Jump to content

Ura e Taliqit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 5 nëntor 2019 11:09 nga Liridon (diskuto | kontribute) (top: ref fix, zëvendësova: ref=mei-ks → ref=mei-ks |language=sq duke përdorur AWB)
Ura e Taliqit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaDoblibare, Gjakovë, Kosovë
NdërtuarShek. XIX -1816
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
PërcaktuarE.K. . 02 - 571/52
Nr. i referencës2892

Ura e Taliqit është një monument i trashëgimisë kulturore në Doblibare, Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër E.K. . 02 - 571/52.

Gjendet në kompleksin e Çarshisë së Madhe në pjesën jugore dhe është e ndërtuar mbi lumin Krena. Sipas mbishkrimit të gdhendur në mur ura daton nga viti 1816. Sipas burimeve të shkruara ura është ndërtuar në mëhallën e Tabakëve nga esnafi Tabak. Ura është ndërtuar nga guri i gdhendur, përbëhet nga qemeri i madh dhe dy qemerë më të vegjël në afërsi të brigjeve. Ndërmjet dy qemerëve është hapur një dritare ndihmëse. Kjo urë në origjinë paraqiste tipin e urës së gurit me kompozicion simetrik. Ura është në gjendje të mirë, sot shërben për kalimtarët këmbësorë. Gjatësia e urës është 26 metra, kurse gjerësia 4.05 metra.[2]

Referimet

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Ura e Taliqit (Gjakovë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 12 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)

Lidhje të jashtme