Tirinti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tunel i mureve të Tirintit

Tirinti (në greqishten e lashtë: Τίρυνς; në greqishten moderne: Τίρυνθα) është një vend arkeologjik mikenas në Argolis në gadishullin e Peloponezit, disa kilometra në veri të Nauplionit. Tirinti ishte një qytet i fortifikuar kodrinor i banuar prej 7 mijë vitesh, që nga para fillimit të Epokës së Bronxit. Arriti kulmin midis viteve 1400 dhe 1200 p.e.s., kur ishte një nga qendrat më të rëndësishme të botës mikenase dhe në veçanti në Argolis. Veçantitë e tij më shquara ishin pallati i tij, tunelet dhe veçanërisht muret e tij ciklopike, që i dhanë qytetit epitetin homerik të "qyteti me mure madhështore". Në kohët e vjetra, qyteti ishte i lidhur me mite rreth Herakliut (Herkulit), me disa burime që e përmendin atë si vendlindjen e tij.[1] Megaroni i famshëm i pallatit të Tirintit ka një holl pritjeje të madh, dhoma kryesore e të cilit ka një fron të vendosur përkundrejt murit të djathtë dhe një vatër qendrore të kufizuar nga katër kolona druri të stilit minoik që shërbenin si mbajtëse për çatinë. Dy nga tre muret e megaronit ishin të bashkangjitur me tempullin arkaik të Herës. Vendi pësoi një rënie në fund të periudhës mikenase dhe ishte plotësisht i shkretë në kohën kur u vizitua nga PausaniaShekullin e II. Vendii u gërmua nga Heinrich Schliemann në vitet 1884-1885 dhe është subjekt i gërmimeve të vazhdueshme nga German Archaeological Institute at Athens dhe University of Heidelberg. Në vitin 1300 p.e.s. akropoli dhe qyteti i poshtëm kishte një popullsi prej 10,000 banorësh të shtrirë në 20-25 hektarë. Megjithë shkatërrimin e pallatit në 1200 p.e.s. popullsia e qytetit vazhdoi të rritej dhe afër vitit 1150 p.e.s. popullsia ishte 15,000 banorë.[2][3][4] Tirinti është njohur së bashku me Mikenën si një nga vendet e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s në vitin 1999.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Carro me dy gra mikenase. Afresk i rindërtuar. (rreth vitit 1200 p.e.s.)

Tirinti qe i banuar që nga Neoliti (mijëvjeçari i VIIº-IVº p.e.s.), gjë që është konstatuar nëpërmjet mbetjeve të qeramikës. Në mijëvjeçarin e IIIº p.e.s., Periudha e hershme e Epokës së Bronxit, bën pjesë një vendbanim i lulëzuar i Periudhës së Hershme parahelenike që gjendet rreth 15 km në juglindje të Mikenës, në një kodër 300 m të gjatë, 45–100 m  të gjerë dhe më shumë se 18  metra e lartë. Periudha e tij e lulëzimit koinçidon me fundin e qytetërimit mikenas, duke nisur nga viti 1600 p.e.s., veçanërisht midis viteve 1400 dhe 1200 p.e.s.[5] Që nga kjo periudhë poshtë oborrit të një pallati mikenas, një strukturë rrethore me diametër 28  metra, që duket se ishte një vend i fortifikuar për strehimin e banorëve të qytetit në kohë lufte dhe/ose rezidenca e një mbreti. Baza e saj ishte e fuqishme dhe ishte ndërtuar nga dy mure koncentrik guri, mes të cilëve kishte të tjerë diagonalë, kështu që trashësia më e madhe arrinte 45 m.

Planimetria e Tirintit. 1-Shkalla e madhe hyrëse 2-Porta kryesore 3-Galeritë 4-Propileosi 5-Rruga qendrore 6- Megaroni 7-Skalinata dhe kulla lindore 8-Akropoli i mesëm 9-Akropoli i poshtëm

Çatia e superstrukturës ishte bërë me pllaka të pjekura në zjarr. Banorët e parë grekë, krijuesit e qytetërimit të Periudhës së Mesme Helladike dhe qytetërimi mikenas pas tij, u vendos në Tirint në fillim të Periudhës së Mesme (2000-1600 p.e.s.) megjithëse qyteti rritjen më të madhe e pati gjatë periudhës mikenase. Akropoli ishte ndërtuar në tre faza, e para në fund të Periudhës së Vonë Helladike II (P.V.H. II, 1500-1400 p.e.s.), e dyta në P.V.H. III (1400-1300 p.e.s.) dhe e treta në fund të P.V.H. III B (1300-1200 p.e.s.). Rrënojat e mbetura të akropolit i përkasin fundit të periudhës së tretë. Vetë qyteti e rrethonte akropolin në fushën poshtë. Katastrofa që goditi qendrat mikenase në fund të Epokës së Bronxit e preku edhe Tirintin, megjithëse ka të dhëna se deri në vitin 1050 p.e.s. vazhdoi të ishte i banuar në pjesën e poshtme.[6] Madje ka të dhëna se vazhdoi të ishte i banuar deri në mesin e Shekullit të VIII p.e.s. (pak më vonë në rrënojat e pallatit u ndërtua një tempull i vogël). Në fillim të periudhës klasike Tirinti, si Mikena, u bë një qytet relativisht i parëndësishëm. Herodoti përmend gjithashtu se Tirinti mori pjesë në Betejën e Plateas në vitin 480 p.e.s. me 400 hoplitë.[7] Edhe në rënie, Mikena dhe Tirinti ishin shqetësuese për Argivët, të cilët në propagandën e tyre politike donin të monopolizonin lavdinë e paraardhësve legjendarë. Kur Kleomeni I i Spartës mundi Argivët, skllevërit e tyre zunë Tirintin për shumë vite sipas Herodotit, derisa në vitin 468 p.e.s. ushtria e Argosit shkatërroi plotësisht si Mikenën ashtu dhe Tirintin dhe i zhvendosi - sipas Pausanias - banorët në Argos, për të rritur popullsinë e qytetit, që të rriste kështu fuqinë e saj në zonë.[8][9] Gjithësesi, një pjesë e popullsisë u strehuan në Epidaur, në Hermione dhe në Halias.[10][11] Pausania i vizitoi rrënojat e tij në shekullin e dytë duke i kushtuar një pjesë të shkurtër Tirintit [12] Megjithë rëndësinë e tij historike me udhëheqësit e tij mitikë dhe traditat në poezinë epike dhe drama, Tirintit i jepej një rëndësi e vogël. Udhëtarët që vizitonin Greqinë në kërkim të vendeve ku jetuan heronjtë e teksteve antike, nuk e kuptonin domethënien e qytetit.

Fushatat e gërmimeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Akropoli u gërmua për herë të parë nga arkeologu gjerman, Tirs në vitin 1831. Në vitin 1876, Heinrich Schliemann e konsideronte pallatin e Tirintit mesjetar, kështu që ai gati i shkatërroi mbetjet në mënyrë që të gërmonte më thellë në kërkim të thesareve mikenase Gjithësesi, periudha tjetër e gërmimeve u drejtua nga Wilhelm Dörpfeld, drejtor i Institutit Arkeologjik Gjerman dhe këtë herë rrënojat u vlerësuan në mënyrën e duhur. Wilhelm Dörpfeld gërmoi në vend në vitet 1884-1885; midis viteve 1905 dhe 1929 gërmimet u drejtuan nga Dörpfeld, Georg Karo dhe Kurt Müller; në mes të Shekullit të XX Nikolaos Verdelis rehabilitoi një pjesë të fortifikimit që ishte rrënuar; duke nisur nga viti 1967 gërmimet u realizuan përsëri nga Instituti Arkeologjik Gjerman, të drejtuara nga Ulf Jantzen, Jörg Schäfer, Klaus Kilian dhe Joseph Maran.[13][14]

Mbetjet arkeologjike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Afresk me skenë nga gjuetia e derrit të egër. Nga pallati i vonë i Tirintit

Akropoli i Tirintit ndahet në tre nivele: i sipërm, i mesëm dhe i poshtëm. Në pjesën e sipërme gjendet pallati, që pati tre faza të ndryshme ndërtimi: e para deri në vitin 1450 p.e.s. dhe më vonë u zgjerua në shekullin e XIV p.e.s. dhe gjithashtu në shekullin e XIII p.e.s.[15] Ishte i mbrojtur nga muret e tij të dyfishta që ishin të tillë që sipër mund të kalohej nëpërmjet një rruge të mbrojtur nga ana e jashtme dhe hyej nëpërmjet dy portave në formë H-je (propileu) para se të arrije portikun e hyrjes në megaron. Megaroni i famshëm i pallatit të Tirintit ka një vestibul të madh, banesa kryesore në të cilën qëndronte froni përballë faqes së djathtë dhe një vatre qendrore rrethore me katër kolona druri të stilit minoik që shërbenin si suport për çatinë. Këtu u gjetën piktura në afresk që gjenden të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Athinës. Në pjesën lindore dhe në jug të akropolit gjenden dy galeri të mbuluara që janë të bashkangjitura me muret dhe që mund të kenë pasur funksion mbrojtës ose magazinimi. Te muret veçohet kulla perëndimore, që arrin gjerësinë 7 metra. Në pjesën veriore të mureve një numër i madh dhomash, funksioni i të cilave, njësoj si galeritë, mund ketë qenë mbrojtës ose magazinimi. Mbi sektorin lindor të megaronit është një ndërtesë e vogël që mendohet se ishte një tempull i periudhës gjeometrike ku janë gjetur mbetje ofertash që janë konservuar në muzeun e Nauplias.[16][17] Në pjesën e poshtme të akropolit gjendet hyrje për në puse që siguronin ujë. Jashtë mureve gjenden mbetjet e banesave, ndërtimeve mortore dhe sistemeve të kanalizimit të ujërave. Në Tirint nuk janë shfaqur tabela me shkrimin linear B, por janë gjetur disa shenja të këtij sistemi shkrimi të shkruara në qeramikë.[18] Vendi arkeologjik i Tirintit së bashku me atë të Mikenës janë njohur si Trashëgimi të Njerëzimit nga UNESCO në vitin 1999.[19]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2002. Marrë më 27 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ Assaf Yasur-Landau: The Philistines and Aegean Migration at the End of the Late Bronze Age; Cambridge University Press, 2010
  3. ^ Archaeological Sites of Mycenae and Tiryns në faqen e UNESCO-s
  4. ^ Trudy Ring, Robert M. Salkin dhe Sharon La Boda: International Dictionary of Historic Places: Southern Europe; volume 3, 1995, Fitzroy Dearborn Publishers
  5. ^ "Faqja e Ministrisë Greke të Kulturës: Përshkrim i Tirintit (në greqisht)". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 27 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Faqja e Ministrisë Greke të Kulturës: qyteti i poshtëm i Tirintit (në greqisht)". Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2017. Marrë më 27 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Herodoti IX, 28.
  8. ^ Herodoti VI, 83.
  9. ^ Pausania II,25,8; V, 23, 2-3.
  10. ^ Straboni VIII, 6, 11.
  11. ^ https://web.archive.org/web/20091021102334/http://geocities.com/btse1/halieishhistory.htm - Halieis history
  12. ^ Pausania II, 25, 8.
  13. ^ "Faqja e Ministrisë Greke të Kulturës: Historia e Tirintit (në greqisht)". Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2018. Marrë më 27 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Faqja e Universitetit të Heidelberg-ut: gërmimet në Tirint (në gjermanisht)
  15. ^ Pierre Leveque: Tras los pasos de los dioses griegos, fq. 230-233, Madrid: Akal, 2006, ISBN 978-84-460-2248-0.
  16. ^ "Faqja e Ministrisë Greke të Kulturës: Tempulli gjeometrik i Tirintit (në greqisht)". Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2018. Marrë më 27 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Elisavet Spazari dhe Kelli Petropolu: Corinto-Micenas-Nauplión-Tirinto-Epidauro.
  18. ^ Luis García Iglesias: Los orígenes del pueblo griego, Barcelona: Síntesis, 2000, ISBN 84-7738-520-3, fq. 82
  19. ^ "Archaeological Sites of Mycenae and Tiryns" (në anglisht). UNESCO Culture Sector. Marrë më 8 mars 2015.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]