Uncle Sam

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Posteri i J. M. Flagg më 1917 u bazua në posterin origjinal britanik Lord Kitchener të tre vjet më parë. U përdor për të rekrutuar ushtarë si për Luftën e Parë Botërore ashtu edhe për Luftën e Dytë Botërore.

Uncle Sam është personifikimi kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, veçanërisht i qeverisë amerikane. Përdorimi i parë i shprehjes daton që nga Lufta e vitit 1812 dhe me sa duket u emërua pas Samuel Wilson. Zakonisht paraqitet si një njeri i moshuar, njeri i bardhë me flokë të bardhë, një mjekër cjapi, i veshur me kapelë cilindrike me yje të bardha në shiritin e kaltërt, një frak të kaltërt dhe pantallona me vija të kuqe dhe të bardha. Që nga fillimi i shekullit të 19-të, Uncle Sam ka qenë një simbol popullor i qeverisë amerikane në kulturën amerikane dhe një manifestim i emocionit patriotik.[1] Ndërsa figura e Uncle Sam përfaqëson në mënyrë të veçantë qeverinë, Kolumbia përfaqëson Shtetet e Bashkuara si një komb.

Personifikimet e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Personifikimi më i hershëm i njohur i Shteteve të Bashkuara ishte si një grua me emrin Kolumbia, e cila u shfaq së pari në vitin 1738 (para-SHBA) dhe ndonjëherë shoqërohej me një personifikim tjetër femër, Zonjën Liberty. Me Luftën Revolucionare Amerikane erdhi Brother Jonathan, një personifikim mashkull, dhe Uncle Sam në fund u shfaq pas Luftës së vitin 1812.[2] Kolumbia u shfaq me Brother Jonathan ose Uncle Sam, por përdorimi i saj ra si personifikim kombëtar në favor të Liberty, dhe ajo ishte braktisur në mënyrë efektive sapo ajo u bë nuskë e Columbia Pictures në vitet 1920.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Terry Allan Hicks (2006). Uncle Sam (në anglisht). Marshall Cavendish 2006, 40 pages. fq. 9. ISBN 978-0761421375. Marrë më 1 gusht 2015.
  2. ^ "Uncle Sam,". Encyclopædia Britannica Online (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2013. Marrë më 9 qershor 2012.