Tespishte
Appearance
Tespishte në Kosovë, tespiçe në jug, tespixhe në Shkodër.
Në Shkodër ka qenë ëmbëlsirë e dorës së dytë, që gatuhet porsi sheqerpareja e Beratit me brum të miellit të grunjtë, i zënë me qumësht, vezë dhe pak sheqer. Brumët nxirret në një kusi, dhe si t'i jipen dy-tri valë, ngjeshet mirë e mirë e mandej shtrihet në tepsi, ku ndahet nuska-nuska në trajtë rombi. Si piqet në furrë, ëmbëlsohet me sherbet sheqeri. Një mënyrë tjetër gatimi përshkruhet nga Filip Ndocaj.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 1028–1029.