Shko te përmbajtja

Angela Merkel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Angela Merkel
Merkel në vitin 2023
Kancelare e Gjermanisë
Në detyrë
22 nëntor 2005  8 dhjetor 2021
Presidenti
Zëvendës Kancelar
Paraprirë ngaGerhard Schröder
Pasuar ngaOlaf Scholz
Kryetare e Unionit Demokristiane të Gjermanisë
Në detyrë
10 prill 2000  7 dhjetor 2018
Sekretar të Përgjithshëm
Zëvendës
Paraprirë ngaWolfgang Schäuble
Pasuar ngaAnnegret Kramp-Karrenbauer
Të dhëna personale
LindiAngela Dorothea Kasner
17 korrik 1954 (67 vjet)
PartyDA (1989–1990)
CDUD (1990)
CDU (1990–prezent)
Bashkëshorti/jas
Alma mater
Nënshkrimi

Angela Dorothea Merkel (mbiemri i vajzërisë: Kasner; shqiptimi: Angela Dorotea Merkë; lindi më 17 korrik 1954) është politikane gjermane e cila shërbeu si Kancelare e Gjermanisë që nga 22 nëntori 2005 deri më 8 dhjetor 2021. Që nga 10 prilli 2000 deri më 7 dhjetor 2018, ajo ishte kryetarja e Unionit Demokristiane të Gjermanisë (CDU). Anëtare e Unionit Demokristian, Merkel është kancelarja e parë femër e Gjermanisë. Merkel është përshkruar në mënyra të ndryshme si udhëheqësja de facto e Bashkimit Evropian dhe gruaja më e fuqishme në botë.[2][3][4]

Merkel u lind Angela Dorothea Kasner në vitin 1954 në Hamburg të Gjermanisë Perëndimore, e bija e Horst Kasner (1926-2011),[5][6] një vendas i Berlinit, dhe gruaja e tij Herlind, e lindur në vitin 1928 në Danzig (tani Gdańsk, Poloni) si Herlind Jentzsch, një mësuese e gjuhës angleze dhe latine.

Merkel është me prejardhje gjermane dhe polake. Gjyshi i saj nga babai, Ludwik Kasner, ishte një polic gjerman me etni polake, i cili kishte marrë pjesë në luftën e Polonisë për pavarësi në fillim të shekullit të 20-të. Ai u martua me gjyshen e Merkel Margarethe, një gjermane nga Berlini dhe u zhvendos në qytetin e saj të lindjes, ku punoi në polici. Në vitin 1930, ata gjermanizuan emrin polak Kaźmierczak në Kasner. Gjyshërit nga nëna e Merkelit ishin politikani i Danzigut Willi Jentzsch dhe Gertrud Alma née Drange, një bijë e klerikut të qytetit të Elbing (tani Elbląg, Poloni) Emil Drange.

Feja ka luajtur një rol kyç në migrim e Angela Merkel në Gjermaninë Lindore. Babai i saj ka lindur një katolik, por familja Kasner u konvertua përfundimisht në Lutheranism,[7] ai ka studiuar teologjinë Luterane në Hajdelberg dhe më pas në Hamburg. Në vitin 1954, babai i Angelas mori detyrën e pastoratit në kishën në Quitzow (afër Perleberg në Brandenburg), e cila atëherë ishte në Gjermaninë Lindore dhe familja si rrjedhim u zhvendos në Templin. Kështu Merkel u rrit në fshat 80 km (50 mi) në veri të Berlinit Lindor.

Kancelarja e Gjermanisë (2005-2021)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Merkel me Presidentin e SHBA-së George W. Bush, 2007

Më 22 nëntor 2005, Merkel mori detyrën e kancelares së Gjermanisë pas bllokimit të zgjedhjeve që rezultoi në një koalicion të madh me SPD.Partia e saj u rizgjodh në vitin 2009 për shkak të rritjes së numrit të vendeve dhe mund të formonin një koalicion qeverisës me FDP. Në zgjedhjet e shtatorit 2013 partitë CDU / CSU doli si fituese, por formoi një koalicion të madh me SPD për shkak të dështimit të FDP-së për të marrë minimumin e 5% të votave të nevojshme për të hyrë në parlament.

Angela Merkel, përveçse ishte kancelare e Gjermanisë, luajti rol të rëndësishëm në politikën europiane, prandaj më 31 dhjetor 2014 u zgjodh personi i vitit nga revista prestigjioze The New York Times. Angela Merkel mban lidhje të forta me shtetet fqinje por edhe me gjer. Ajo bën pjesë në grupin e liderve më me ndikim në botë. Gjatë udhëqjes së saj shumë gjëra ndryshuan në favor të shtetit gjerman si rritja e ekonomisë, hapja e shumë vendeve të punës, përparim në reformat shëndetësore.

  1. "Angela Merkel: Her bio in brief". The Christian Science Monitor (në anglisht). 20 shtator 2013.
  2. Vick, Karl (2015). "Time Person of the Year 2015: Angela Merkel". Time (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2019. Marrë më 30 prill 2017.
  3. AFP. "Merkel: From austerity queen to 'leader of free world'". www.timesofisrael.com (në anglishte amerikane). Marrë më 30 dhjetor 2018.
  4. "The World's Most Powerful Women 2018". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2019. Marrë më 30 dhjetor 2018.
  5. Langguth, Gerd (gusht 2005). Angela Merkel (në anglisht). fq. 10. ISBN 3-423-24485-2. {{cite book}}: Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  6. "Merkels Vater gestorben – Termine abgesagt" (në gjermanisht). newsecho. 3 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2011. Marrë më 8 shtator 2011.
  7. "Was an Angela Merkels Mutter vorbildlich ist". Welt Online (në gjermanisht). 26 shtator 2008. Marrë më 31 korrik 2010. 'Nein, in der SPD bin ich nicht mehr.'