Thanas Lice
Thanas Lice (fshati Arrze 1921 - Kolonje 5.3.2002) ka qënë komandant toge i brigadës V gjatë rezistencës Shqiptare.[1]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Thanas Lice ka lindur në vitin 1921 ne fshatin Arrze, rrethi Kolonjë, vdekur në 5 mars 2002. Ka marrë pjesë në njësitë guerile të Durrësit dhe nga krijimi i brigades se 5-te e deri në çlirimin e Kosovës në Vishegrad e në kthim. Pas çlirimit u vesh officer dhe mori gradën kapiten.
Episode nga lufta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbrojtja e spitalit të partizanëve në Kolosian, Kukës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë mbrojtes së spitalit në Kolosian te Kukesit. Kur njerëzit e Muharrem Bajraktarit sulmuan spitalin e partizanëve, Thanasit iu ngarkua detyrë të lajmëronte brigadën në Bicaj. U ndoq nga njerëz të Muharrem Bajraktarit dhe u hodh një rrugë për tu shpëtuar. Këtë rrugë ia mesoi pronari i nje stani që ata kishin shkuar. Brigada u lajmërua dhe erdhi në Kolosian, por Muharrem Bajraktari ishte larguar. Në këtë përleshje u vra dhe nipi i Shefqet Peçit.
Mbrojtja e kongresit të Përmetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kongresin e Përmetit, brigada e V-të ishte caktuar për mbrojtjen e saj. Gjermanët sulmuan në kodrat e Meceqit. Thanasi me mitrolozin e tij "DOD" marrë nga gjermanët i pengoi. Kur kapiteni gjerman u ngrit për të qëlluar, Thanasi e qëlloi duke e vrarë dhe gjermanët u detyruan të tërhiqeshin. Si relikë e kësaj beteje Thanasi mbajti dylbitë e kapitenit gjerman të cilat ndodhen edhe sot në shtëpinë e tij.
Referecat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Informacione nga familjarët