Centralet me erë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Centralet me ere)
Jump to navigation Jump to search

Energji kinetike e erës është proporcionale me shpejtësinë e erës. Ndërsa fuqia e centralit me erë është proporcionale me sipërfaqen e fletëve të turbinës dhe shpejtësinë e erës në fuqinë e tretë.

                   [1] 

Kjo fuqi e prodhuar nga era , vlen për shpejtësinë më të madhe se shpejtësia minimale (4m/s) dhe më e vogël se shpejtësia për të cilën fitohet fuqia nominale turbin/gjenerator (12m/s). Ndërsa për shpejtësitë më të mëdha, fuqia mbahet konstante deri në shpëjtësinë maksimale të erës (psh 22m/s) në të cilën cëntrali me erë duhet të shkyqet.

Raporti në mes të fuqisë elektrike dhe shpejtësisë së erës.[2]


Turbina me erë bënë shndërrimin e energjisë kinetike të erës se energji mekanike. Kështu turbina me erë vihen në lëvizje nga energjia kinetike e erës në një helikë të përbërë nga dy ose me shumë fletë, të lidhura mekanikisht me gjeneratorin elektrik.

Konfiguracioni i helikave të turbinate me erë.[3]

Helika ndërtohet si helikë me bosht horizontal me helikë me bosht vertikal. Turbina është ngjitur në një pirg të lartë që të rrahet nga era. Një numër i madhë i turbinave me erë janë të instaluara në një vend, të cilat përbëjnë një kompleks të tërë, në mënyrë që të arrihet kapaciteti i fuqisë së dëshiruar, ashtu që zonat me erë të fort të prodhojnë në vit më shumë energji elektrike. Centralet me erë ndërtohen me fuqi të ndryshme prej disa kË deri në MË. Centralet me erë mund të vendosen në tokë apo në det të hapur, pas shumë analizave të shpejtësisë së erës në vendin ku planifikohen të vendosen. Centralet me erë mund të instalohen ndaras nga rrjeta elektrike, zakonisht në kombinim me ndonjë burim tjetër të energjisë elektrike (p.sh. me dizel gjenerator) ose me bateri të akumulatorëve. Pastaj mund të instalohen me një numër të konsiderueshëm si park i centraleve me erë të lidhura elektrikishtë në mes veti, dhe nëpërmjet transformatorit të lidhur në rrjetin elektrik. Në figurën më poshtë jan treguar

Parqet e centraleve me erë në det të hapur.[4]
Parqet e centraleve me erë në tokë.[5]

Centralet e vogla me erë mund të shfrytëzohen për përdorim shtëpiak si në foton me poshtë, shfrytzimi i këtyre centraleve shtëpiake bëhet në dy mënyra:

  • si burim shtesë gjatë furnizimit primar nga rrjeti elektrik ose agregati shtëpiak,
  • si burim autonomy me sistemim për furnizim rezervë nga bateritë që mbushen nga prodhimi tepricë i centrales me erë.

Përparësitë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përparësitë e centraleve me erë janë:

Energjia me erë në shtëpi.[6]
  • nuk kanë shpenzime për lënden djegëse,
  • siguri të madhe të punës së stabilimenteve,
  • nuk ka ndotje të mjedisit.

Të metat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të metat e centraleve me erë janë :

  • cmim i lartë i ndërtimit,
  • shpejtësi të ndryshueshme, dhe me këtë nuk mund të garantohet fuqia,
  • faktori vjetor i ulët i angazhimit.

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ G Latifi, Elektroenergjetika, Ligjërata të autorizuara, Fiek 2011
  2. ^ "Wind turbine: It's a three-bladed high-speed wind turbine with the aeromechanical pitch regulation system. The wind turbine orients itself downwind. The wind turbine has a bla..." Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2011. Marrë më 17 maj 2011.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  3. ^ Wind Turbine Zone
  4. ^ "Wind World's Largest Wind Farm under Construction in China". Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2011. Marrë më 17 maj 2011.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  5. ^ Oregon’s $1 billion Biglow Canyon Wind Farm goes online | Ecofriend
  6. ^ EERE:Program News