Ukshin Kovaçica
Ukshin Kovaçica (1904-1947) ishte veprimtar i lëvizjes nacionaliste dhe antikomuniste nga fshati Kovaçicë i Shalës së Bajgorës. [1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ukshin Kovaçica lindi në vitin 1904 fshatin Kovaçicë të Shalës së Bajgorës. Familja e tij ishin kushërinj me Isa Boletinin. I ati i tij u plagos dy herë në betejat në kullën e Isa Boletinit. Në kullën e tij në vitin 1945 u zhvilluan lufta 11-ditëshe me brigadat partizane të Jugosllavisë. U vra në Malet e Vllahisë në shkurt të vitit 1947. Sipas të dhënave jugosllave, në betejën e kullës së Ukshin Kovaçicës ishin vrarë 45 ushtarë, një kapiten dhe një major ndërsa ishin shpallur të humbur rreth 200 ushtarë të tjerë, ndërkohë në luftërat e zhvilluara në disa fshatra të tjera, si p.sh. në Bare dhe malet e tjera të Shalës së Bajgorës, ishin vrarë edhe 120 usharë jugosllavë.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 866. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.