Shko te përmbajtja

Ursula von der Leyen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
E Nderuara
Ursula von der Leyen
Von der Leyen në vitin 2024
Presidente e Komisionit Evropian
Titullar
Në detyrë
1 dhjetor 2019
Paraprirë ngaJean-Claude Juncker
Ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë
Në detyrë
17 dhjetor 2013  17 korrik 2019
KancelariAngela Merkel
Paraprirë ngaThomas de Maizière
Pasuar ngaAnnegret Kramp-Karrenbauer
Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale
Në detyrë
30 nëntor 2009  17 dhjetor 2013
KancelariAngela Merkel
Paraprirë ngaFranz Josef Jung
Pasuar ngaAndrea Nahles
Ministre e Çështjeve Familjare, të Moshuarve, Grave dhe Rinisë
Në detyrë
22 nëntor 2005  30 nëntor 2009
KancelariAngela Merkel
Paraprirë ngaRenate Schmidt
Pasuar ngaKristina Schröder
Të dhëna vetjake
U lind më
Ursula Gertrud Albrecht

8 tetor 1958 (67 vjeçe)
Ixelles, Belgjikë
KombësiaGjermane
Partia politikeUnioni Kristian Demokrat i Gjermanisë (që nga 1990)
Lidhjet e tjera
politike
Partia Popullore Evropiane
Bashkëshortja/et
Heiko von der Leyen
(m. 1986)
Fëmijët7
Prindër(it)
  • Ernst Albrecht (i ati)
Të afërmit
  • Hans-Holger Albrecht (vëlla)
  • Carl Albrecht
    (gjysh)
ShkollimiUniversiteti i Göttingen
London School of Economics
Shkolla Mjekësore e Hanoverit (MD, MPH)
Profesioni
  • Politikane
  • Mjeke
  • Kërkuese shkencore
Nënshkrimi
Faqja në rrjetec.europa.eu/president

Ursula Gertrud von der Leyen (lindur në 8 tetor 1958) është një politikane gjermane dhe Presidente e Komisionit Evropian. Ajo ka shërbyer në qeverinë federale të Gjermanisë nga viti 2005 deri në 2019, duke qenë pjesëtare me mandatin më afatgjatë në kabinetin e Angela Merkel. Ajo është pjesëtare e Partisë Demokristiane (CDU).

Jeta e hershme dhe edukimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur dhe rritur në Bruksel, i ati i saj ishte një prej nënpunësve të parë civil. Ajo u rrit në një familje ku mësoi që në vegjëli gjermanisht dhe frëngjisht, si dhe ka origjinë gjermane dhe anglo-amerikane. Ajo u shpërngul në Hanover në 1971, në kohën kur i ati i saj u angazhua politikisht si President i shtetit të Saksonisë së Ulët në 1976.

Pas diplomimit si mjeke në Universitetin Mjekësor të Hanoverit në 1987, ajo u specializua në shëndetin e grave. Në 1986 ajo u martua me kolegun e saj Heiko von der Leyen, i cili vinte prej një familje të pasur tregtarësh mëndafshi. Ajo ka shtatë fëmijë dhe në pjesën më të madhe të viteve 90’ ishte shtëpiake dhe jetoi për katër vite në Stanford, Kaliforni, teksa i shoqi i saj ishte në fakultetin e Universitetit të Stanford, duke u kthyer në Gjermani në 1996.

Karriera politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fund të viteve 1990 ajo u përfshi në politikë në nivel lokal në rajonin e Hanover, si dhe shërbeu si ministre e kabinetit në qeverinë e Saksonisë së Ulët prej vitit 2003 deri në 2005. Në 2005 ajo iu bashkua kabinetit federal, fillimisht si Ministre për çështjet e familjes dhe rinisë nga viti 2005 deri në 2009, e më vonë si Ministre e Punës dhe çështjeve sociale nga viti 2009 deri në 2013. Më pas u emërua Ministre e Mbrojtjes nga 2013 deri në 2019, gruaja e parë e emëruar në pozicionin e ministres së mbrojtjes.[1] Ajo ka qenë një nga kandidatet favorite për pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të NATO.

Në 2 korrik 2019 von der Leyen u propozua nga Këshilli Evropian si kandidate për zyrën e presidentes së Komisionit Evropian.[2][3] Ajo u emërua nga Parlamenti Evropian në 16 korrik me shumicën absolute të votave.[4] Ajo është gruaja e parë që emërohet Presidente e Komisionit Evropian.

  1. Arne Delfs (22 January 2014), "Merkel Succession Beckons After Von der Leyen’s Defence Posting", Businessweek.
  2. "First woman nominated to lead EU Commission" (në anglishte britanike). 2019-07-02. Marrë më 2019-07-02.
  3. "EU leaders pick Germany's von der Leyen to lead Commission". POLITICO (në anglisht). 2019-07-02. Marrë më 2019-07-02.
  4. "MEPs back von der Leyen as EU Commission head". BBC News (në anglisht). 16 korrik 2019 nëpërmjet www.bbc.com.