Jump to content

Elena Kornaro Piskopia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Helena ishte femra e parë ne botë që arriti të marë doktoraturë në filozofi.

Elena Lukrecia Kornaro Piskopia (latinisht: Helenae Lucretiae Corneliae Piscopiae; 5 qershor, 1646 – 26 korrik, 1684), ishte një filozofe venedikase e cila ishte njëra nga femrat e para në botë që u diplomuan në universitet[1] e ndërsa me 25 qershor, 1678 para profesorëve të filozofisë dhe logjikës, mjekësisë dhe teologjisë ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës duke u bërë femra e parë në botë që arriti të marë doktoraturëfilozofi.[2]

Elena konsiderohej një muzikante e shkëlqyer. Ajo arriti të përvetësojë pothuajse të gjithë dijen e kohës, si dhe instrumente muzikorë si harpikorda, klavikorda, harpa dhe violina. Aftësitë e saj i tregon edhe muzika që kopmozoi gjatë gjithë jetës.

Ishte anëtare e akademive të ndryshme dhe vlerësohej në gjithë Evropën për arritjet dhe virtytet e saj. Ajo u emërua profesoreshë matematike ne Universtitetin e Padovës në vitin 1678.[3] ku qëndroi deri në fund të jetës së saj së shkurtër.

Elena ndërroi jetë nga tuberkulozi në 26 korrik të vitit 1684 në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeç. Ajo prehet në kishën e Shën Lukës në Padova të Italisë.

Familja Kornaro (ose Korner , Corner) ishte nga të paktat familje fisnike italiane që arrinin të faktonin në pemën gjenealogjike rrënjë nga fisi romak Cornelia. Ky fis pati jetë aktive në Perandorinë romake duke i dhënë një të tretën e konsujve gjatë gjithë jetës së perandorisë. Gjithashtu ata u shquan për luftëtarë të zotë. Në antikitetin e vonë ata kanë lëvizur në Rimini e Venedikut, ku në vitin 982 bashkë me tre familje të tjera Venedikase themeluan Manastirin San Giorgio Maggiore.[4]

Nga familja e hershme Kornaro, në Mesjetë u dalluan katër familje që rridhnin prej saj:

  • Kornarët e Piskopisë, që u dallua nga feudi Episkop ne jug te Qipros. Feudi u dhurua nga mbreti Pjetri I i Qipros , për ndihmën që dha Federiko Kornaro në luftën kundër turqve.
  • Kornarët e San Polos (San Polo)
  • Kornarët e San Kasinit (San Cassian)
  • Kornarët e San Mauricit (San Maurizio)

Elena Kornaro Piskopia u lind në Palazzo Loredan, në Venedik, Republika e Venedikut me 5 qershor, 1646.

Elena ishte fëmija i pestë nga shtatë gjithësej i Xhovan Batista Kornaro (Giovan Battista Cornaro) dhe Zaneta Boni (Zanetta Boni). I ati, që i përkiste familjes fisnike venedikase Kornaro pati një lidhje të gjatë me Zanetën, një grua me origjinë fshatare, kohë gjatë të cilës u lindën te gjithë fëmijët. Çifti arriti të martohej vetëm në vitin 1654. Për shkak të origjinës së nënës se tyre, dy djemtë e rinj Françesko dhe Girolamo nuk mundën të bëhen pjesë në Librin e Artë të Fisnikërisë deri në vitin 1664, kur i ati i tyre pagoi një taksë prej 105,000 dukatë.

  1. ^ Paul F. Grendler (1988). John W. O'Malley (red.). Schools, Seminaries, and Catechetical Instruction, in Catholicism in Early Modern History 1500-1700: A Guide to Research. Center for Information Research. fq. 328. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Elena Lucrezia Cornaro Piscopia". Agnesscott.edu. Marrë më 5 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Alic, Margaret (1986). Hypatia's Heritage: A History of Women in Science from Antiquity through the Nineteenth Century. Boston: Beacon Press. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Tassini, Giuseppe (1863). Curiosità Veneziane (bot. Vol. 1). Filippi Editore. fq. 201. ISBN 978-88-6495-062-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)