Jump to content

Universiteti i Letonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti i Letonisë
Latvijas Universitāte
Latin: Universitas Latviensis
MotojaScientiae et patriae (Për shkencë dhe atdhe)
LlojiPublik
Themelimi1919
RektoriMārcis Auziņš
Studentë19,095 (2011)
Undergraduates14,339 (2011)
Pasdiplomike4718 (2011)
853 (2011)
Address
Raiņa bulv. 19
, ,
AffiliationsCampus Europae, Utrecht Network, EUA
Faqja zyrtarewww.lu.lv

Universiteti i Letonisë (letonisht: Latvijas Universitāte) është universitet që ndodhet në Rigë, Letoni. I themeluar në vitin 1919, Universiteti i Letonisë është universiteti më i madh në shtetet baltike. Universiteti është renditur i 701-ti nga 750 universitetet botërore.[1]

Universiteti i Letonisë u emërua fillimisht "Shkolla e më e Lartë e Letonisë" e themeluar më 28 shtator 1919 në bazat e Politeknikut të Rigës (të themeluar më 1862). Rektori i parë i universitetit ishte kimisti Paul Walden. Në vitin 1923, shkolla pranoi emrin e tanishëm - Universiteti i Letonisë (Universitas Latviensis).

në periudhën në mes të viteve 1919 dhe 1940, Universiteti i Letonisë ishte një nga qendra më të mëdha të edukimit të lartë, shkencës dhe kulturës në Letoni. Ndërtesa e mëparshme e Politikenikut të Rigës në bulevardin Raina shërben si ndëtesa kryesore e universitetit sot.

Në vitet e paraluftës, ishte e mundur të fioje një edukim të lartë akademik jo vetëm në Universitetin e Letonisë por edhe në shkollën e muzikës dhe në akademinë e arteve. Me kalimin e kohës, vende të edukimit të lartë u bënë edhe Universiteti i Agrikulturës në Letoni, Akademia e Mjekësisë, Universiteti teknik i Rigës të ndarë nga Universiteti i Letonisë dhe u bënë qendra të mirënjohura edukimi dhe hulumtimi.

Me rifitimin e pavarësisë së Letonisë, Këshilli Suprem i Republikës së LEtonisë konfirmoi kushtetutën e Universiteti të Letonisë më 18 shtator 1991. Aty thuhet se Shkolla e Lartë është "një vend i themeluar për edukim akademik, shkencë dhe kulturë, i cili iu shërben nevojave të Letonisë dhe popullit".[2] Pranë kushtetutës, flamurit, hymnit, emblemës së universitetit, rektorit dhe veshjes zyrtare për rektorin, zëvendës-rektori dhe dekanët u rizgjodhën si atribute të Universitetit të Letonisë.

EuroFaculty, i krijuar nga Këshilli i Vendeve Baltike për të ndihmuar reformat e universitetit në Tratu, Rigë, dhe Vilnius, u organizua me zyrën e vet në Universitetin e Letonisë, në vitet 1993-2005. [3]

Universiteti i Letonisë ofron nivelin bachelor, master dhe dokoraturë të studimeve dhe në janar 2008 më shumë se 23,000 studentë, përfshirë studentët PhD dhe ata të shkëmbyer, u regjistruan në programe të ndryshme.[4] Pothuajse një e treta e tyre studiojnë në biznes dhe ekonomi.

Hyrja kryesore e bulevardit Rainis

Universiteti përbëhet nga 13 fakultete:

  1. Fakulteti i biologjisë
  2. Fakulteti i kimisë
  3. Fakulteti i fizikës dhe matematikës
  4. Fakulteti i ekonomisë dhe menagjmentit
  5. Fakulteti i edukimit, psikologjisë dhe arteve
  6. Fakulteti i gjeografisë dhe shkencave të tokës
  7. Fakulteti i historisë dhe filozofisë
  8. Fakulteti i drejtësisë
  9. Fakulteti i mjekësisë
  10. Fakulteti i humanitetit
  11. Fakulteti i shkencave shoqërore
  12. Fakulteti i teologjisë
  13. Fakulteti i kompjuterikës

Përveç këtyre, Universiteti i Letonisë ofron edhe librari, fakultete hulumtuese, qendra stuimore, gjuhë shkollore dhe një qendër për karrierë.[5]

Aktivietet amatoreske artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Kori i përzier "Juventus"
  2. Kori i meshkujve "Dziedonis"
  3. Kori i përzier "Dziesmuvara"
  4. Kori mashkullor i kryesisë
  5. Kori i femrave "Minjona"
  6. Kori i femrave "Latve"
  7. Kori i përzier "Aura"
  8. Kori i përzier"DeCoro"
  9. Kori i përzier i masterit "Jubilate"[6]
  1. Ansambli i muzikës antike "Canto"
  2. Ansambli i vokalit mashkullor "Dancis"[7]
  1. Orkestra Chamber e Universitetit të Letonisë[8]
  2. Ansambli i Erës së Universitetit të Letonisë[9]

Grupet e vallëzimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Ansambli i vallëzimi folkolorist "Dancis"
  2. Ansambli i vallëzimit "Dancītis"
  3. Grupi folkloristik i vallëzimit "Dandari"[10]

Teatri Studentor i Universitetit të Letonisë[11]

Folk decorative art studio "Vāpe"[12]

Profesorë dhe ligjërues të famshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ish-studentë të famshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ QS World University Rankings 2013
  2. ^ "LU.lv". Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2009. Marrë më 28 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kristensen, Gustav N. 2010. Born into a Dream. EuroFaculty and the Council of the Baltic Sea States. Berliner Wissentshafts-Verlag. ISBN 978-3-8305-1769-6.
  4. ^ "LU.lv". Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2009. Marrë më 28 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "LU.lv". Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2009. Marrë më 28 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/choirs/ Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
  7. ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/vocalensembles/ Arkivuar 2 shtator 2016 tek Wayback Machine
  8. ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/chamber/ Arkivuar 3 shtator 2016 tek Wayback Machine
  9. ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/ulwe/ Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
  10. ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/danceensembles/ Arkivuar 3 shtator 2016 tek Wayback Machine
  11. ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/theatre/ Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
  12. ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/vape/ Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]