Jump to content

Enrico Fermi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Enrico Fermi
U lind në29 shtator 1901
Vdiq28 nëntor 1954 (53 vjet)
ShtetësiaItalian (1901–44)
Amerikan (1944–54)
ShkollimiScuola Normale Superiore i Pisës
Njohur për
Bashkëshorti/jaLaura Capon Fermi
Fëmijë2
Çmimet
Karriera shkencore
FushatFizikë
Institucionet
Këshilltarë akademik
Studentët e doktoraturës
Studentë të tjerë të shquar
Nënshkrimi

Enrico Fermi (* 29 shtator 1901Roma, Italia – † 28 nëntor 1954Chicago, Shtetet e Bashkuara) ishte një fizikant italian, gjerësisht i njohur për punën e tij në zhvillimin e reaktorit të parë bërthamor, dhe për kontributet e tij në zhvillimin e teorisë kuantike, në fizikën bërthamore dhe mekanikën statistike. Fermi mori çmimin NobelFizikë në vitin 1938 për punën e tij mbi radioaktivitetin e induktuar. Ai njihet si një nga shkencëtarët më të njohur të shekullit të 20-të, i arrirë si në anën teorike ashtu edhe atë eksperimentale.Fermi ishte anëtari më i ri i Akademisë Mbretërore të Shkencave të Italisë. Fermiumi, një element sintetik i krijuar në 1952, Akseleratori Kombëtar Fermi, Teleskopi Hapsinor me rreze gama Fermi, dhe disa lloje grimcash të quajtura fermione janë të emëruara sipas tij. Njihet edhe një çmim Enrico Fermi, i krijuar për nder të tij, i cili iu akordua për herë të parë Enrico Fermi-it pas vdekjes.

Enrico Fermi u lind në Romë më 29 shtator 1901. Djali i një zyrtari hekurudhash që në moshë të re tregoi një talent të rrallë. Në moshën 21 vjeçare mbrojti doktoraturën në Fizikië në Universitetin e Pizës me një temë mbi rrezet X. Pastaj zgjeroi njohuritë e tij në Universitetin e Gotingenit, ku pati si profesor Max Born dhe në Leiden nën kujdesin e P.Ehrenfest.Punoi si profesor fizike në universitetet e Firences dhe Romës. Në vitin 1938, për t'i shpëtuar ndjekjes fashiste për shkak se gruaja e tij ishte me origjinë çifute, emigroi në Sh.B.A., ku në vitin 1944 pranoi shtetësinë amerikane. Një sëmundje e pashërueshme i mori jetën në momentet e tij më të mira. Gruaja e tij Laura, në 1954, botoi biografinë e tij, të titulluar "Atomet në familje".

Karta e identitetit të Fermit në Los Alamos
Çentrali elektrobërthamor "Enrico Fermi" në brigjet e lumit Po. Itali

Puna e tij e parë me rëndësi shkencore, që sot njihet me emrin statistika Fermi-Dirak, u realizua në vitin 1926-1927. Kjo teori përshkruan sjelljen statistike të një numri identik grimcash me të vetmin përjashtim se dy prej tyre nuk mund të kenë të njejtën gjendje kuantike, ose siç thuhet statistika e grimcave që i binden parimit të përjashtimit të Paulit. Për nder të Fermit këto grimca quhen Fermione dhe konsiderohen si një nga dy kategoritë elementare të lëndës (Kategoria tjetër paraqitet nga bozonet).Zbulimi i neutronit në 1932 nga Chadwik, si dhe i radioaktivitetit artificial i zbuluar nga bashkëshortët Curie në 1934, ngjallën interes tek 33 vjeçari Fermi. Ideja e parë të cilën e vuri në zbatim ishte e thjeshtë.Në vend të formimit të izotopeve të reja, që nuk gjendeshin në natyrë, nga bombardimi i elementëve me grimca alfa, të provohej formimi i tyre me anë të bombardimit me neutrone, pasi neutronet, për shkak të mungesës së ngarkesës depërtonin më lehtënë bërthamë. Fakti që depërtonin më lehtë në bërthamë kishte anën e mirë, por edhe atë të padëshiruar. Neutronet ishin shumë të shpejta dhe kalonin në bërthamë thuajse pa bashkëvepruar. Kjo ishte arsyeja që Fermi zbuloi parafinën si mjet për të ngadalësuar neutronet. Pas këtij zbulimi, ai mori 60 elementë të ndryshëm kimikë dhe i bombardoi me neutronet e ngadalësuara, rezultati : 40 izotope të reja dhe një fenomen i çuditshëm.Fenomeni i çuditshëm lidhej me uranin i cili pas bombardimit me neutrone paraqiste një situatë që Fermi nuk mund ta shpjegonte.

Reaktori bërthamor Fermi-Szilard

Në fund të vitit 1938, dy shkencëtarë gjermanë, Otto Hahn dhe Fritz Strassman, përsëritën eksperimentin e Fermit dhe zbuluan se pas bombardimit me neutrone të Uran-235 gjendeshin gjurmë Bariumi. Pas shumë e shumë matjesh të tjera laboratorike, rezultoi se prezenca e bariumit ishte e pamohueshme. Lise Mietner, ish-bashkëpunëtorja e Otto Hahn, në vitin 1938 braktisi Gjermaninë dhe shkoi në Suedi, si bashkëpunëtore e grupit shkencor të kërkimeve atomike në Stokholm. Bazuar në eksperimentet e bëra nga Otto Hahn ajo botoi një artikull ku për herë të parë përshkruej ndarja ose fizioni bërthamor.Sipas saj, pas bombardimit me neutrone, U-235, nuk jepte ndonjë izotop të ri dhe as element transuranik, por ndahej në dy elementë të tjerë, konkretisht, në Barium dhe Kripton duke lëshuar dy ose tre neutrone të rinj. Fermi, ose babai anonim i këtij zbulimi, u informua për këto rezultate pak kohë pas mbërritjes në Sh.B.A.. Pas letrës që Einstein, i dergoi presidentit Roosvelt ku i shpjegonte se ç'rrezik i kanosej botës nëse Hitleri do të kishte në dorë bombën bërthamore, filloi Projekti Manhattan, një projekt që kushtoi 2 miliard dollarë amerikanë, ku Fermit iu ngarkua të ndërtonte baterinë bërthamore ose siç thuhet ndryshe reaktorin bërthamor, që ishte pajisja që mbante nën kontroll një reaksion bërthamor zinxhir. Më 2 dhjetor 1942, Fermi demonstroi se bateria bërtahmore ishte arritur me sukses. Sapo Commpton u vu në dijeni të ketij lajmi sensacional, në një telefonatëtë bërë nga Universiteti i Harvard tha për Fermin:

Compton: Lundruesi italian sapo ka shkelur në Botën e Re.
Conant: Si u treguan vendasit ?
Compton: Shumë miqësorë.

Ky ishte hapi i parë që çoi në ndërtimin e bombës bërthamore pas tre vjetësh. Për këtë arsye ai njihets si stërgjyshi i bombës bërthamore. Pas lëshimit të bombës në vitin 1945 mbi Japoni, Fermi u bë profesor në Unversitetin e Chicagos dhe iu kundërvu përdorimit agresiv të bombës bërthamore.Ashtu si Oppenheimer kundërshtoi ndërtimin e bombës me hidrogjen.Ai mbrojti Oppenheimerin kur e akuzuan për mosbesnikëri ose si spiun i sovjetikëve. Megjithëse ndërtimi i reaktorit bërthamor ishte një vepër madhore Fermi u nderua vetë një herë me çmimin Nobel.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]