Thiruporuri
12°43′15″N 80°11′12″E / 12.72091°N 80.18665°E Thiruporuri (në gjuhën tamile: திருப்போரூர்) është një qytezë panchayat në distriktin e Kanchipuramit në shetin indian Tamil Nadu. Në qendër të kësaj qyteze gjendet Tempulli Thiruporur Kandaswamy në afërsi të të cilit ndodhet një depozitë e madhe tempullore. Thiruporuri është i vendosur në rrugën e Vjetër të Mahabalipuramit dhe gjendet përkrahë Kelambakkamit në njërin krahë dhe Alathur Pharmaceutical Industrial Estate në anën tjetër, që gjenden gjithashtu në rrugën e Vjetër të Mahabalipuramit. Thirupporuri është i vendosur 25 kilometra në veri-lindje të Chengalpetit dhe është i lidhur me linjë autobusi me Chennain në një largësi prej 45 kilometrash. Kodi postar i Thiruporurit është 603110 ndërsa prefiksi telefonik është 91-44. Thiruporur Assembly Constituency është pjesë e Kancheepuram Lok Sabha constituency.[1]
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Censusi i vitit 2001 në Indi,[2] Thiruporuri kishte një popullsi prej 8302 banorësh. Meshkujt përbënin 50% të popullsisë dhe femrat po 50%. Thiruporuri një mesatare alfabetizmi prej 70%, më e lartë sesa mesatarja kombëtare prej 59.5%: alfabetizmi mashkullor është 77% ndërsa ai femëror është 63%. Në Thiruporur, 13% e popullsisë është nën moshën 6 vjeçare.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fjala Thiruporur në gjuhën tamile do të thotë “vendi i luftë së shenjtë”. Tempulli Thiruporur Kandaswamy i njohur edhe si Tempulli Subramanya Swamy është një tempull i lashtë që daton nga Periudha Pallava dhe është një nga 33 tempujt madhorë në Tamil Nadu kushtuar adhurimit të Muruganit. Sthalapurana tregon gjishtashtu se në këtë vend Murugani me bashkëshortet e tij Valli dhe Devayanai mori nën mbrojtje devat dhe i shpjegoi kuptimin e Pranavas Agastya Munit. Sipas legjendës, këtu Skanda shpalli parimin e pranavas ose realitetin e devave. Koncepti i Pranavas këtu thuhet se ka adhuruar Skandan dhe kodra mbrapa tempullit është e njohur si Pranava Malai. Sipas legjendës Vishnu adhuroi Shivën mbi kodrën Pranava. Ajo tregon gjithashtu se Skanda adhuroi Shivën si Vanmeekeswarari për tu çliruar nga faji i vrasjes së Soorapadmanit. Thirupporur Devasthanami ruan mbishkrime Pallava, nga shekulli i X dhe nga periudha e Vikrama Cholas së shekullit të XII. Siç dëshmohet nga një mbishkrim i gjetur në një kolonë guri në këtë tempull, studiuesit priren ta konsiderojnë këtë tempull si të ndërtuar fillimisht në mbretërit Pallava për shkak të dy biruduve të Atyantakamas dhe Adiranachandras të atribueshme mbretit Pallava, Rajasimhas (Narasimha Varma II). Thirupporuri në atë kohë lulëzoi, por u zhduk duke dalë nga kujtesa për disa kohë. Gjatë mesit të shekullit të shtatëmbëdhjetë, Thirupporuri u rizbulua dhe u rikonstruktua nga Chidambara Swamigali, që thuhet se ishte një pasardhës i një prej poetëve të Tamil Sangamit të Madurait. Legjendat tregojnë se Chidambara Swamy që ishte një adhurues i zjarrtë i "Madurai Meenakshi Amman" pati një vizion të hyjneshës që i kërkoi atij ti ndërtonte një tempull për Muruganin në Thiruporur. Kjo ndodhi kur i dituri e sfidoi hyjneshën se ai nuk do të hante deri sa ajo ta bekonte atë me vizionin e saj. Kaluan shumë ditë dhe Chidambaraswamy ishte pothuajse pa ndjenja, kur papritur ai mundi të dëgjoi byzylykët e hyjneshës Meenakshi dhe kur hapi pak sytë, për një çast të mrekullueshëm pa këmbët hyjnore. Hyjnesha pastaj ngriti Swamyn në këmbët e tij dhe pasi duart e saj e prekën, lëkura e tij u kthye në ar. Ajo i tregoi atij se gjashtë përpjekje të mëparshme për të vendosur tempullin kishin dështuar. Chidambaraswamy arriti në Thiruporur për të gjetur se ishte një pyll i dendur plot me palma. Ai mezi mundi të vendosi se ku ishin bërë përpjekjet për të ndërtuar tempullin. Kur ai ishte duke bërë përpjekje të dëshpërimisht të pasukseshme për të gjetur vendndodhjen e sitit, iu shfaq vetë Murugani si një djal i vogël dhe i dha atij vizionin e vendit ku Murugani si Swayambhu Murti mbuloi një pirg milingonash. Chidambara Swamigali duke zbuluar Swayambu Moortit e Muruganit me bashkëshortet e tij në vendin që i gjeti ndërtoi tempullin. Pasardhësit e Chidambara Swamigalit ndoqën shërbimin fetar dhe e sollën rrëfenjën deri në ditët e sotme. Shenjtërorja e këtij tempulli është vendosur në anën lindore, ku mund të shihet pema e palmës dhe pirgu i milingonave nën të, ku është Kanda Perumali me Vallin dhe Devayanain mbi një peetham të vogël. Chidambara Swamigali e kishte zakon të kryente abhishekam (pastrim ceremonial) për këta imazhe. Murti (idhulli) në folenë e milingonave është mbuluar me kavacham dhe stoli të tjera, por për këtë idhull nuk kryehet abhishekam. Ky tempull përfshin imazhe të Skandas në mjaft forma që lidhen me legjendat nga Skanda Purana. Më e shquara prej tyre është paraqitja e Skandas si një luftëtar, Samhāra Subramanyari. Ai është i vendosur gjithashtu në formën e një fëmije, duke i shpjeguar kuptimin e njësinë e krijimit Om babait të tij, Shiva. Skanda është i vendosur me bashkëshortet e tij Valli dhe Devasena në një shenjtërore të drejtuar nga lindja. Për këta imazhe nuk kryehen abhishekamë. Salla me 24 kolona dhe salla rrethore me 30 kolona janë veçori të tjera të këtij tempulli. Nën një pemë neemi është një faltore për Vembadi Vinayakarin. Në anën jugore të tempullit ndodhet Saravana Poigai dhe Valliyar Odai, dy teerthamët e shenjtë. Në anën lindore të teerthamëve, ndodhet një mandapa me katër kolona. Në tempull ndodhet gjithashtu edhe një tjetër teertham i quajtur Pranavāmritam. Disa nga festat më të rëndësishme të tempullit janë Brahmotsava, e zhvilluar gjatë muajit tamil të Macit dhe Skanda Sashti. Skanda Sashti zhvillohet në muajin tamil të Aippasit. Festa të tjera të zhvilluara në tempull përfshijnë Margazhi Tiruvadirain dhe Navaratrin. Arunagirinatha ka kënduar katër lavde Tiruppugazh për hyjninë Murugan në Thirupporur. Thirupporur Sannidhimurai, Thirupporur Purana, Kalambagami, Alamkara-Panchakami dhe Pranavachala Satalami janë disa nga veprat e lidhura me këtë tempull nga Purasai Ashtavadanam Sabhapati Mudaliari. Vepra të tjera të shquara që lidhen me këtë tempull janë Tirupporur Kovali Thirupporur Anadadi dhe këngët e Ramalinga Vallalarit dhe Pamban Swamigalit. Thirupporuri është konsideruar si kreu i vendeve ku perëndia Murugan jeton me dëshirë. Arunagirinatha arrin të thotë se të katërta vedat e adhurojnë Thirupporurin. Te shenjtërorja mund të meret darshani i Swayambhu Murtit të Muruganit në formën e një palme. Poshtë Swayambhu murtit në një platformë të vogël është idhulli i Muruganit në formën Brahmasasta me dy bashkëshortet e tij në të dy krahët. Thuhet se idhujt e vegjël ishin bërë nga Chidambaram Swamigalit për kryerjen e abhishekas dhe aradanas. Gjatë ecjes rituale përreth prakaras së brendshme mund të kesh një shikim të shpejtë të idhujve panchaloha të skalitur mjeshtërisht të Vighneswaras, Somāskandas, Chandrasekaras, Dwanishandeswaras, Astra Devas, Brahmas, Vishut, Devendra Nandit dhe Matruchandesas. Ikona prej bakri e Muruganit që qëndron mbi gjunjët e Shivën duke dëgjuar pranava upadeshas të skalitur sipas detajeve dhe përshkrimeve të gjetura te Manasarami, një traktat mbi a Shilpa shastran. Relievi në bazë i Upadesa deri te Agastya, Vallikalyana dhe Agni-ganta Subrahmanya janë skalitur në mënyrë shumë të bukur te kolonat e Sarvavaidya Mandapas. Yantra e vendosur nga Chidambaram Swamigali mund të gjendet në veri-lindje të tempullit mbi një platformë me kūrma, ashtagaja, astnaga dhe gana. Për këtë yantra kryhen rituale puxha të përditshme. Në mandapan e jashtme është vendosur sannidhi i Teyvayanait.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "List of Parliamentary and Assembly Constituencies" (PDF). Tamil Nadu. Election Commission of India. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 tetor 2008. Marrë më 8 tetor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Census of India 2001: Data from the 2001 Census, including cities, villages and towns (Provisional)". Census Commission of India. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2004. Marrë më 1 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arulmigu Kandaswamy Temple Arkivuar 24 prill 2014 tek Wayback Machine