Jump to content

Tempulli Thiruporur Kandasvami

Coordinates: 12°43′31″N 80°11′20″E / 12.72528°N 80.18889°E / 12.72528; 80.18889
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
shtylla e flamurit të Tempullit të Muruganit në Thiruporur

12°43′31″N 80°11′20″E / 12.72528°N 80.18889°E / 12.72528; 80.18889 Tempulli Thiruporur Kandaswamy (gjithashtu Tempulli Thiruporur Murugan ose Tempulli Kanthswamy) në Thiruporur, një qytezë panchayat në distriktin e Kanchipuramit në shtetin indian Tamil Nadu, i është kushtuar adhurimit të Muruganit. I ndërtuar në Stilin e skalitur në shkëmbArkitekturës Dravidiane, tempulli mendohet se është zgjeruar gjatë shekullit të XVIII me imazhet e gërmuara nga Thiruporuri. Tempulli ka një kullë portiku tempullore me pesë kate që të çon në një sallon me kolona dhe te shenjtërorja. Tempulli është i hapur nga ora 6:30 e mëngjesit deri në orën 12:00 të mesditës si dhe nga ora 5 pasdite deri në orën 8 të mbrëmjes. Në tempull zhvillohet katër rituale të përditshme dhe shumë festa vjetore, nga të cilat më të shquara janë Vaikasi Visagami i zhvilluar gjatë muajit tamil të Vaikasit (maj - qershor), festa Kanthasasti dhe festa Navarathri. Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadusë.

Depozita tempullore, e vendosur përballë tempullit

Sipas legjendave hindu, Murugani luftoi me demonët në tre vende, përkatësisht në det në Tiruchendur, në tokë në Thirupparankundram dhe në ajër në Thiruporur. Besohet se i dituri Agastya e vizitoi këtë vend gjatë rrugës së tij për në kodrat Pothigai. Fjala Thiruporur në gjuhën tamile do të thotë “vendi i luftë së shenjtë”. Që kur Murugani fitoi mbi Tharukan, ky vend u quajt Porur (por në gjuhën tamile do të thotë luftë) dhe u quajt gjithashtu me emra të tjerë si Tharukapuri dhe Samarapuri. Gjatë njëfarë kohe, vendi ishte i përmbytur nga uji. Një i ditur i quajtur Chidambara Adigal banonte në Madurai dhe një zë hyjnor i kërkoi atij të zbulonte statujën nën një palmë. Ai gërmoi duke nxjerë statujën dhe ndërtoi një tempulli pranë saj. Në tempull ndodhet një faltore e veçantë kushtuar atij dhe atij i kushtohet një respekt i veçantë gjatë festës Vaikasi Visagam. Gjatë eventit të fundit të festës, ai paraqitet i bashkuar me hyjninë kryesuese.[1] Sthalapurana tregon gjishtashtu se në këtë vend Murugani me bashkëshortet e tij Valli dhe Devayanai mori nën mbrojtje devat dhe i shpjegoi kuptimin e Pranavas Agastya Munit. Sipas legjendës, këtu Skanda shpalli parimin e pranavas ose realitetin e devave. Koncepti i Pranavas këtu thuhet se ka adhuruar Skandan dhe kodra mbrapa tempullit është e njohur si Pranava Malai. Sipas legjendës Vishnu adhuroi Shivën mbi kodrën Pranava. Ajo tregon gjithashtu se Skanda adhuroi Shivën si Vanmeekeswarari për tu çliruar nga faji i vrasjes së Soorapadmanit. Legjendat tregojnë se Chidambara Swamy që ishte një adhurues i zjarrtë i "Madurai Meenakshi Amman" pati një vizion të hyjneshës që i kërkoi atij ti ndërtonte një tempull për Muruganin në Thiruporur. Kjo ndodhi kur i dituri e sfidoi hyjneshën se ai nuk do të hante deri sa ajo ta bekonte atë me vizionin e saj. Kaluan shumë ditë dhe Chidambaraswamy ishte pothuajse pa ndjenja, kur papritur ai mundi të dëgjoi byzylykët e hyjneshës Meenakshi dhe kur hapi pak sytë, për një çast të mrekullueshëm pa këmbët hyjnore. Hyjnesha pastaj ngriti Swamyn në këmbët e tij dhe pasi duart e saj e prekën, lëkura e tij u kthye në ar. Ajo i tregoi atij se gjashtë përpjekje të mëparshme për të vendosur tempullin kishin dështuar. Chidambaraswamy arriti në Thiruporur për të gjetur se ishte një pyll i dendur plot me palma. Ai mezi mundi të vendosi se ku ishin bërë përpjekjet për të ndërtuar tempullin. Kur ai ishte duke bërë përpjekje të dëshpërimisht të pasukseshme për të gjetur vendndodhjen e sitit, iu shfaq vetë Murugani si një djal i vogël dhe i dha atij vizionin e vendit ku Murugani si Swayambhu Murti mbuloi një pirg milingonash. Chidambara Swamigali duke zbuluar Swayambu Moortit e Muruganit me bashkëshortet e tij në vendin që i gjeti ndërtoi tempullin. Pasardhësit e Chidambara Swamigalit ndoqën shërbimin fetar dhe e sollën rrëfenjën deri në ditët e sotme. Chidambara Swamigali e kishte zakon të kryente abhishekam (pastrim ceremonial) për këta imazhe.

Tempulli Thiruporur Kandaswamy i njohur edhe si Tempulli Subramanya Swamy është një tempull i lashtë që daton nga Periudha Pallava dhe është një nga 33 tempujt madhorë në Tamil Nadu kushtuar adhurimit të Muruganit. Tempulli mendohet se është ndërtuar gjatë sundimit Pallava. Chidambara Swamigali, që besohet se ishte një pasardhës i poetëve të Periudhës Sangam, e rindërtoi tempullin gjatë shekullit të XVII.[2] Gjatë vitit 2013 u bë një përpjekje për të gërmuar një dhomë në tempull nga arkeologët, që zbuluan vetëm pajisje të përdorura gjatë ritualeve dhe asnjë artifakt arkeologjik.[3] Gjatë vitit 2013, nga zaptuesit u rikuperua 15 hektarë tokë që i përkiste tempullit në Thandalam dhe që ishte dhënë me qera më herët. Toka e rikuperuar u vlerësua rreth 100 krorë.[2] Në kohët moderne, tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Përkrahje së Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadusë.[4] Thirupporur Devasthanami ruan mbishkrime Pallava, nga shekulli i X dhe nga periudha e Vikrama Cholas së shekullit të XII. Siç dëshmohet nga një mbishkrim i gjetur në një kolonë guri në këtë tempull, studiuesit priren ta konsiderojnë këtë tempull si të ndërtuar fillimisht në mbretërit Pallava për shkak të dy biruduve të Atyantakamas dhe Adiranachandras të atribueshme mbretit Pallava, Rajasimhas (Narasimha Varma II). Thirupporuri në atë kohë lulëzoi, por u zhduk duke dalë nga kujtesa për disa kohë. Gjatë mesit të shekullit të shtatëmbëdhjetë, Thirupporuri u rizbulua dhe u rikonstruktua nga Chidambara Swamigali, që thuhet se ishte një pasardhës i një prej poetëve të Tamil Sangamit të Madurait.

Tempulli është i vendosur në Thiruporur, në rrugën e Vjetër të Mahabalipuramit, 28 km nga Chennai, kryeqyteti i Tamil Nadusë. Tempulli ka një raxhagopuram me pesë kate, kulla e portikut, që ngrihet deri në një lartësi prej 21.4 metrash dhe një gjerësi prej 61 metrash. Tempulli mbulon një sipërfaqe prej 16.000 m2.[5] Shenjtërorja e tempullit arrihet nëpërmjet një salle me 24 kolona pranë portikut. Depozita e tempullit gjendet jashtë tempullit. Shenjtërorja është ndërtuar me granit, që bujt imazhin e Muruganit në formën e Kandaswamyt që qëndron në këmbë. Shenjtërorja është e drejtuar nga lindja dhe statuja e hyjnisë kryesuese është 2.14 metra e lartë. Statuja paraqitet me dy duar, ku njëra prej tyre është duke mbajtur velin (shtiza hyjnore), ndërsa tjetra një imazh palloi përkrahë hyjnisë kryesuese. Përreth rrethimit të parë ndodhen faltore të veçanta për bashkëshortet e tij Valli dhe Deivanai. Ndodhet edhe një faltore e veçantë për Shivën dhe Parvatin si dhe të gjitha Parsvatah Devatat (hyjnitë ndihmëse) të lidhura me tempujt e Shivës.[1][6] Salla me 24 kolona dhe salla rrethore me 30 kolona janë veçori të tjera të këtij tempulli. Nën një pemë neemi është një faltore për Vembadi Vinayakarin. Në anën jugore të tempullit ndodhet Saravana Poigai dhe Valliyar Odai, dy teerthamët e shenjtë. Në anën lindore të teerthamëve, ndodhet një mandapa me katër kolona. Në tempull ndodhet gjithashtu edhe një tjetër teertham i quajtur Pranavāmritam. Shenjtërorja e këtij tempulli është vendosur në anën lindore, ku mund të shihet pema e palmës dhe pirgu i milingonave nën të, ku është Kanda Perumali me Vallin dhe Devayanain mbi një peetham të vogël. Murti (idhulli) në folenë e milingonave është mbuluar me kavacham dhe stoli të tjera, por për këtë idhull nuk kryehet abhishekam. Ky tempull përfshin imazhe të Skandas në mjaft forma që lidhen me legjendat nga Skanda Purana. Më e shquara prej tyre është paraqitja e Skandas si një luftëtar, Samhāra Subramanyari. Ai është i vendosur gjithashtu në formën e një fëmije, duke i shpjeguar kuptimin e njësisë së krijimit Om babait të tij, Shiva. Në mandapan e jashtme është vendosur sannidhi i Teyvayanait. Gjatë ecjes rituale përreth prakaras së brendshme mund të kesh një shikim të shpejtë të idhujve panchaloha të skalitur mjeshtërisht të Vighneswaras, Somāskandas, Chandrasekaras, Dwanishandeswaras, Astra Devas, Brahmas, Vishut, Devendra Nandit dhe Matruchandesas. Ikona prej bakri e Muruganit që qëndron mbi gjunjët e Shivën duke dëgjuar pranava upadeshas të skalitur sipas detajeve dhe përshkrimeve të gjetura te Manasarami, një traktat mbi Shilpa shastran. Relievi në bazë i Upadesa deri te Agastya, Vallikalyana dhe Agni-ganta Subrahmanya janë skalitur në mënyrë shumë të bukur te kolonat e Sarvavaidya Mandapas. Yantra e vendosur nga Chidambaram Swamigali mund të gjendet në veri-lindje të tempullit mbi një platformë me kūrma, ashtagaja, astnaga dhe gana. Për këtë yantra kryhen rituale puxha të përditshme.

Domethënia fetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kandaswamy lartësohet nga Chidambara Swamigali në 726 vargje. Statuja e Muruganit besohet se është gjetur poshtë një gjethe palme. Në tempull ndodhet një gjethe palme që mirëmbahet, dhe besohet se ka qenë gjethja zanafillore e palmës. Arunagirinathari, një shenjt i shekullit të XVI e ka lartësuar tempullin në veprën e tij Thirupugazhi. Ai ka përmendur se Arunagirinathari është kreu i të gjitha Vedave, teksteve të shenjta. Baladevaraya e ka përmendur Kandaswamyn si "Samarapurivaazh Shanmugatharase" në veprën e tij Kanda Shasti Kavasam.[1] Arunagirinatha ka kënduar katër lavde Tiruppugazh për hyjninë Murugan në Thirupporur. Thirupporur Sannidhimurai, Thirupporur Purana, Kalambagami, Alamkara-Panchakami dhe Pranavachala Satalami janë disa nga veprat e lidhura me këtë tempull nga Purasai Ashtavadanam Sabhapati Mudaliari. Vepra të tjera të shquara që lidhen me këtë tempull janë Tirupporur Kovali Thirupporur Anadadi dhe këngët e Ramalinga Vallalarit dhe Pamban Swamigalit. Thirupporuri është konsideruar si kreu i vendeve ku perëndia Murugan jeton me dëshirë. Arunagirinatha arrin të thotë se të katërta vedat e adhurojnë Thirupporurin. Te shenjtërorja mund të meret darshani i Swayambhu Murtit të Muruganit në formën e një palme. Poshtë Swayambhu murtit në një platformë të vogël është idhulli i Muruganit në formën Brahmasasta me dy bashkëshortet e tij në të dy krahët. Thuhet se idhujt e vegjël ishin bërë nga Chidambaram Swamigalit për kryerjen e abhishekas dhe aradanas.

Festat dhe praktikat fetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Statuja e Kandaswamyt besohet se është vetë-krijuar dhe kështu pastrimi i saj nuk bëhet për hyjninë kryesuese si në tempujt e tjerë. Në tempull ndodhet një yantra mbi një bazë breshke, ku kryhen të gjitha ritualet.[1] Tempulli është i hapur nga ora 5:30 e mëngjesit deri në orën 12:30 të drekës si dhe nga ora 5 pasdite deri në orën 8 në mbrëmje në të gjitha ditët përveç gjatë rasteve të festave, kur ka orare më të zgjatura. Priftërinjtë e tempullit kryejnë rituale puxha gjatë festave dhe mbi një bazë ditore. Në tempull zhvillohen edhe rituale javore, dy-javore dhe mujore. Katër ritualet kryesore të ditës përfshijnë Kalasandhin në orën 9 të mëngjesit, Uchikala Puxhan në orën 12 të mesditës, Sayaratchain në orën 5:30 pasdite dhe Rakkalamin në orën 8 të mbrëmjes.[7] Festat kryesore të tempullit përfshijnë Vaikasi Visagamin që zhvillohet gjatë muajit tamil të Vaikasit (maj - qershor), festa Kanthasasti dhe Navarathri gjatë Aippasit (tetor - nëntor).[1]

  1. ^ a b c d e "Sri Kandaswamy Temple". Dinamalar. 2011. Marrë më 4 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Siva Prasanna Kumar, J.V. (12 korrik 2013). "Rs 100 cr Kandaswamy temple lands recovered". Deccan Chronicle. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2016. Marrë më 5 nëntor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ D., Madhavan (11 dhjetor 2013). "Only puja objects unearthed at Tiruporur temple". Chennai: The Hindu. Marrë më 6 nëntor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Arulmigu Kandaswamy Temple - Official Details". Hindu Religious and Endowment Board, Government of Tamil Nadu. 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2015. Marrë më 6 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ C., Dr.Chandramouli (2003). Temples of Tamil Nadu - Kancheepuram district. Directorate of Census Operations, Tamil Nadu. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Virupa, Kumaresan, red. (2014). பல்நோக்குப் பார்வையில் முருகத் தத்துவம் II: Proceedings of The International Conference on Murugabhakthi. fq. 1048–9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Arulmigu Kandaswamy Temple - Pooja Details". Hindu Religious and Endowment Board, Government of Tamil Nadu. 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 6 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Virupa, Kumaresan, red. (2014). பல்நோக்குப் பார்வையில் முருகத் தத்துவம் II: Proceedings of The International Conference on Murugabhakthi 2014. Thirumurugan Thiruvakku Thirupeedam. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Dr.Chandramouli, C. (2003). Temples of Tamil Nadu - Kancheepuram district. Chennai: Directorate of Census Operations, Tamil Nadu. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]