Jump to content

Tumat ilire dhe lokaliteti arkeologjik i Korishës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tumat Ilire dhe lokaliteti arkeologjik i Korishës
LlojiArkeologjike
VendndodhjaKorishë, Prizren, Kosovë
NdërtuarParahistori, Romake
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3438

Tumat Ilire dhe lokaliteti arkeologjik i Korishës është një monument i trashëgimisë kulturore në Korishë, Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Tumat ilire dhe lokaliteti i periudhës së bronzit të Korishës, ishte hulumtuar gjatë vitit 2006 dhe kishte karakter të gërmim-shpëtimit. Lokaliteti pozicionohet në faqen lindore të qafës në trajtë të shalës, fare pranë kalasë së Korishës. Kemi të bëjmë me një vendbanim me një sipërfaqe prej afër 1 hektar dhe me lartësi mbidetare prej 723-728 metër, të shtrirë në një pjerrësi. Ky lokalitet kishte karakter të një fortifikimi që mbrohej nga natyra në një anë dhe ledhet mbrojtëse në anët e tjera. Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në dy sektorë rezultuan me identifikimin dhe zbulimin e banesave dhe horizonteve të banimit që janë tipike dhe në aspektin kronologjik datohen në periudhën e bronzit të hershëm dhe bronzit të mesëm. Vegla pune të punuara nga guri, fragmente dhe enë qeramike të zbuluara këtu, shumë mirë e përfaqësojnë kohën në fjalë. [2] [3]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Berisha, Milot (2012). "Archaeological Guide of Kosova" (PDF) (në anglisht). Archaeological Institute and Ministry of Culture, Youth and Sports. fq. 44. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 prill 2019. Marrë më 18 shtator 2020.
  3. ^ "Lokaliteti i periudhës së bronzit të Korishës (Prizren)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (në anglisht dhe shqip). Marrë më 18 shtator 2020.[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]