Jump to content

Doktorati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Doktorët akademik të mbledhur përpara fillimit të promovimeve në Universitetin " Brigham Young (prill 2008).
Kopertina e një teze të doktoratuës e paraqitur nga Claude Bernard me qëllim të marrjes së titullit Doktor i Mjekësisë (1843).
Në vitin 1861, Yale University lëshoi gradën e parë Doktor i Filozofisë (Ph. D.) në Shtetet e Bashkuara.
Ceremonia mesjetare e dhënies së Complutense Doktoraturës.

Doktorata (nga latinishtja docere, "për të dhënë mësim") ose grada e doktorit (nga gjuha latine doctor, "mësues") ose diploma e doktoraturës (nga licentia docendi) është një gradë akademike e cila jepet nga universitetet, dhe e cila në shumicën e vendeve, është një gradë hulumtuese, kërkimore dhe shkencore përmes së cilës bartësi i saj kualifikohet për të mësimdhënie në nivelin universitar ose në një fushë specifike të profesionit. Ka një shumëllojshmëri të gradave të doktoraturës, por që më të zakonshmet janë grada Doktor i Filozofisë (PhD), e cila mund të lëshohet për dhe në shumë fusha të ndryshme, duke filluar nga shkencat humane e deri te disiplinat e ndryshme shkencore. Ka edhe disa lloje ose tipe të doktoraturave sidomos në SHBA, të tilla si Juris Doctor (JD), Doktor i Infermierisë Praktike (Doctor of Nursing Practice - DNP) dhe Doktor i Mjekësisë (Doctor of Medicine - MD), të cilat në përgjithësi konsiderohen botërisht si grada profesionale (professional degrees). Shumë universitete japin edhe çmimin Doktor Nderi (Doctor Honoris Causa) për individët të cilët konsiderohen të denjë për njohje speciale, ose për rastet e kontributeve shkencore dhe profesionale ose edhe për kontribute të tjera për universitetin, arsimin apo shoqërinë.[1]

Termi "doktor" rrjedh nga gjuha latine docere që do të thotë "mësimdhënie". Doktoratura (latinisht: doctum, "[ajo që është ] mësuar") u shfaq në Evropën mesjetare si një licencë për të ligjëruar gjuhën latine (licentia docendi) në një universitet.[2] Rrënjët e saj mund të vërehen qysh në kohën e kishave të hershme mesjetare, në të cilat termi "doktor" i referohej apostujve, etërve të kishës, dhe autoriteteve të tjera krishtere të cilët mësonin dhe interpretonin Biblën.[2]

Gradata universitare, duke përfshirë edhe doktoraturën, fillimisht ishin të kufizuara vetëm për burrat. Gruaja e parë të cilës do ti jepet grada e doktorit ishin Juliana Morell në vitin 1608 në Lyons,[3] pastaj edhe Elena Cornaro Piscopia në vitin 1678 në Universitetin e Padovës, Laura Bassi në vitin 1732 në Universitetin e Bolonjës, Dorothea Erxleben në vitin 1754 në Universitetin Halle si dhe Maria Isidra de Guzmán y de la Cerda në vitin 1785 në Universitetin Complutense, në Madrid.[4]

Llojet e doktoraturave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga mesjeta, numri dhe llojet e doktoraturave të cilat jepen nga universitetet në të gjithë botën, erdhi duke u zgjëruar. Praktika ndryshon nga një vend në një tjetër. Një doktoraturë zakonisht jep të drejtën e trajtimit dhe adresimit si "doktor", ndërkaq përdorimi i titullit ndryshon gjerësisht, në varësi të llojit dhe të profesionit. Llojet më të njohura të doktoraturave jan:

  1. Doktor Shkence
  2. Doktor i Shkencave si dhe
  3. Doktor i Filozofisë

Përveq kësaj ka edhe ndarje e klasifikime tjera të doktoraturave e ku ndër më të njohurat konsiderohen edhe këto lloje ose tipe:

  1. Doktoratura kërkimore
  2. Licentiati
  3. Doktoratura e lartë
  4. Grada e post-doktoraturës
  5. Doktoratura Profesionale
  6. Doktorata e Nderit
  1. ^ H. Koliqi: Historia e pedagogjisë botërore I, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997, fq. 130
  2. ^ a b Lexikon des Mittelalters, 1999 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Juliana Morell". 1913. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Universidad de Alcalá". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)