Tumat Ilire në lokalitetin Boka në Përçevë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 5 nëntor 2019 12:27 nga Liridon (diskuto | kontribute) (→‎top: ref fix, zëvendësova: ref=mei-ks → ref=mei-ks |language=sq duke përdorur AWB)
Tumat Ilire në lokalitetin Boka në Përçevë
LlojiArkeologjike
VendndodhjaPërçevë, Klinë, Kosovë
NdërtuarParahistori
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3597

Tumat Ilire në lokalitetin Boka në Përçevë është një monument i trashëgimisë kulturore në Përçevë, Klinë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër.

Historiku

Nekropoli i tumave të Bokës së Përçevës gjendet pak kilometra në veriperëndim të lokalitetit të Gllarevës. Nekropoli i takon kohës së bronzit të zhvilluar (të vonë) dhe hekurit të hershëm, si dhe është karakteristik për numrin e madh të tumave të vendosur në një kompleks të gjerë. Nëntëmbëdhjetë tuma janë evidentuar këtu nga të cilat shtatë sosh janë hulumtuar gjatë viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Nga materiali i pasur arkeologjik zbuluar këtu, e që përbëhej nga inventarët e varreve tumulare, vërehen objekte të ndryshme si armë, zbukurime dhe enë qeramike të cilësisë së lartë për kohën në fjalë, si dhe këto fakte të pakontestueshme që konfirmojnë gjurmët e një popullsie mjaft të avancuar të etnisë autoktone dardane.[2]

Galeria

Referimet

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Tumat Ilire në lokalitetin Boka në Përçevë (Klinë)

Lidhje të jashtme