Shefqet Peçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shefqet Peçi (Picari, 30 qershor 1906 - Burgu i Tiranës, 22 tetor 1995) ka qenë ushtarak, politikan shqiptar, Ministër i Minierave dhe Ministër i Komunikacionit dhe P.T.T. i Shqipërisë. Peçi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 1 maj 1906 në Picar të Gjirokastrës. Më 1931 - 1934 ndoqi shkollën e artilerisë në Tiranë, duke dalë prej saj aspirant artilerie.

Më 1939 - 1942 punoi si kujdestar në Normalen e Elbasanit, ku edhe burgoset për 4 muaj. Në mars të 1942 anëtarësohet në Partinë Komuniste.

Më 1944 është komandant i Brigadës 2-të dhe zëvendëskomandant i divizionit 1-rë. Komandant i shtabit të forcave partizane që shkuan në Kosovë. Më 1944 - 1946 anëtar i Këshillit Fashist Nacional Çlirimtar. Më 1945 - 1949 qe komandant i korparmatës 3-të, komandant i divizionit 1-rë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, etj. Në çdo legjislaturë nga 1946 deri më 1991 është zgjedhur deputet.

Më 1949 - 1951 qe ministër i Komunikacionit. Më 1951 - 1953 ministër i Minierave. Më1950 - 1991 anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më 1953 - 1966 kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Më 1966 - 1970 qe ministër pa portofol. Më 1970 - 1982 nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Pas 1991 u akuzua për genocid. Vdiq në spitalin e burgut të Tiranës më 22 tetor 1995.[2]

Dekoratat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Shefqet Peçit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, 2012, fq. 206, ISBN 978-99943-56-22-5
  3. ^ Dervishi, Kastriot (31 maj 2017). "Dekoratat e Enver Hoxhës janë hequr në vitin 1995" (PDF). gazeta55.al. 55 Nr. 6756, v. XXI. fq. 12–13. Marrë më 20 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]