Jump to content

Tumat Ilire në Lubozhdë (Nëngurë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tumat Ilire në Lubozhdë (Nëngurë)
LlojiArkeologjike
VendndodhjaLubozhdë, Istog, Kosovë
NdërtuarParahistori
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3227

Tumat Ilire në Lubozhdë (Nëngurë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Lubozhdë, Istog, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Fshati Lubozhdë gjendet në perëndim të Istogut, dhe karakterizohet me identifikimin e një lokaliteti arkeologjik të njohur me mikrotoponimin Livadhi, që pozicionohet vetëm disa qindra metra në krahun e majtë të rrugës. Aty ndodhen disa tuma që janë tipike ilire të kohës së hekurit, periudhë kjo kur edhe përfundon formësimi etnik dhe kulturor i Ilirëve që banonin tërë gadishullin Ilirik (sot Ballkanik) e përtej. Zbulimi i një inventari të pasur varri në njërën nga tumat, kryesisht të zbukurimeve të punuara në një cilësi të lartë e të farkëtuar në argjend, si byzylykë që datohen në shekujt VI-V p.e.s., na flet për personalitete të dalluara e të rëndësishëm të varrosura aty. Vetëm 7 km që këtu, gjendet lokaliteti arkeologjik i Banjës së Pejës, i së njëjtës kohë si dhe materiali arkeologjik shikuar në aspektin analogjik është shumë i përafërt, dhe me siguri që këto dy qendra kanë qenë të lidhura njëra me tjetrën dhe mbase janë të një tërësie të njëjtë. Incizimet e nëntokës së këtij areali me gjeomagnetikë, gjegjësisht me instrumente gjeofizike të zhvilluara në vitin 2011, identifikuan disa tuma që nuk dallohen nga observimi vizual i këtij terreni të rrafshët. [2]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Tumat Ilire në Nëngurë (Burim-Istog)" [The Illyrian burial mounds necropolis in Nëngura/Lubozhda] (në anglisht dhe shqip). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2020. Marrë më 21 shtator 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]