Tuone Udaina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Tuone Udaina
(1821 - 1898)

TuoneUdaina.jpg

Emri: Tuone Udaina
Lindi më: 1592
Vendlindja: Kërk, Dalmacia
Vdiq më: 10 qershor, 1898
Vdiq në: Kërk, Dalmacia
Profesioni: Postier

Tuone Udaina (1821 - 10 qershor 1898)[1] (italisht Antonio Udina) ishte personi i fundit i cili kishte njohuri aktive të gjuhës dalmate, një gjuhë e cila kishte evoluar nga latinishtja dhe mbase ilirishtja, përgjatë bregdetit lindor të Detit Adriatik.[2] Ai ishte burimi kryesor i njohurive mbi dialektin e prindërve të tij (atë të ishullit Kërk në bregdetin kroat), për gjuhëtarin Matteo Bartoli, i cili e regjistroi atë në vitin 1897. Nuk ka regjistrime zanore të bëra ndonjëherë. Gjuha dalmate nuk ishte gjuha amëtare e Tuone Udaina, pasi ai e kishte mësuar atë prej prindërve të tij, duke dëgjuar bisedat private të tyre. Kur Bartoli u takua me të, Udaina nuk kishte folur gjuhën dalmate për gati 20 vjet. Udaina punoi si postier detar dhe mbante pseudonimin " burbur " ("barber" në gjuhën dalmate).[3]

Tuone Udaina vdiq më 10 qershor të vitit 1898, në një shpërthim gjatë punimeve në rrugë dhe me të vdiq edhe gjuha dalmate.[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Roegiest, Eugeen (2006). Vers les sources des langues romanes: un itinéraire linguistique à travers la Romania (në frëngjisht). ACCO. f. 138. ISBN 90-334-6094-7.
  2. ^ Brahms, William B. (2005). Notable Last Facts: A Compendium of Endings, Conclusions, Terminations and Final Events throughout History. Original from the University of Michigan: Reference Desk Press. f. 183. ISBN 978-0-9765325-0-7. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Hildegard Temporini; Wolfgang Haase (1983). Aufstieg und Niedergang der römischen Welt: Geschichte und Kultur Roms im Spiegel der neueren Forschung. Principat. Sprache und Literatur (në gjermanisht). Walter de Gruyter. f. 1129–. ISBN 978-3-11-009525-8. Marrë më 21 shkurt 2011.
  4. ^ Paul D. Blanc (3 janar 2007). How everyday products make people sick: toxins at home and in the workplace. University of California Press. f. 268. ISBN 978-0-520-24881-6. Marrë më 21 shkurt 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)