Dialektika
Dialektika është shkencë që studion ligjet më të përgjithshme të lëvizjes e të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë dhe të mendimit. Po ashtu edhe metodat shkencore të njohjes që i shohin sendet dhe dukuritë në lidhje e varësi reciproke, në lëvizje, në ndryshim e në zhvillim të pandërprerë, që pranojnë kontradiktat, unitetin e luftën e të kundërtave dhe i shohin këto si burimin e brendshëm të lëvizjes e të zhvillimit në natyrë, në shoqëri e në mendimin njerëzorë.[1]
Dialektika (greq. διαλεκτική, dhialektiki) në Greqinë e lashtë ishte një lloj kuvendimi, pyetje-përgjigjesh, ku shkëmbeheshin mendimet dhe argumentet e arsyeshme për të arritur deri tek e vërteta.
Dialektika rrjedh nga dialogu, dhe është përdorur që në lashtësi me kuptime të ndryshme. Ajo bën pjesë në shtatë artet e lira në kulturën perëndimore, së bashku me retorikën dhe gramatikën. Qëllimi i mënyrës dialektikore është përpjekja e zgjidhjes të një mospajtimi nëpërmjet diskutimit arsyetor. Dialektika mendohej në lashtësi dhe mesjetë si një mjet bindës me anën e diskutimit. Një prej tyre është mënyra e Sokratit, që nënkupton shfaqjen e hamendësimeve, të cilat shpien në një kundërthënie, duke detyruar kështu marrjen e hamendësimeve si të vërtetë të mundshme. Një mënyrë tjetër e përpjekjes për të zgjidhur një mospajtim është duke mohuar parahamendësimet e tezave dhe kundërtezave ndërluftuese, për të arritur në një sintezë.
Në filozofi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dialektika hinduiste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dialektika sokratike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dialektika budiste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dialektika hegeliane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(mungon shkronja ë) |
Ne thelb te kesaj dialektike eshte triada e peocesit te njohjes. Thelbi i kesaj metode shprehet sipas triades: Teze-Antiteze-Sinteze. Faza e pare: Ne fillim ngrihet teza, e cila perkon me nje realitet te caktuar. Faza e dyte: Ne kete faze tema kundershtohet pra kthehet ne antiteze. Ky veprim nuk eshte vetem negativ pasi na jep mundesine te gjejme elementet kontradiktore dhe te mund te kalojme ne nje faze tjeter. Faza e trete: Pasi gjejme argumentet kunder mberrijme ne nje teze te re dmth ne nje purfundim t ri.