Jump to content

Universiteti i Lejdenit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Universiteti i Leiden)
Ndërtesa e Akademisë e Universitetit të Lejdenit

Universiteti i Lejdenit (shkurtuar si LEI, holandisht: Universiteit Leiden), i vendosur në qytetin e Lejdenit, është universiteti më i vjetër në Holandë. Universiteti u themelua në vitin 1575 nga William, Princi i Orange, udhëheqës i Revoltës Holandeze në Luftën Tetëdhjetëvjeçare. Familja Mbretërore Holandeze dhe Universiteti i Lejdenit ende kanë një marrëdhënie të ngushtë; Princesha Juliana dhe Beatrix dhe Mbreti Willem-Alexander janë të gjithë ish-studentë.

Universiteti i Lejdenit i ka shtatë fakultete, mbi 50 departamentet dhe gëzon një reputacion të shquar ndërkombëtar. Në vitin 2013 Unviersiteti u rëndit më së larti në Holandë në Renditjen Universitare Botërore të Times Higher Education, ku u vlerësua si universiteti i 28-të më i mirë në mbarë botën dhe i 61-ti për reputacionin ndërkombëtar. Unviversiteti i Shanghait Jiao Tong në vitin 2011 në Renditjen Akademike të Universiteteve Botërore renditi Universitetin e Lejdenit si të 29-tin më të mirin në mbarë botën. Renditja Universitare Botërore e Times Higher Education vazhdimisht e renditë Universitetin e Lejdenit si universitetin më të mirë në Evropën Kontinentale për artet dhe shkencat humane. Universiteti është i lidhur me dhjetë udhëheqësit dhe kryeministrat e qeverive të Holandës, duke përfshirë atë aktual Mark Rutte, nëntë udhëheqës të huaj, në mesin e tyre Kryetari i gjashtë i Shteteve të Bashkuara, John Quincy Adams, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe gjashtëmbëdhjetë fitues të Çmimit Nobel (duke përfshirë fizikanët e njohur Albert Einstein dhe Enrico Fermi). Universiteti mori rëndësi të veçantë gjatë  Periudhës së Artë Holandeze, kur studiues nga e gjithë Evropa u tërhoqën nga Republika Holandeze për shkak të klimës së saj të tolerancës intelektuale dhe reputacionit ndërkombëtar të Lejdenit. Gjatë kësaj kohe Lejdeni ishte nikoqir i figurave të tilla si René Descartes, Rembrandt, Hugo Grotius, Baruku Spinoza dhe Baron d'Holbach. Universiteti është anëtar i Coimbras Grup, Europaeum dhe Lidhjes së Universiteteve Hulumtuese Evropiane.

Albert Einstein ishte i njohur si një profesor në Universitetin e Lejdenit. Ajnshtajni rregullisht mësonte nxënësit e Lejdenit për disa javë në vit. Ligjërata e parë e tij në Lejden ishte në lidhje me "Eterin dhe Teorinë e Relativitetit".

Universiteti i Lejdenit përmban më shumë se 40 institute kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Universiteti i Leidenit u themelua pak muaj pas përfundimit të rrethimit të qytetit nga trupat spanjolle në Luftën Tetëdhjetëvjeçare më 8 Shkurt 1575.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]