Kërceni tek përmbajtja

Tokiva Gozen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tokiwa Gozen)
Tokiva Gozen duke u larguar me fëmijët e saj nëpër borë; një pikturë e shekullit të XIX-të nga Utagava Kunijoshi

Tokiva Gozen (常盤御前) (1138 – rreth vitit 1180), ose Zonja Tokiva, ishte një grua japoneze në fund të Periudhës Heian dhe nëna e gjeneralit dhe samurait Minamoto no Joshitsune. Burimet nuk pajtohen nëse ajo ishte konkubine ose gruaja e Minamoto no Joshitomos, me të cilin kishte tre fëmijë; njëri prej tyre ishte Joshitsune. Ajo më vonë u kap nga Taira no Kijomori, ku ajo shërbeu si konkubine në shkëmbim të sigurisë së familjes së saj, dhe me të cilin ajo pati një vajzë.[1]

Zonja Tokiva shoqërohet kryesisht në literaturë dhe art, me një incident në të cilin ajo iku nëpër borë, duke mbrojtur tre djemtë e saj të rinj brenda rrobave të saj, gjatë Rebelimit Heixhi të vitit 1160.

Ajo ishte gjithashtu e njohur Hotoke Gozen, ose Zonja Buddha.

  1. ^ Morris, Ivan (1975). The Nobility of Failure (në anglisht). Holt, Rinehart and Winston. fq. 71-72. ISBN 978-003010811-2.
  • Frederic, Louis (2002). "Tokiwa Gozen." Japan Encyclopedia. Cambridge, Massachusetts: Harvard University Press.
  • Lane, Richard (1978). "Tokiwa Gozen." Images of the Floating World. Old Saybrook, CT: Konecky & Konecky.