Triviumi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Triviumi është ndarja më e ulët e shtatë arteve liberale dhe përfshin gramatikën, logjikën dhe retorikën . [1]

Triviumi është një shprehje e cila për herë të parë është paraqitur në veprën me titull De nuptiis Philologiae et Mercurii ("Mbi martesën e Filologjisë dhe Merkurit") shkruar nga Martianus Capella, por që termi nuk vazhdoi të përdoret deri në Rilindjen Karolingiane, kur termi në fjalë u ripërdor në një kuptim të kuadratit të mëparshëm. [2] Gramatika, logjika dhe retorika ishin programe themelore për një edukim dhe arsimim klasik, siç shpjegohet edhe në dialogët e Platonit. Gjatë Mesjetës tre lëndët së bashku u shënjuan me fjalën trivium por tradita dhe baza e praktikës së mësimdhënies së tyre u vendos në Greqinë antike. Përsëritjet bashkëkohore kanë marrë forma të ndryshme, përfshirë ato që gjenden në universitete të caktuara britanike dhe amerikane (disa duke qenë pjesë e lëvizjes së arsimit klasik). [3]

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Etimologjikisht, fjala latine trivium do të thotë "vendi ku takohen tre rrugë" (tri + via); pra, lëndët e triviumit janë themeli i kuatriviumit, ndarja e mësipërme e kurrikulës së arsimit mesjetarartet liberale, i cili përfshinte aritmetikën (numrat si koncepte abstrakte), gjeometrinë (numrat në hapësirë), muzikën (numrat në kohë), dhe astronominë (numrat në hapësirë dhe kohë). Nga ana arsimore, triviumi dhe kuatriviumi i përcollën studentit shtatë artet liberale të antikitetit klasik . [1]

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gramatika i mëson nxënësit dhe/ose studentit mekanikën e gjuhës. Ky është hapi kur studenti duke përcaktuar objektet "arrin të kuptojë", informacionin e perceptuar nga pesë shqisat. Prandaj, edhe Ligji i Identitetit : një pemë është një pemë, dhe jo një mace .

Logjika (gjithashtu dialektika) është "mekanika" e mendimit dhe e analizës, procesi i identifikimit të argumenteve dhe deklaratave të gabuara dhe kështu edhe largimi sistematik i kontradiktave, duke prodhuar kështu njohuri faktike që mund të besohen.

Retorika është zbatimi i gjuhës në mënyrë që të udhëzojë dhe të bindë dëgjuesin dhe lexuesin. Ajo është njohuri gjuhësore (gramatikore) e cila këtu kuptohet logjikisht dhe që si rezultat transmetohet jashtë si mençuri oratorike (retorikë).

Motra Miriam Joseph, në veprën me titull The Trivium: The Liberal Arts of Logic, Grammar and Rhetoric (2002), e përshkroi triviumin në këtë mënyrë:

Gramatika është arti i shpikjes së simboleve dhe i ndërthurjes së tyre për të shprehur mendimin; logjika është arti i të menduarit; dhe retorika është arti i komunikimit të mendimit nga një mendje te tjetri, përshtatja e gjuhës në rrethana.

. . .

Gramatika merret me çështjet ashtu siç-janë-simbolizuar. Logjika merret me çështjet ashtu siç-janë-njohur. Retorika merret me çështjet ashtu siç-janë-komunikuar. [4]

John Ayto në veprën me titull Dictionary of Word Origins (1990) shkroi mes tjerash se studimi i triviumit (gramatika, logjika dhe retorika) ishte përgatitje e domosdoshme për studimin e kuatriviumit (aritmetika, gjeometria, muzika dhe astronomia). Për studentin mesjetar, triviumi ishte fillimi programor kurrikular i përvetësimit të shtatë shtatë arteve liberale; dhe si i tillë, ai ishte programi kryesor studimor universitar. Fjala e cila përdoret shpesh "triviale" e parëndësishme lindi nga kontrasti me rastin e krahasimit midis triviumit më të thjeshtë dhe kuatriviumit më të vështirë. [5]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Onions, C.T., red. (1991). The Oxford Dictionary of English Etymology (në anglisht). f. 944.
  2. ^ Marrou, Henri-Irénée (1969). "Les arts libéraux dans l'Antiquité classique". pp. 6–27 in Arts libéraux et philosophie au Moyen Âge. Paris: Vrin; Montréal: Institut d'études médiévales). pp. 18–19.
  3. ^ See http://www.martinrobinson.net/writing.html. Each of these iterations was discussed in a conference at King's College London on the future of the liberal arts at schools and universities; see http://www.kcl.ac.uk/artshums/depts/liberal/conference.aspx and http://www.boarding.org.uk/media/news/article/2352/Oundle-School-Improving-Intellectual-Challenge
  4. ^ Joseph, Sister Miriam (2002). "1, The Liberal Arts". The Trivium: The Liberal Arts of Logic, Grammar, and Rhetoric (në anglisht). Paul Dry Books. ff. 3, 9.
  5. ^ Ayto, John (1990). Dictionary of Word Origins (në anglisht). University of Texas Press. f. 542. ISBN 1-55970-214-1.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • McLuhan, Marshall (2006). The Classical Trivium: The Place of Thomas Nashe in the Learning of His Time. (McLuhan's 1942 doctoral dissertation.) Gingko Press.  ISBN 1-58423-067-3.
  • Michell, John, Rachel Holley, Earl Fontainelle, Adina Arvatu, Andrew Aberdein, Octavia Wynne, and Gregory Beabout. "Trivium: The Classical Liberal Arts of Grammar, Logic, & Rhetoric. New York: Bloomsbury, 2016. Print. Wooden Books".
  • Robinson, Martin (2013). Trivium 21c: Preparing Young People for the Future with Lessons from the Past. London: Independent Thinking Press.  ISBN 978-178135054-6.
  • Sayers, Dorothy L. (1947). "The Lost Tools of Learning". Essay presented at Oxford University.
  • Winterer, Caroline (2002). The Culture of Classicism: Ancient Greece and Rome in American Intellectual Life, 1780–1910. Baltimore: Johns Hopkins University Press.