Jump to content

Ura e Terzive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ura e Terzive
LlojiArkitekturore
VendndodhjaBizhtazhin, Gjakovë, Kosovë
NdërtuarShek. XVIII
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
PërcaktuarE.K.02 - 570/62
Nr. i referencës863

Ura e Terzive është një monument i trashëgimisë kulturore i vendosur në afërsi të fshatit Bishtazhin afër GjakovësKosovë.[1] Ajo është një shembull shumë i rëndësishëm i ndërtimit të urave Osmane në Kosovë. Ajo është ndërtuar mbi lumin Erenik, ndoshta në fund të shekullit 15-të, dhe ishte ndryshuar në shekullin e 18-të. Riparime dhe rindërtime të mëdha të pamjes së saj origjinale u bën nga viti 1982 deri më 1984.

Ura gjendet në kilometrin e 7-të të rrugës Gjakovë-Prizren mbi lumin Erenik. Ura është ndërtuar në shek.XVIII nga Esnafi i Terzive në Gjakovë. Objekti përmban në veti elemente të një monumenti kulture me vlera historike, sociale, artistike, arkitektonike dhe kulturore. Ura ka pasur rëndësi të madhe ekonomike sepse ka bërë lidhjet tregtare në mes të vilajeteve brenda Perandorisë Osmane. Vlera arkitektonike e kësaj ure qendron në faktin se është ndërtuar nga gurët vendas dhe përbëhet nga 11 harqe të madhësive të ndryshme, gjysëm-rrethor dhe dhjetë dritareve shkarkuese (qemer) në mes tyre. Ura është e gjatë 192.8, gjerësia 5.0 dhe 5.1. Ura mund të quhet fenomen ndërtimi për kohën kur është ndërtuar për shkak të mundesive financiare dhe paisjeve të pakta teknologjike të kohës, të ndërtuar nga mjeshtër të zotë dhe me pervojë. Restaurimi i fundit i urës është bërë në vitin 1982 nga Enti Krahinor i Prishtinës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës. Gjendja e urës është e mirë, por mungon mirëmbajtja e përhershme.[2]

Nuk dihet saktësisht se kur ura është ndërtuar, por ajo mendohet të ketë qenë, në fund të shekullit të 15-të. Ky mendim është i bazuar në faktin se ura ishte ngritur në një rrugë mesjetare, e cila e lidh Gjakovën me Prizrenin, dhe fakti se ura më vonë u zgjerua, për shkak të ndryshimeve të rrjedhës së lumit Erenik. Në shekullin e 18 ura kishte ndryshime të mëdha, të cilat ia dhanë asaj pamjen aktuale. 

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Ura e Terziut (Gjakovë)". Databaza e Trashigimisë Kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2016. Marrë më 12 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]