Tragjedia e lashte greke

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tragjedia antike greke)
Maska e Dionisit Maskë e një kortezaneje
Të gjitha pjesët teatrale në greqinë e lashtë luheshin me maska.
  • Maskat krijoni një pamje të ngurtë, të frikshme.
  • Rrëzohej individualiteti dhe identiteti i aktorit.
  • Thjeshtëzonin rolin e aktorit.
  • Përpos disa fragmenteve, sot nuk ka mbetur asnjë maskë
    nga kohët antike.

Zhanri i tragjedisë e ka origjinën nga Greqia e lashtë. Në të vërtetë, tragjedia greke është karakteristikë e Athinës së lashtëshekullit V p.e.s. Data e saktë e lindjes së tragjedisë greke është e panjohur. Gara e pare e tragjedisë, Dionisia u mbajt në vitin 534 p.e.s., në periudhën e sundimit të Pisistratit, ndërsa tragjedia e parë që njihet është Persët e Eskilit. Por kjo tragjedi është paraprirë edhe nga tragjedi të tjera të Eskilit si Tespia, Pratina, Priniku të cilat kanë humbur [1].

Origjina fetare e teatrit dhe si e tillë edhe e tragjedisë është e pamohueshme. Tragjedia greke njihet më së miri përmes jetës së tre tragjedianëve të mëdhenj, Eskili (lindur më 525), Sofokliu (lindur më 495) dhe Euripidi (lindur rreth 485-480) si dhe 32 tragjedive që kanë mbijetuar nga këta autorë[2]. Epoka e artë e tragjedisë greke mbyllet në fund të shekullit V p.e.s., ku pas vitit 404 p.e.s.[3] nuk është shkruar më asnjë tragjedi ndërsa gara Dionisia merr fund në vitin 386 p.e.s.. Ashtu siç shprehet edhe Jacqueline de Romilly, «... ishte një shpërthim, i beftë, i shkurtër, verbues. Tragjedia greke me kryeveprat e saj, zgjati për gati tetëdhjetë vjet.[4]»

Tragjedia zinte një vend të veçantë në shoqërinë athinase. Tragjeditë greke kanë frymëzuar shumë autorë të shekujve pasues e sot përbëjnë një referencë thelbësore, e cila duket në ritrajtimin e subjekteve dhe karaktereve unikë.

Origjina fetare dhe vendi në shoqërinë athinase[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dionisi dhe demoët. Viti 480 p.e.s.

Origjina religjioze e tragjedisë greke është e sigurt dhe theksohet nga shumë specialistë[5]. Tragjeditë luheshin në Athinë me rastet e festivaleve të Dionisit (ose dionisia), duke përfshirë Dionisian e Madh në fillim të pranverës dhe festivalin Lenaia që mbahej në dhjetor[6]. Këto si dhe konkurset e recitimeve Homerike janë pjesë e garave kult, kulti i Athinës[7].

Fjala tragjedi nga greqishtja τραγῳδία/tragoidía përbëhet nga τράγος/tragos, "dhia", dhe ᾄδω / Aido, "këndoj." . Pra fjala do të kishte kuptimin "kënga e dhisë"[8]. Kështu edhe sipas supozimit të Aristotelit termi tragjedi mund të ketë kuptimin e një forme ditirambi të luajtur nga aktorë të veshur si demonë me lëkurë dhie[9]. Hipoteza të tjera edhe këto të supozuara nga autorë antikë e evokojnë dhinë si çmimi i fituesit të konkursit, ose flijën apo sakrificën e bërë në raste të tilla[10]. Sidoqoftë, është i habitshëm fakti që tragjeditë që kanë mbijetuar, me përjashtim të tragjedisë Bakantet e Euripidit, nuk i kushtohen drejtpërdrejt Donisit,madje ato duken larg këtij kulti.

Ashtu siç thekson H.C. Bardly « aspekti religjioz i festivaleve të dramës greke nuk do të thotë se ato qenë të ndara nga jeta e përditshme e komunitetit (...) aq më pak kur flitej për Dionisin, perëndinë që gëzonte një dashuri të veçantë në zemrat e njerëzve.»[11]. Rëndësia e veçantë e dramës në shoqërinë Athinase reflektohet në rolin që luan arkonti, i cili çdo vit zgjidhte tre garues të tragjedisë nga moria e kandidatëve ndërsa Koregët mbështesin barrën financiare të oganizimit[12]. Numri i spektatorëve në Teatrin e Dionisit është një tjetër tregues i rëndësisë së tragjedisë[13]. Shfaqjet ndiqeshin nga së paku shtatëmbëdhjetë mijë spektatorë por duket se Platoni e ekzagjeron[14] disi shifrën kur shkruan në librin Simpozium [15] se “mbi tridhjetë mijë njerëz brohorisnin Agatonin në vitin 416”. Përbërja e audiencës ishte e gjerë: në të pranoheshin të varfrit, metikët dhe të huajt, madje edhe skllevërit që shoqëronin të zotët dhe ndoshta edhe gratë.

Tematika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tragjedia greke merret me ngatërresën fatale të protagonistit që ka rënë në një situatë të pashpresë. Karakteri tragjik përshkruhet edhe me atributin "faj fajtor". Temat e mbuluara shkojnë nga çështjet filozofik, fetare e deri tek ato ekzistenciale të tilla si:

  • Çështja e të qenit (ekzistenca)
  • Individi dhe shoqëria
  • Njeriu dhe zotat
  • Krimi dhe ndëshkimi
  • Karakteri dhe fati

Fati apo perënditë e çojnë protagonistin në një situatë të pazgjidhshme, konflikti tipik i tragjedive greke. Çfarëdo që të bësh, nuk ka asnjë mënyrë për ti shpëruar rrjedhës së paracaktuar të ngjarjeve apo fajit. Një shembull i mirë është Mbreti Edip nga Sofokliu.

Struktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesët e tragjedisië
Prologu
Parodia (Parodos)
Episodi i parë
Stasimoni i parë
Episodi i dytë
Stasimoni i dytë
Episodi i tretë
Stasimoni i tretë
Episodi i katërt
Stasimoni i katërt
Eksodi (Eksodos)

Tragjedi ka një strukturë karakteristike, në të cilën skenat e dialogut alternohen me këngët e korit. Kjo lejon korin që në këngën e tij të komentojë në mënyrë të përgjithshme mbi atë që është thënë apo bërë në skenë. Tragjeditë fillojnë me një dialog ose monolog shpjegues të quajtur prolog.[16]

Pas prologut, kori hyn në orkestër dhe këndon parodoinë. Kjo pasohet nga një skenë dialogu i quajtur episod, i cili pasohet nga stasimoni i parë. Alternimi i episodeve me stasimonet vazhdon deri në stasimonin e fundit, i cili ndiqet nga skena e fundit e dialogut eksodi. Eksodi përgjithësidht është një skenë dialogu, por në të përfshihen ndonjëherë edhe këngë që quhen kommos.

Këtu është struktura e një tragjedie tipike (disa tragjedi mund të kenë një episod më pak ose më shumë):

Kori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për lexuesin modern kori është një nga elementët më të huaj të tragjedisë. Kori nuk është i pranishëm në tragjeditë moderne. Në ditët e sotme kori shoqëron forma muzikore si operan, komeditë muzikore etj. Por, tragjedia në kohët antike nuk ishte thjesht një dramë. Gjatë saj kishte edhe pjesë që këndoheshin dhe kërceheshin si nga aktorët ashtu edhe nga kori. Forma moderne më e ngjashme me tragjedinë antike është opera (dhe nëndegët e saj), e cila është një formë dramatike që përmban këngë dhe kërcim.

Në ndryshim nga aktorët, pjesëtarët e korit ishin amatorë që kishin talent për këndim dhe kërcim. Ata parapërgatiteshin nga tragjediani për rolin që do të luanin. Kori standard në periudhën e Eskilit ishte me dymbëdhjetë vetë, ndërsa Sofokliu e rriti numrin në pesëmbëdhjetë. Kori, njëlloj si edhe aktorët, vishte kostume dhe maska.

Funksioni i parë i korit, ishte të këndontë një këngë hyrëse që quhej parodi, gjatë kohës që hynin në orkestër. Porsa kori pozicionohej në orkestër, detyrat e tij dyfishoheshin. Koirfeusi, kryetari i korit, sipas rastit duhej edhe të dialogonte me personazhet. Funksioni më i rëndësishëm i korit tragjik ishte këndimi dhe kërcimi i këngëve korale të quajtura stasima (njëjësi = stasimon). Lexuesi modern i tragjedive antike e ka të vështirë të vlerësojë këto këndë korale të cilave u mundon muzika dhe kërcimi[17].

Aktorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktorët e tragjedive janë të punësuar dhe të paguar nga shteti dhe u caktoheshin tragjedianëve, ndoshta me short. Nga mesi i shekullit V, tre aktorëve ishin të nevojshme për vënien në skenë të një tragjedie. Sipas rëndësisë së roleve, rend zbritës mendohet se quheshin: protagonisti[18], term për të përcaktuar aktorin kryesor (përdoret edhe sot në kritikën letrare moderne për të përcaktuar personazhin kryesor), deuteragonisti ose aktori i dytë si dhe tritagonisti aktori i tretë sipas rëndësisë. Protagonisti merr rolin e personazhit më të rëndësishme në tragjedi, ndërsa dy aktorët e tjerë luajnë role më të vogël. Aktorë duke qënë vetëm tre në numër ishin të detyruar të luanian disa role, madje i njëjti aktor mund të luante dy ose më shumë role në të njëjtën skenë.

Duke qenë se gratë nuk lejoheshin të merrnin pjesë në pjesët teatrore, aktorët meshkuj ishin të detyruar të luanin rolet e femrave. Luajtja e disa roleve njëkohësisht, meshkuj dhe femra, bëhej e mundur nga përdorimi i maskave, të cilat nuk e lejonin audiencën të identifikonte fytyrën e aktorit si dhe ndihmonin në mosdallimin e tipareve fizike mes burrave që shtireshin si gra. Maska përcaktonte, seksin, moshën dhe shkallën sociale të karakterit. Fakti se kori qëndronte në orkestër gjatë gjithë tragjedisë dhe këndonte e kërcente këngët korale ndërmjet episodeve, i lejonte aktorët që pas episodit të dilnin nga skena, të ndërronin kostumin dhe maskën dhe të luanin përsëri në episodin tjetër pa i lënë publikut idenë e ndërprerjes së shfaqjes.

Natyrisht, detyra kryesore e aktorit ishte të recitonte dialogët e caktuar sipas personazhit. E megjithatë, nuk mbaronte me kaq përgjegjësia e aktorit. Sipas rastit ai këndonte edhe këngë solo ose i shoqëruar nga kori apo aktorë të tjerë (p.sh. këngët e vajtimit të quajtura kommos). Sidoqoftë, kombinimi i aftësive kënduese me ato aktuese, në botën antike ka qenë po aq i rrallë sa është edhe sot[19].

Gjuha[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tragjedianët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eskili, rregullvënësi i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eskili ishte i pari që hodhi themelet e tragjedisë. Atij i njhet merita e futjes së aktorit të dytë, i cili bëri të mundur dramatizimin e konfliktit si dhe e krijimit të triologjive që mbështetin rrëfimin mbi të njëjtën linjë ngjarjeje. Tragjeditë viheshin në skenë gjatë gjithë ditës nga mëngjesi deri në mbrëmje, me pushime të vogla ndërmjet pjesëve. Pasi mbaronte triologjia, vihej në skenë një pjesë e shkurtër satirike për të gëzuar publikun e dramatizuar nga ngjarjet tragjike.

Duke krahasuar veprat e hershme te Eskilitme ato të disa viteve më vonë, vihet re një zhvillim dhe pasurim në elementët që ndërtojnë tragjedinë të tilla si: dialogu, kontrasti, efektet teatrale.[20] Kjo për shkak të konkurencës në rritje që ndeshi plaku Eskill me djaloshin e ri aso kohe, Sofokliun, i cili prezantoi aktorin e tretë, i bëri ngjrjët më komplese dhe zhvilloi karaktere më njerëzore, me të cilat publiku mund të identifikohej.

Eskili tregoi njëfarë pranimi për të rejat që prezantoi Sofokliu, por ai mbeti besnik i moralit strikt dhe besimit te verbër në Perëndi me Zeusin në krye (Eskili besonte se Zeusi zotëron fuqinë e të menduarit dhe vepruarit në mënyrë të drejtë).[21] Për nga pikëpamja e muzikalitetit, Eskili mbeti i pandarë nga nomoi, një strukturë ritmike dhe melodike që u zhvillua gjatë periudhës Arkaike.

Reforma e Sofokliut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Plutarku, në Jeta e Simeonit, rrëfen trumfin e parë të Sofokliut, djaloshit të talentuar, ndaj më të famshmit deri atëherë të pasfidueshëm Eskilit, i cili nuk i la në dorë gjyqtarit të vendoste se kush qe më i miri por u largua vetë i pari madje u syrgjynos në Siçli. Sofokliu solli shumë risi, kjo bëri që të fitojë mbi njëzet herë garën e dramës. Risitë janë gjithëpërfshirëse, duke filluar nga detajet e parëndësishme (si këpucët e bardha dhe bastunet e përkulur) e deri tëk reformat rrënjsore. Ai prezantoi aktorin e tretë, i cili e lejonte tragjdinë të shmëfishonte numrin e aktorëve të mundshëm (një aktor luante disa role njëkohësisht), e rriti në pesëmbëdhjetë numrin e anëtarëve të korit, e prishi detyrimin e prezantimit me triologji duke mundësuar kështu prezantimin me drama të pavarura, si dhe prezantoi përdorimin e skenografisë.[22]

Duke e krahasuar me Eskilin, kori tragjik i Sofokliut bëhet më pak aktiv në veprime, por përfshihet më teper në komentimin e ngjarjeve. Sofokliu prezantoi edhe monologët (psh. Ajaksi dhe Edipi), i cili e lejon personazhin të demonstrojë fuqinë e mendimeve dhe karakterin e tij. Ai u përpoq të largojë ngarkesën, stilin pompoz dhe spektakolar (onkos / ὄγκος) të personazheve të tij, në mënyrë që të rikthente dramën dhe veprimin dramatik, në funksionet dramatike. Ngjrjet që i bëjnë të vuajnë heronjtë as shpjegohen e as justifikohen dhe këtu e ka fillimin edhe kori spektator që merr vetëm funksionin e komentatorit të ngjarjeve. Tek Edipi në Kolonë, kori përsërit "fati i mbarë s'ka dalë në dritë". Prej këtu shohim meditimin dhe vuajtjen si gjendje themelore të njeriut, reflektimi i dhimbshëm i gjendjeve të njeriut ende aktuale edhe në kohët tona.

Realizmi i Euripidit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reliev votiv që ndoshta përkujton festimet e Bakantëve

Veçantitë që i dallojnë tragjeditë e Euripidit nga ato të dy tragjedianëve të përmëndur më lart kanë të bëjnë me botën e brendshme të personazheve. Ai u kushton vëmendje përshkrimit të ndienjave, përmes të cilave analizon rrjedhjen e ngjarjeve.

Eksperimentimi i kryer nga Euripidi në tragjeditë e tij mund të vërehet kryesisht në tri aspektet që karakterizojnë teatrin e tij: Prologu u kthye më tepër në monolog që informonte shkurtimisht publikun, përdori zgjidhjen deus ex machina dhe nga pikëpamja dramatike zhvlerësoi gradualisht rolin e korit për ti dhënë më tepër rëndësi monodisë të kënduar nga personazhet.

Risia e tragjedisë Euripidiane përfaqësohet ende nga realizmi me të cilin tragjediani portretizon dinamikën e psikologjisë së personazheve të tij. Heroi i përshkruar në tragjeditë e tij nukka më karakterin e vendosur të personazheve të Eskilit dhe Sofokliut, por shpesh është një person i vështirë e i pasigurt, me konflikte të brendshme. Protagonistet femra të tragjedive, të tilla si Andromaka, Fedra dhe Medea, janë figura tragjike, tek të cilat ai me shkathtësi paraqet ndjesitë torturuar dhe impulset irracionale që përplasen me botën e arsyes.[23]

Ndikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Romilly 1980, faqja 65.
  2. ^ Shtatë të Eskilit, shtatë të Sofokiut dhe tetëmbëdhjetë të Euripidit.
  3. ^ Nëse nuk merret parasysh Rhesus e cila nuk dihet në është shkruar apo jo nga Euripidi.
  4. ^ Romilly 1970, faqja 7.
  5. ^ Baldry, faqe 30 ; Romilly 1970, faqe 11 ; Vernant & Vidal-Naquet II, faqe 17 etj.
  6. ^ Baldry, faqe 33.
  7. ^ Baldry, faqe 30.
  8. ^ Romilly 1970, f. 15 dhe në vijim, Jean Hatzfeld, Historia e Greqisë së lashtë, repr. Payot vogël Biblioteka, 2002 138. Kuptimi i fjalës evoluar atëherë dhe mbiemër τραγικός / tragikós ka në epokën klasike, se "që lidhet me tragjedinë, tragjike." Në gjuhën greke moderne, τραγouδία / Tragoudia do të thotë një këngë termi popullore dhe τραγouδῳ / tragouzo folja ka kuptimin e "këndojnë." Koncepti kryesor që përcakton një grup fillestar të rregullave të organizuar është zhdukur plotësisht. Megjithatë, temat e zhvilluar në këto τραγῳδία / TRAGODIA gjenden zakonisht nga rezultati i vdekjes janë shkaku i drejtpërdrejtë i familjes së "tragjedisë" fjalë në frëngjisht, "tragjike", etj.
  9. ^ Poétique, 1449a [lire en ligne].
  10. ^ Romilly 1970, faqe 16.
  11. ^ Baldry, faqja31.
  12. ^ Baldry, faqja34-38.
  13. ^ Baldry, faqja45.
  14. ^ Demont & Lebeau, p. 42-43
  15. ^ Le Banquet, 175e [lire en ligne]
  16. ^ Struktura e tragjedive greke.
  17. ^ Kori në tragjedinë antike greke.
  18. ^ Në kritikën moderne letrare, termi protagonist i referohet personazhit qëndror të tragjedisë, jo aktorit.
  19. ^ Aktorët në tragjedinë greke.
  20. ^ / Renaissance / parole_chiave / cards / eschilo.htm Aeschylus Arkivuar 7 qershor 2007 tek Wayback Machine of Italica.rai.it.
  21. ^ Përjashtim bën Prometeu i lidhur, në të cilën Zeusi mban qëndrime tiranike.
  22. ^ Sinisi Silvana, Lovers Isabella. History of theater: the stage from the Greeks to the historical avant-garde]. Bruno Mondadori, Milan 2003, p. 3
  23. ^ Anne Norris Michelini, Euripides and the Tragic Tradition], University of Wisconsin Press, 2006 ISBN 0-299-10764-7