh, ventilatorët apo rrymimi natyror i ajrit qarkullon nga pjesa e poshtme e kullës në pjesën e lartë.Kjo gje dergon deri ne lirimin e avullit

Sistemi për rrymim të ajrit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ventilatorët për rrymimin e ajrit lëviz ajrin e freskët të ambientit nëpër ngrohësin e ajrit dhe rritet temperatura e ajrit. Gazi i nxehtë e ngroh ngrohësin e ajrit.

Termocentralet me thëngjill prodhojnë edhe sasi shumë të madhe të hirit. Grimcat e hirit do të grumbullohen në fund të furrës dhe përzihen me ujë. Hiri fluturues nxjerrët nga thasët e fultereve dhe përzihet me ujë. Hiri pastaj hidhet në depotë e hirit, të cilat duhet të mbulohen me tokë për të mbjellur bimë që të minimizohet ndotja e ambientit. Gjithashtu hiri mund të përdoret edhe për beton.

Shtypja e lartë dhe temperatura e avujve e vejnë në lëvizje turbinën. Energjia e nxehtësisë në avuj shndërrohet në energjinë mekanike. Gjatësia e fletëve të turbinës rritet duke u nisur nga hyrja në dalje të avujve. Turbina ka pjesën e palëvizshme dhe boshtin rrotullues. Termocentralet bashkëkohore kanë një turbinë të shtypjes së lartë dhe një turbinë të shtypjes së ulët në disa raste një turbinë me shtypje të ndërmjetme.

Gjeneratori dhe sistemi elektrik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pamja e brendshme e gjeneratorit.[5]

Gjeneratori dhe turbine janë të montuara në një bazament dhe janë të lidhura në një bosht. Statori I gjeneratorit e ka bërthamën nga fletat e çelikut me lugje. Mbështjellat trefazore janë të vendosura në këto lugje. Te gjeneratorët e mëdhenj mbështjellat janë të lidhura yll (Y). Mbështjellat janë nga shufrat e bakrit të izoluara me mika. Zakonisht në termocentralet përdoren gjeneratorët me rotor cilindrik, me shpejtësi të madhe, të cilët quhen turbogjenerator. Rotori cilindrik është nga çeliku me lugje. Thuprat e izoluara të bakrit vendosen në lugjet duke formuar dredhat, të cilat furnizohen me rrymë të vazhduar të ngacmuesit. Sipërfaqet pa lugje formojnë polet. Principi i punës së gjeneratori është rryma e vazhduar në rotor gjeneron fushën magnetike. Turbina e rrotullon rotorin dhe fushën magnetike. Fusha rrotulluese indukon tension në mbështjellat trefazore të statorit. Hidrogjeneratorët kanë rotorin me pole të theksuara. Ky rotor i ka polet me mbështjellat e rrymës së vazhduar. Polet furnizohen me rrymë të vazhduar nëpërmjet furçave të lidhura në unazat rrëshqitëse. Gjeneratorët e vegjël ftohen me ajër, i cili qarkullon me ventilator të vendosur në rotor. Gjeneratorët e mëdhenj ftohen me hidrogjen i cili qarkullon nëpër një unazë të mbyllur. Gjeneratorët shumë të mëdhenj ftohen me ujë. Uji ftohës qarkullon nëpër zgavrat speciale në përcjellësit e mbështjellave. Rryma e vazhuar e ngacmimit prodhohet nga ridrejtuesi i lidhur në rotor nëpërmjet unazave rrëshqitëse dhe furçave. Gjeneratori bënë shndërrimin e energjisë mekanike të turbinës në energji elektrike. Energjia e prodhuar në centralet furnizon ngarkesat nëpërmjet linjave transmetuese. Në centralet elektrike motorët, mullinjtë dhe pompat për punën e tyre shpënzojnë diku 10-15% të energjisë elektrike të prodhuar e cila quhet shpenzimi shërbyes (vetiak).

  1. ^ G Latifi, Elektroenergjetika, Ligjërata të autorizuara, Fiek 2011
  2. ^ http://www.power-hitachi.com/products/ffp/features.htm[lidhje e vdekur]
  3. ^ Thermal Power Plants
  4. ^ Natural draft cooling towers
  5. ^ "Electric generator - Electric motors". Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2011. Marrë më 17 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)